Data e sotme
November 19, 2019

Drama në Ukrainë përshpejton zgjidhjen e emrit

Anëtarësimi në NATO i vendeve të Ballkanit pritet të jetë pika prioritare e agjendës ndërkombëtare për shkak të situatës gjithnjë e më dramatike në Ukrainë dhe mundësia e bartjes në vendet e rajonit. Kjo mundtë jetë një shtytje shtesë për arritjen e kompromisit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë

Latest posts by Фросина Димеска (see all)

Përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë për tejkalimin e çështjes së emrit, Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis, brenda një periudhe gjashtëjavore dy herë u takuan me ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimic. Këtë pasdite në New York përfundoi takimi i dytë, i cili ashtu si i pari,  ndodhi në vrullin e një procesin zgjedhor, nëpër të cilin tani kalon Greqia. Në fqiun jugor këtë muaj do të mbahen zgjedhjet lokale dhe evropiane.

Në takim te Nimici, përfaqësuesit e dy vendeve diskutuan procesin e zgjedhjeve në dy vendet dhe sa atomund të ndikojnë në procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjessë vjetër dydekadëshe midis të dy vendeve. Nimic njoftoi se do të vizitojë rajonin këtë verë.

Unë mendoj se pas zgjedhjeve të dy qeveritë duhet t’i kushtojnë vëmendje më të madhe kësaj çështjejeka mbetur e pazgjidhur një kohë të gjatë. Ka arsye të forta për të shpresuar për një përparim dhe për këtë do të punojmë këtë verë, tha Nimic.

Ai theksoi se duke pasur parasysh situatën në botë dhe interesi në rritje përsigurinë globale, të dy qeveritë duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje zgjidhjessë çështjes, të ofrojnë mendime të reja, qasjetë re në problemin që do të kishte çuar drejt një kompromisi.

 

Pas zgjedhjeve, situatë e pastër

 

Janë pikërisht këto dy gjëra që ka përmendur Nimic, pra zgjedhjet në Greqi dhe Maqedoni si dhe situata në botë, me theks të veçantë në Ukrainë, mund të ndikojnë që të tejkalohen dallimet për emrin dhe procesi i i zgjidhjes së kësaj çështjeje të shpejtohet, vlerësojnë analistë nga Maqedonia. Sipas tyre, zhvillimet çojnë në përshpejtimin e bisedimeve për emrin me qëllim që vendi të bëhet pjesë e NATO-s.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në dy vendet, pritet që kryeministrat  Nikolla Gruevski dhe Antonis Samaras, të pangarkuar nga nevoja për të fituar sa më shumë vota, të hapërojnë drej arritjes së një kompromisi të nevojshëm. Zgjidhja e çështjes së emrit, megjithatë, është konsideruar çështje shumë e papëlqyeshme në Maqedoni dhe Greqi. Qytetarët e konsiderojnë këtë si çështje patriotike andajkompromisi i mundshëm ka mundësinëtë zvogëlojë seriozisht popullaritetin e qeverisë së VMRO -DPMNE-së në Shkup dhe Demokracisë së Re në Athinë.

VIDEO Deklarata e analistit, Sasho Klekovski

Rritetinteresi për zgjerimin e NATO-s

 

Ish-ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, shprehet skeptik se Gruevski dhe Samaras, eshe pse të çliruar nga presioni për të kaluar zgjedhjet, do të kenë guxim të zgjidhin mosmarrëveshjen. Ai thotë se dy kryeministrat  kanë kapacitet për këtë, por janë të vetëdijshëm se kjo çështje mund tu kushtojë shtrenjtë në karrierën e tyre politike.

Ruzhin shpreson se progresi në drejtim të zgjidhjes për emrin edhe integrimi në NATO do të përshpejtohet nga gjendja dramatike në Ukrainë. Në fakt, ai beson se kriza ka alarmuar qendrat ndërkombëtare të vendosjes të kthejnë vëemndjen kah anëtarësimi i vendeve të BallkanitNATO.

VIDEO Deklarata e ish-ambasadorit, Nano Ruzhin

Ehe Klekovski pajtohet se kriza në Ukrainë ka një ndikim në politikën e rajonit të Ballkanit. Ai tha se kjo ka bërë që interesi i qendrave vendimmarrëse është kthyer në rajon dhe kjo mund të jetë një shtytje për të arritur një zgjidhje për mosmarrëveshjen.

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në shtator në Britani të Madhe. Zëvendës-sekretariipërgjithshëm i NATO-s, Aleksandër Vershbou,njoftoi se do të duhet të dërgohet një mesazh i fortë për zgjerimin e Aleancës, edhe në qoftë se asnjë vend nukmerr ftesën për anëtarësim.

dimeska@inbox7.mk