Data e sotme
May 23, 2019

Dilemat e kongresit të LSDM-së

Periudha e vrullshme brendapartiake në partinë më të madhe opozitare e cila doli në pah pas deklaratës së Cërvenskovskit, analitikët presin që të qetësohet pas kongresit të së dielës. Pas kësaj, thuan ata, të gjitha opsionet janë të hapura

Latest posts by Фросина Димеска (see all)

E vetmja gjë e sigurtë mu para kongresit  të LSDM-së që do të mbahet të dielën është ajo se ai nuk do të jetë i qetë dhe i bezdisshëm. Kryetari shumëvjeçar i partisë Branko Cërvenkovski e stimuloi shfaqjen e kundërshtimeve në opinion. Pasi që deklaroi se as Zaevi dhe as ai nuk janë zgjidhje për LSDM-në duke e theksuar rezultatin zgjedhor të Stevo Pendarovskit,  si duket reaksionet nuk kanë të ndalur. Por pas së dielës analitikët parashikojnë periudhë të pasigurtë, në të cilin pasionet dalëngadalë do të duhej të qetësohen.

Ndërkohë reaguan shumica e palëve të kundërshtuara në partinë më të madhe opozitare.

Nuk pajtohen për shumë çështje, por identikisht, në paraqitjet e të gjithëve janë fjalët ndarje dhe krizë. Nënkryetari shumëvjeçar i partisë Jani Makraduli vlerësoi se “LSDM po përballet me ndarje dhe krizë deri tash të paparë” , Zaevi, nga ana tjetërtha se “LSDM-së në këtë moment nuk i nevojiten ndarje plotësuese ”ndërsa Cërvenkovskitha se ”gjenerimi i ndarjeve të brendshme në parti, për fat të keq, nuk garanton udhëheqësi të mirë”.

 

Pajtim pas kongresit

 

Jove Kekenovski: Pas ndryshimeve kadrovike që i bëri në parti,  mendoj se Zoran Zaev e kontrollon partinë dhe se do të fitojë në kongres

Jove Kekenovski: Pas ndryshimeve kadrovike që i bëri në parti, mendoj se Zoran Zaev e kontrollon partinë dhe se do të fitojë në kongres

Profesorin Jove Kekenovski të gjitha këta ndodhi rreth LSDM-së ia përkujtojnë mospajtimet në VMRO-DPMNE më 2004. Dallimi sipas tij është në atë që Gruevski ka qenë më energjik dhe pas ndodhive të njohura në hotelin e Shkupit Panorama i ka zgjidhur situatat më shpejt se sa Zaevi tani. Kekenovski është i bindur se lideri aktual i partisë do ta marrë mbështejtjen nga delegatët dhe do të mbetet në krye të saj.

Zaevi pas ndryshimeve kadrovike që i bëri në parti gjedhjes së tij mendoj se e kontrollon partinë dhe se do të fitojë në kongres. Pas së dielës, pakënaqësitë do të qetësohen dhe ai do ta udhëheqë partinë, por shtrohet pyetja me sa sukses“, vlerëson Kekenovski.

Edhe analitiku Petar Arsovski pajtohet se gjendja është e ngjashme si në VMRO-DPMNE pas ardhjes së Gruevskit, por për dallim nga Kekenovski ai nuk dëshiron të prejudikojë se çka do të ndodhë të dielën.

Polemika e tashme mes anëtarëve të partisë është e pakëndshme, por mendoj se ajo nuk do të shkaktojë dëm të përjetshëm për partinë nëse pas kongresit partia del unike –thotë Arsovski

 

Parti e re e mundshme?

 

Pas kongresit janë të mundshme të gjitha variantet, vlerësojnë bashkëbiseduesit.

Мendoj se Cërvenkovski duhet të tërhiqet nga ky qëndrim pasiqë Zaevi të dielën përsëri do ta fitojë mbështetjen në kongres dhe me këtë definitivisht do të përfundojë karriera e shefit shumëvejçar të partisë. Ka mundësi që Cërvenkovski të përpiqet të formojë parti tjetër e cila mendoj se do të kalojë keq, ngjashëm si partia që e formoi Ljubço Georgievski kur u largua nga VMRO-DPMNE-ja”, thotë Kekenovski.

Nga ana tjetër, sipas Arsovskit, çdo gjë varet nga kongresi dhe nëse ai do të kalojë në atmosferë miqësore.

Petar Arsovski pajtohet se gjendja është e ngjashme si në VMRO-DPMNE pas ardhjes së Gruevskit

Petar Arsovski pajtohet se gjendja është e ngjashme si në VMRO-DPMNE pas ardhjes së Gruevskit

Të gjitha opsionet janë të mundshme. Zgjedhjet treguan se partitë më të vogla kalojnë keq dhe se megjithatë nevojitet parti e madhe opozitare. Për atë mendoj se është mirë që të bashkohen dhe të qëndrojnë pas atyre që do të marrin mbështetje të dielën sepse shteti pa opozitë të fortë nuk është demokraci”, thotë Arsovski.

Në fillim të vitit procesi i ndarjes së opozitës ndodhi edhe në Serbi.

Ish presidenti i Serbisë Boris Tadiq vendosi ta braktisë partinë e tij amë- Partinë Demokratike të cilën e udhëhoqi tetë vite, për shkak të mospajtimeve me liderin aktual Dragan Gjilas. Shpejt pas kësa ai e formoi Partinë e Re Demokratike në të cilën aderuan një pjesë e madhe e anëtarëve të partisë së vjetër së Tadiqit.

dimeska@inbox7.mk