Data e sotme
August 24, 2019

RDK drejt zbehjes politike

Орхан Цека

ceka@inbox7.mk

Latest posts by Орхан Цека (see all)

Parlamenti i verifikoi mandatet e deputetëve të  përbërjes së  re parlamentare, ndërsa Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) më  një  përfaqësues dhe mandat të  dorëzuar, përpiqet të  veprojë  në  skenën politike shqiptare.

Pas dështimit në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, kryesia e RDK -së dha dorëheqje nga postet drejtuese të partisë.

Rufi Osmani, Izet Zeqiri, Artan Dika dhe Gikten Haziri, e bënë këtë akt moral pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet e prillit.

Artan Dika

Artan Dika

Artan Dika tha për Inbox7 se dorëheqja ishte një akt moral për të treguar se ne jemi ndryshe nga ata që i kanë kthyer partitë politike në firma private.

RDK-ja u krijua si një alternativë ndryshe dhe do të vazhdojë të mbetet e tillë edhe në të ardhmen si një parti politike me një ofertë për ndryshim “, tha ai.

Analistët thonë se ky vendim i kryesisë  tregon për karakterin  dhe përgjegjësinë  e  figurave që e drejtojnë këtë parti opozitare.

E respektoj vendimin e kryetarit të saj Rufi Osmanit për përgjegjësinë që morri.Sepse në Maqedoni por dhe më gjërë nuk jemi mësuar me akte të këtilla.Është një gjë për tu përshendetur”, tha për Inbox7 Naser Ziberi.

 

Dorëheqjet si akt moral

 

Sipas Ziberit, kjo parti që nga fillimi i saj, në të gjitha mandatet ka pësuar humbje.

Në zgjedhjet e fundit lokale humbi dhe atë komunë që e kishte dhe tani fitoi vetem një deputet e asgjë më shumë”, tha Naser Ziberi ,analist.

Në linja të njëjta shprehet edhe Elida Zylbeari, kryeredaktore e Portalb- it, portal informativ me bazë në Shkup. Ky veprim është më se i nevojshëm për rifreskimin e partisë dhe lë hapësirë për kuadro të reja që ndoshta do të jenë më efikase.

Veprim që për fat të keq nuk e shohim te liderët të tjerë shqiptar edhe pse pësojnë humbje vite me radhë”, tha Elida Zylbeari.

Mirjana Malevska

Mirjana Malevska

Mirjana Malevska, profesoreshë në Fakultetin e Administratës Publike dhe Shkencave Politike pranë UEJL-së, ka një qëndrim paksa më ndryshe. Duke e ndërlidhur dorëheqjen e kryesisë me kthimin e mandatit të një deputeti që kishin fituar në këto zgjedhje, Malevska për Inbox7  tha se vendimi i RDK-së dhe LSDM-së për kthimin e mandateve është një grusht mbi legjitimitetin e regjimit i cili organizoi dhe implementoi zgjedhjet e fundit.

“Ky është një hap i arsyeshëm”, tha Malevska.

 “RDK nuk ka çka të humbasë me një deputet në parlament.Nëse janë në pyetje principet demokratike, partia me këtë hap mund të fitojë më shumë mbështetje. Ndonjëhërë kjo është edhe e pasigurtë, mund edhe të mos fitojnë mbështetje.Së paku do u ngelin principet“, tha Malevska.

 

E ardhmja e RDK-së

 

Partitë shqiptare në Maqedoni janë krijuar rreth një personaliteti si lider dhe si të tilla ushtrojnë veprimtarinë e tyre në skenën politike.Dorëheqja e një lideri në rrethana të tilla të kulturës politike në Maqedoni mund të jetë vendimtare edhe për fatin e partisë.

Elida Zylbeari

Elida Zylbeari

Për Elida Zylbearin, është herët të parashikohet se çfarë do të ndodhë me RDK-në.

“Pritet të shohim zhvillimet edhe në kampin opozitar maqedonas.Pasi që edhe ata i kthyen mandatet, a do të përsëriten zgjedhjet dhe çfarë do të bëhet më tej në planin politik vendor “, specifikoi Zylbeari.

Mendoj se kjo parti pa Rufi Osmanin nuk mund të funksionojë.Kjo parti u krijua me të dhe me largimin e Osmanit nga partia, do të thotë humbje e identitetit të partisë dhe në një farë mënyre shuarjen të ngadalshme të partisë “, tha Ziberi.

Nga RDK në anën tjetër e ardhmja nuk është edhe e erët.Sipas Dikës çdo gjë do të varret nga zhvillimet politike në të ardhmen.

“Nëse popullit shqiptar në Maqedoni i pëlqen të vazhdojë mjerimi në të cilin është zhytur, kjo është krejt në rregull.Nëse populli do të dojë ndryshim, ai sërish do të ketë mundësinë të zgjedh ndryshe me RDK-në “, tha Artan Dika nga RDK.

Kryetari dhe kryesia e ngushtë e RDK-së kanë dhënë dorëheqje.Ata ende janë anëtarë të kryesisë qëndrore të partisë dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë e RDK-së edhe më tej.

RDK ka vepruar në mes fuqisë së BDI-së dhe PDSH-së opozitare.Një front i përbashkët opozitarë kundër partisë shqiptare në pushtet nuk u formua.

Projektet ideore të kësaj partie kanë ngjallur interes dhe simpati tek elektorati shqiptar.Mirëpo, përshkak të dominimit të  politikës ditore nga BDI, ka qenë e pamundur programi dhe vetë RDK të depërtojë në gjeografinë elektorale të Maqedonisë veriperëndimore.

Gostivari dikur i drejtuar nga z.Rufi Osmani ishte një ndër komunat më të sukseshme në Maqedoni dhe më gjërë. Sot RDK pas zgjedhjeve të prillit, është vënë para dilemave të përfaqësimit dhe ardhmërisë së mëtejme të elektoratit.

Redaktor: Selim Ibraimi

ceka@inbox7.mk