Data e sotme
December 9, 2019

Bursa zgjedhore (5): PROKURORI – “BUDALLAI I FUNDIT…”

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Prokurori shtetëror, para pashkëve me siguri ka ngjyrosur vezë. Është fat që pas zgjedhjeve Zvrlevski nuk e festoi fitoren e VMRO-DPMNE-së në shoqëri të Amdi Bajramit, si në festën e njohur të kiçit dhe tavolinës gastronomiko-policore, njëri nga pëlqimet më të shikuara në internet. Ndihmësi i tij komunal për 1 Maj ndoshta ka qenë në vikend, sepse në shtet nuk ndodh asgjë e rëndësishme, përveç zgjedhjeve dhe disa kapriçove partiake të LSDM-së?

As zëri i arritur dhe as dokumentet e dorëzuara, aferat me faturat dhe ,, Makedonska banka,, nuk e çrregulluan sistemin imunologjik të Prokurorisë. Në vend të luftës kundër kriminalitetit, në hetimet për zbardhen e së vërtetës për (mos) kryerje të veprimit kundërligjor, me procedura të qarta penale dhe aktgjykimit “Në emër të popullit” Zvrlevski, më në fund u paraqit. Pas zgjedhjeve. Gjatë kampanjës heshti. U bë kategorik pasiqë deri te ai erdhi ehoja nga bërtitja e ministres jankulovska.Ajo nuk e priti as pyetjen për akuzat se është aktor në marrjen e parave kesh nga bashkëpartiaku Tumbovski, kur, e shqetësuar dhe pabesueshëm tha dy  „JO, JO!“ Këlthitja e këtillë e ministres arriti deri te prokurori shtetëror i cili konkludoi se afera me donacionet për VMRO-DPMNE-në nuk shqyrtohet sepse janë me „shkallë të ulët të dyshimit me bazë“. Mega skandalet, përfshirë edhe rastin Makedonska banka që e publikoi LSDM, më në fund paskan ardhë në rradhë në Prokurori, por me vlerësime të përshtatura dhe pa përpunim elementar të indikacioneve. Paraprakisht të destinuara për asgjësim.

Lufta kundër kriminalitetit të organizuar po bëhet triviale. Në vend që hetimin ta drejtojë Prokuroria, dëshmitë kërkohen nga dorëzuesit e ankesës ndihmëse. Sugjerimi i tillë arriti nga ministresha, e cila në emër të paditësit privat – Kryeministrit, tha se Zaevi do të duhet ta dëshmojë vërtetësinë e bisedës së inçizuar telefonike në procedurë private për shpifje të inicuar nga Gruevski kundër opozitarit të parë.

Ka një sërë dilemash dhe pyetjesh. Vallë Prokuroia është e përgatitur që, në vedn dhe jashtë vendit, të bëjë ekspertizë grafologjike dhe të zëritpër vërtetësinë e nënshkrimit dhe të zërave në të dy aferat?  Ku janë dhe kush i ka raportet për gjërat e marra nga shtëpia e Tumbovskit dhe vallë, siç vetë deklaron, është zhdukur vërtetimi për faturën, vallë ata shkrime kanë qenë pjesë përbërëse e procedurës kundër tij? Kur është lëshuar fletarrest i brendshëm ose ndërkombëtar për këtë të dënuar, anëtar i kryesisë më të ngushtë të VMRO-DPMNE-së që nga faza më e herët partiake? A mund dikush të garantojë se dëshmitari i tij, të cilin e paralajmëron, do të ishte i mbrojtir, si në disa rastet e deritanishme kur një status të tillë kishin edhe persona me të kaluar të dyshimtë kriminale, në çka u mbështet aktpadia kriminale dhe në bazë të deklaratës së kujt janë shqiptuar dënimet e gjata me burg? Ku është tash demanti nga njëri nga drejtorët e telekomit, Den Donçev, përgjegjës për shitjen e tij. Pas atij transaksioni të dekadës, aguan titujt për zhdukjen e dyshimtë të 20 milionë dollarëve(euro) gjatë transferit të parave? Ai kuadër për të gjitha partitë vmro-iste, zërin e të cilit mund ta njihni edhe nëse jeni gjysmë i shurdhër, shkruante kolumna dhe ankohej për demagogjinë sociale dhe apashllëkun e bashkëmendimtarëve të tij partiakë të deridjeshëm. Cila është lidhja e Smilenskit me këto afera, i cili ashtu rrufeshëm dhe në fshehtësi shkoi drejtpërdrejtë nga burgjet maqedonase në Vjenë?  A mund të kërkojë Prokurori informatë nga shërbimet sekrete maqedonase (DSK, AZ, PF) për atë nëse aktorët në këto afera parazgjedhore janë instrumentalizuar ose janë pjesë e agjencive të huaja të zbulimit që ndikojnë në destabilizimin e (pa)kontrolluar të Maqedonisë? A pasqyrohet modeli slloveno-kroat i diskualifikimeve të ish-kryeministrave Jansha dhe Sanader vetëm si komplot i krizës politikë në Maqedoni?

