Data e sotme
December 9, 2019

Për 10 vite është humbur një Pellagoni e tërë

Ka ulje drastike të tokave të përpunueshme bujqësore. Për vetëm 10 vite në vend sipërfaqja e përpunueshme ka rënë për 1/6

Çdo vit kemi më pak sipërfaqe të përpunueshme. Kjo tendencë negative seriozisht rrezikon bujqësinë në Maqedoni. Vlerësohet se vendi të ngelë pa ushqim. Lazar Ivanov, banor i Shtipit çdo të premte vjen në tregun e qytetit dhe vëren se nga viti në vit ka më pak prodhues bujqësorë nga rajoni i Shtipit, dhe se shumica janë stërshitës. Për të, kjo është pasojë e trendit të keq.

Shtipi  është komunë nga brendësia me më pak popullsi rurale. Fshatrat çdo ditë e më tepër zbrazen, dhe në tokë rriten vetëm kaçuba. Askush nuk e kultivon“, thotë Ivanov.

Zvogëlimi i tokës së përpunueshme sipas viteve

Viti Toka e përpunueshme (në hektarë)
2002 577.000
2003 569.000
2004 560.000
2005 546.000
2006 537.000
2007 526.000
2008 521.000
2009 513.000
2010 509.000
2011 511.000
2012 510.000

 

Burimi: Enti shtetëror i statistikës

Por, për fat të keq, konstatimi i këtillë vërtetohet në tërë territorin e Maqedonisë. Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, toka e përpunueshme në vend në vitin 2002 ka qenë 577.000 hektarë që për vetëm 10 vite të zvogëlohet në 510.000 hektarë.Janë humbur  67.000 hektarë ose 13%e sipërfaqes së përpunueshme. Vetëm për krahasim, kjo sipërfaqe është e barabartë me sipërfaqen e përpunueshme totale të luginës së Pellagonisë. Pra, për vetëm 10 vite kemi humbur 1 Pellagoni ose 2 rrafshnalta si Ovçe Pole.

Kjo është e dhënë alarmuese për ekspertët e bujqësisë. Sipas d-r. Boris Anakiev, ish-profesor i katedrës së agronomisë pranë Fakultetit të shkencave të Bujqësisëë dhe ushqimit, kjo është një katastrofë.

Sipërfaqet për kokë banori

Vendi Sipërfaqet për kokë banori(dekar)
Bullgaria 5
Serbia 4,4
Kroacia 3,5
Greqia 3,5
Bosnjë-Hercegovina 2,8
Mali i Zi 2,8
Маqedonia 2,3

 

Burimi: CIA

Nëse kështu vazhdojmë me shkatërrimin e tokës bujqësore, për 50 vite Maqedonia nuk do të ketë fare tokë të përpunueshme “, thotë Anakiev.

Ai shton se vendi nuk ka politikë tokësore dhe se në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit të ujrave nuk ka njerëz që e njohin mirë këtë problematikë.

Në Ministrinë e bujqësisë, edhepse dërguam pyetje rreth zvogëlimit të tokës së përpunueshme, megjithatë deri në publikim të këtij teksti nuk morrëm përgjigje nga atje.

 

Urbanizimi dhe mungesa e politikës për tokën bujqësore shkaqe për zvogëlimin e tokës bujqësore

 

 

Për njohësit e rrethanave bujqësore ka dyarsye kryesore për zvogëlimin e sipërfaqeve bujqësore.

Arsyeja e parë, sipas profesorit të Fakultetit të Bujqësisë në Shtip, Vasko Zlatkovski është emigrimi dhe plakja e popullsisë rurale, andaj edhe sipërfaqet bujqësore mbetën të papërpunuara.

Arsyeja e dytë është falimentimi i kombinateve bujqësore. Ata kishin programe për zhvillim rural ku përfshiheshin edhe sipërfaqe të klasave më të ulëta në viset malore, por me falimentimin e tyre këto sipërfaqe ose janë shndërruar në kullota, ose janë pyllëzuar. Ndërsa nga ana tjetër edhe sipërfaqet e mëdha bujqësore pas falimentimit të kombinateve bujqësore mbetën të papërpnuara, shton Zllatkovski.

Një ish-funksionar i lartë në Ministrinë e bujqësisë vlerëson se në fushën e agrarit bëhet një politikë shumë e keqe dhe se pa asfarë analizash toka bujqësore shndërrohet në tokë ndërtuese.

