Data e sotme
November 24, 2017

Kundër korrupsionit nëpërmjet gazetarisë hulumtuese

Qendra për gazetari hulumtuese SCOOP-Maqedoni të hënën do të promovojë projektin “Ngritja e vetëdijes publike për korrupsionin nëpërmjet raportimit hulumtues”. Në kuadër të projektit do të mbështeten së paku 16 storje hulumtuese, me fokus krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha sferat e shoqërisë.

Ky është viti i dytë i implementimit të projektit dhe i njëjti është i mbështetur nga fondacioni amerikan National Endowment for Democracy (NED), me seli ne Uashington.

SCOOP-Maqedoni i inkurrajon të gjithë gazetarët, pa marrë parasysh angazhimin e tyre profesional, të aplikojnë në konkursin që do të publikohet në ditët në vijim në ueb-faqen e SCOOP www.scoop.mk.

Shkruaj një koment

Koment(e)