Edhe rasti „Аktor“, i ndërlidhur me ndërtimin e autostradës Smokvicë- Demir Kapi është në procedurë parahetimore. Dyshimet e opozitës, e cila e ngriti aferën, janë se në këtë mënyrë janë derdhur 3 milionë euro pjesë nga kredia e bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillim.

Kompetencat më të reja ligjore i mundësojnë Prokurorit diapazon të gjërë të veprimeve dhe procedurave të profilizuara individualisht. Në nenet 21 dhe 22 është përcaktuar se „ Prokurori publik e drejton punën e personave të autorizuar të MBP dhe institucioneve tjera shtetërore në gjetjen e shkelësit….., ndërsa në ndjekje të kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, Prokurori ka të drejtë të kërkojë që ti veëhen në dispozicion persona të autorizuar (një ose më tepër) derisa vijon procedura penale….“ A ka iniciativë të tillë nga prokurori Zvrlevski për veprat e dorëzuara ose të sinjalizuara? Mendoj se e kap letargjia nga paraardhësit e tij.

 

Në Dhomën, tek mafia siciliane, „Ndërmarrjet që i kanë mbajtur klanet janë përzier në planet urbanistike, janë infiltruar në administratën lokale shëndetësore, kanë blerë terrene ku janë ndërtuar qendra tregtare. Ata i kanë përcaktuar festat e qytetit, kanë pasur firma për mirëmbajtjen e higjienës në institucionet publike, kanë siguruar shërbime të transportit….Klaneve të dhomës nuk u nevojiten politikanët….“ Për mafian është me rëndësi  strukturat më të rëndësishem dhe më të eksponuara në media të kenë imunitet formal për bashkëveprim dhe lidhje me kriminalitetin “.

Ky është përshkrimi i fushëveprimit të Koza Nostras në romanin e përkryer GOMORA (fq. 67) nga shkrimtari i ri italian Roberto Saviani. Atij tashmë nuk i dihet vendi i jetesës.

 

 

„Besoj se unë isha budallai i fundit i cili erdhi në atë funksion, më falni për shprehjen. Nuk do ketë një tjetër “, tha prokurori Aleksadar Përçevski. Në pranimin e tij testamental, në fund të mandatit të tij të parakohshëm, ai pranoi se është i varur nga pushteti.Si gjykatës kishte kontrollin mbi aferën më të madhe me kursimet piramidale në TAT, pas së cilës nga Cërvenkovski fitoi pozitë në Shkup. Përçevski nuk e pranoi dokumentacionin nga politikani i përkohshëm Hari Kostov, e fituar me ndjekjen e rrjedhës së parave dhe aktorëve për shithen me çmim shumë të ulët të parcelës ndërtimore në qendër të Shkupit. As integristi dhe ministër i atëhershëm Agron Buxhaku shkoi para gjykatës, dhe as biznes-partneri i tij nuk i qëndroi besnik premtimeve se do të bashkëpunojë me MPB për zbulimin e mafies së re urbane të BDI-së. Cërvenkovskit i duheshin votat zgjedhore të kontrolluara nga Ahmeti. Në fund, Kostovi nga „Ilindenska“ u kthye në Bankën Komerciale, dhe prokuro mbeti е „budallai i fundit“ që pohonte se nuk ka vepër.

Me siguri pak njerëz e dijnë se njëri nga gjashtë prokurorët e deritashëm shtetërorë ka shkruar dhjetëra libra:për golgotën e Egjeut, për atentatin mbi Gligorovin…aq autorësi Stavre Xhikovi nuk ka mbi lëndët e mëdha penale të përfunduara edhepse hapi akuzë kundër krimeve të luftës nga UÇK-ja. Por ai e përpiloi listën e njohur të „Shindlerit“për 430 privatizime të dyshimta dhe aktorëve të tyre. Dosjet e tyre nuk hynë në procedurën gjygjësore, por qeveritë vmro-iste vazhdimisht i parapëlejnë këto para reketimit të oligarkisë së biznesit, ç`vlerësimit të pronës ose blerjes së firmave të falimentuara me dyshim. Dhe kaq për betejën me korrupsionin dhe kriminalitetin post-tranzicional.

Prokurorët mbetën lavjerrës në shpërndarjen e pasurisë kombëtare, përmes mosveprimit ose si inkurajues së kriminalitetit dhe korrupsionit. Ka aq shumë procese të dyshimta dhe të dënuar që janë në barrë të prokurorëve të cilët autoritetin nuk e nxjerrin nga ligji dhe funksioni, por nga fuqia e elitave politike. Gjygjet e instancës së dytë kthyen një sërë rastesh të lëndëve të procesuara me dyshim.

„Gjykatat e apelit nuk i rrënojnë akuzat, por aktgjykimet “. Këtë e thoshte Ljupço Shvërgovski, i cili ka mbushutr më tepër tikete nëpër bastore se sa dëshmi të shkruara dhe të sistematizuara në paraqitjet prokurorike. Çfarë alibi i turpshëm për jurisprudencën maqedonase?!Me siguri do ta mësojnë në Akaeminë për prokurorë dhe gjykatës, por Marko Zvrlevski nuk duhet të jetë ligjërues. I mungon edhe oratoria, që është virtyt i çdo mbrojtësit të ligjit, dhe jo avokatit të partive politike.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

Nga maqedonishtja: Armend Nuhiu

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)