Data e sotme
September 27, 2020

Kush do t'i prijë "valles" në PDSH?

Është e ‘paqartë’ se pse u përplasën Sela dhe Thaçi. Karizma, interesat grupore apo fuqia për të dominuar politikën opozitare

Ziadin Sela, politikani nga Struga dhe ish -bashkëpuntori i ngushtë i Menduh Thaçit, ka kërkuar largimin e tij nga posti i kryetarit të partisë.

Sipas Selës, dorëheqja duhet të bëhet për shkak të rezultateve të dobëta që kjo parti arriti në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale.

Ai ka theksuar se ka shumë zëra pakënaqësie brenda PDSH-së, por të njëjtit nuk artikulohen publikisht. “Kam kërkuar që të thirret kongresi pas humbjes së thellë.Thaçi refuzon ta thërrasë kongresin.Çmimi i humbjes së zgjedhjeve për Thaçin ndoshta nuk është i madh, por për shqiptarët dhe votuesit e PDSH-së është shumë i madh”, ka thënë  Sela.

Ndërkohë Thaçi deklaroi se në Kongres do të diskutohet rreth zhvillimeve partiake dhe përgjegjësisë si tij si lider.Komentatorët e shtypit kanë vlerësuar se ka filluar një debat publikpër reformimin e brendshëm partiak të PDSH-së.

 

Efekti i akuzave personale

 

Për më shumë, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka vazhduar të flasë për pjesëmarrjen në qeveri të partisë që ai drejton, se sa për akuzat lokale.

Nuk jap dorëheqje, nëse këtë e kërkojnë tradhtarët e PDSH-së dhe armiqtë e PDSH-së”, është përgjigjur Thaçi pas takimit me ambasadorin amerikan në  Maqedoni, Paul Volhers.

Si variant kompromisi Sela ka propozuar që Thaçi të shpallet kryetar nderi i PDSH-së, funksion të cilin e mbante dikur Arbën Xhaferi.

Është koha që ai të largohet me nder.Më vjen keq ta them por të etiketosh tjetrin si tradhtar, është premisë diktatoriale”, është  kundërpërgjigjur Sela.

Pas deklaratave të Selës, zyrtarë  të lartë të PDSH-së kanë reaguar kundërtijnë rrjetet sociale.

Deputeti Orhan Ibrahimi ka shkruar në Facebook se “Selën e menduam alltan, e na doli teneqe”.Tensionet në degën e Strugës ndikuan që PDSH-ja të mos marrë asnjë deputet në njësinë zgjedhore numër 5, ku garonte Zija Jonuzi, kandidat që kundërshtohej nga Sela dhe dega partiake.

Përkundër zënkave ndërpartiake, PDSH është duke zhvilluar negociata paralele me VMRO-DPMNE-në e Gruevskit.

 

Përpjekje për debat dhe reformim të brendshëm 

 

afrim

Afrim Gashi: Nëse reformohen me kuadro të reja dhe profesionale e me kryesi dhe me vizion të ri, ata mund t’i ndihmojnë shumë subjektit të vet, por edhe gjithë shqiptarëve

Afrim Gashi, kryeredaktor  i revistës ‘Shenja” thotë për INBOX7 se era e reformave në PDSH nuk kundërmohet. ”Nuk mund të flasim për asnjë lloj të demokracisë së brendshme kur anatemohen të tjerët si tradhtarë që e përçanë partinë, dhe duke hedhur kështu fajin te po ata “tradhtarë” e jo brenda subjektit”.

Megjithë pesimizmin e Gashit, gazetari Faton Arifi i cili nga afër ka ndjekur zhvillimet në degën e PDSH-sëStrugë,vlerësoi për INBOX7 se Sela do të vazhdojë me betejën e tij politike brenda PDSH-së, pasi nuk beson që ai të bëhet Imer Selmani i dytë.

Siç duket, Sela nuk ka në plan të krijojë parti të re politike, sepse në një rast të tillë kundërshtarët do ta krahasonin me Imer Selmanin dhe të tjerët që janë larguar nga PDSH-ja”, tha Arifi. Sela do të luftojë deri në fund për të ndryshuar udhëheqjen e PDSH-së dhe nuk mund të pritet që Sela të kalojë në ndonjë parti tjetër politike, sqaroi Faton Arifi.

Gashi në  këtë  kontekst mendon se PDSH-ja do t’i ndihmonte shumë shoqërisë shqiptare në Maqedoni në rast se do të reformohej, edhe pse, sipas tij, aktualisht brenda PDSH-së nuk zhvillohet proces i tillë. “Nëse reformohen me kuadro të reja dhe profesionale e me kryesi dhe me vizion të ri, ata mund t’i ndihmojnë shumë subjektit të vet, por edhe gjithë shqiptarëve.Ndërsa nëse vendosin të vazhdojnë me avazin e vjetër do të kenë rezultate të njëjta”, konstatoi Gashi.

 

Kongresi në 2015

 

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi ka lënë të hapur mundësinë që të debatohet edhe për përgjegjësinë e kryesisë qendrore nga organet partiake, por më shumë beson se vendimet rreth funksionimit të partisë do t’i miratojë Kongresi.

PDSH-ja do të mbajë kongresin e saj të rregullt në mars të vitit 2015.Zakonisht kongreset partiake në Maqedoni dhe në bllokun politik shqiptar, i mbështesin po të njëjtët liderë.

Në PDSH, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2002, kjo parti morri vetëm 7 deputetë, ndërsa në krye të partisë vazhdonte të qëndrojë i ndjeri Arbër Xhaferi, dhe Thaçi si zëvendëskryetar.

Pas zgjedhjeve vendore dhe parlamentare në vitet respektive 2004 dhe 2006, dyshit Xhaferi-Thaçi iu dha besimi për të vazhduar me qeverisjen partiake. Ndërsa pas dorëheqjes së Xhaferit, Thaçi rishtas morri votëbesimin e anëtarëve të organeve partiake.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare PDSH fitoi 66.393 vota ose 5.92 për qind  të votave të trupit të përgjithshëm.

Kjo shifër është e njëjtë me atë të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011, kur PDSH-ja fitoi 66.139 vota.Por krahasuar me zgjedhjet vendore të vitit 2013, PDSH-ja ka shënuar ulje për 19.420 vota, pasi në zgjedhjet për krerët komunalë kjo parti fitoi 85.771 vota.

‘Zbritja’ e Selës nga debati publik partiak në terrenin e politikës ditore me një agjendë të definuar qartë, do ta zbërthejë më mirë kundërshtimin e tij ndaj liderit të PDSH-së Menduh Thaçi.

Formimi i Qeverisë së re është parë si mundësi për manovrime edhe në skenën politike shqiptare.Është e ‘paqartë’ se pse u përplasën këta dy politikanë. Karizma, interesat grupore apo fuqia për të dominuar politikën opozitare.

 

 

Redaktor: Selim Ibrahimi

tahiri@inbox7.mk