Është më lehtë dhe më lirë të ndërtohet në sipërfaqe pjellore, por dëmet nga kjo për bujqësinë janë madhore dhe të papërmirësueshme.

„Zonat industriale janë vendosur në sipërfaqet më pjellore, në luginën e Shkupit, në luginën e Pollogut, në Kavadar, zonën e Zhabjanit në Manastir, zonën industriale në Shtip. Të gjithë këta lokacione janë vendosur në sipërfaqet më pjellore bujqësore “ thotë burimi jonë.

Ai përkujtohet se më parë kemi pasur ligj në të cilin është theksuar qartë se nëse dikush dëshiron ta destinojë tokën bujqësore në tokë ndërtuese deri të klasit 4, ai duhet të paguajë tarifë të disafishuar për predestinim të tokës. Kjo ishte bërë me qëllim që të destimulohet ndërtimi i sipërfaqeve pjellore.

Ky ligj është anuluar gjatë kohës së qeverisjes së Lubço Georgievskit nga viti 1998-2002.

 

Politika  e tokës – për shpëtim të bujqësisë

 

 

Ekspertët kërkojnë që urgjentisht të sillet politia tokësore që të shpëtohet toka e përpunueshme bujqësore. Sipas Anakiev, Maqedonia patjetër duhet të ketë politikë dhe strategji për ruajtjen e sipërfaqeve të përpunueshme.

Duhet urgjentisht të reduktohen ndërtimet në tokën pjellore të përpunueshme. Në të gjitha qytetet kemi shumë fabrika të braktisura, pajisje, kazerma që qëndrojnë të zbrazura, ndërsa ne e uzurpojmë tokën më pjellore për objekte të reja “, thotë Anakiev.

Ai shton se duhet të ndiqen politikat që i bëjnë Japonia, Holanda dhe Izraeli për zmadhim të sipërfaqeve bujqësore. Këto janë vende me më pak sipërfaqe të përpunueshme për kokë banori, por duke i falënderuar politikës së mençur kanë prodhimtari të mëdha bujqësore.

Në ish-Jugosllavi ka pasur ligje serioze për mbrojtjen e tokës bujqësore. Nga 1986 deri më 1990 Planet urbanistike të komunave detyrimisht është dashur të marrin pëlqim edhe nga Sekretariati për Bujqësi, i cili kishte shumë kujdes se në çfarë sipërfaqe projektohet ai plan urbanistik. Nëse kanë qenë sipërfaqe nga klasa e parë deri të katërt, shumë vështirë kanë marrë pëlqim për predestinim të tokës.

Sipas sipërfaqes së përpunueshme Maqedonia nuk është larg këtyre vendeve. Kështu, për kokë banori pas Holandës, Sllovenisë dhe Kosovës, ne kemi më pak tokë ë përpunueshme në Evropë, respektivish vetëm 2,5 dekarë për banor. Të gjithë të tjerët kanë më shumë tokë se ne. Vetëm për krahasim, Bullgaria, por edhe Serbia kanë dyfish më tepër sipërfaqe të përpunueshme se Maqedonia.

 

Subvencionet nuk e ndaluan braktisjen e sipërfaqeve të përpunueshme

Kuriozite në gjithë këtë problematikë të zvogëlimit të tokës bujqësore është se valët më të mëdha të braktisjes së tokës paraqiten pikërisht në çastet kur akordohen më shumë para për bujqësinë. Nga viti 2007 deri tash në bujqësi janë akorduar disa qindra milionë euro. Për periudhën e njëjtë siprfaqet janë zvogëluar për 16.000 hektarë ose sa dy lugina të Koçanit.

Sipas ekpertëve bujqësorë subvencionet nuk kanë luajtur asnjë rol në rritjen ose mbajtjen e sipërfaqeve të përpunueshme. Derisa jepen stimulime, ndërsa sipërfaqet e lëvruara zvogëlohen, nënkuptohet se udhëhiqet politkë e gabuar në subvencionim. Këta subvencione janë të drejtuara gabimisht. Ata bëjnë çmos që të marrin sa më shumë vota dhe asgjë tjetër, thotë burimi jonë.

 

Nga maqedonishtja: Armend Nuhiu

lefkov@yahoo.com