Data e sotme
September 26, 2020

LSDM- Bursa zgjedhore (6): FITORJA E HUMBJES

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

LSDM e fitoi Cërvenkovskin. Me besimin në Kongres, të fituar pa metodat e betejës për fron në VMRO-DPMNE sipas shembullit të Panoramës në Shkup, Zaevi e ec rrugën e Gruevskit pas ç`fuqizimit të mitit të liderit Georgievski. Atë që nga shkëputja e hijes së Brankos nuk e arritën Buçkovski dhe Sheqerinska, biznesmeni nga Strumica e menaxhoi me pragmatikë ekonomike- prodhimet me afat të skaduar vendin e kanë në hedhurina. Ashtu siç nuk u frikësua nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, Zaevi nuk u nënshtrua as para presionit të mentorit të tij partiak dhe ish-liderit, të bashkëmendimtarëve të tij partiakë dhe klientelizmit të mbjellur politik të tyre- ktheje atë që e ke marrë.

U la pa mbështetje financiare nga biznes-parnerët e deridjeshëm të Cërvenkovskit në betejën me „blerësit e votave “. Të përballur me qese të zbrazët, edhepse socialdemokrati  i parë i deridjeshëm ishte guru i oligarkisë së krijuar të fuqishme financiaro-menaxhuese, e cila menaxhonte me mbi 2 miliardë euro të fituara me biznese të zeza gjatë kohës së embargove në transaksionet post-tranzicionale dhe të privatizimit, udhëheqësia e re partiake do të qëndrojë përpara sfidave që të sigurojë kierarki brendapartiake të lidershipit dhe vlerave. Pasi e harxhoi Ramkovskin dhe A1 e tij, duke mbetur opozitë pa logjistikë mediatike, me përpjekje simptomatike që të shpëtohet TV ALFA e Nakovit, Cërvenkovski e gjymtoi opozitën në betejën e pabarabartë me elitën në pushtet. Por, humbja në këto zgjedhje parlamentare nuk është faj vetëm i udhëheqësive të kaluara, por edhe si rezultat i mungesës i materies së njohshme dhe ideologjike për barazi sociale dhe shpërndarje më të barabartë të pasurisë. „Shpërndarja e pabarabartë e resurseve ekonomike shkakton shpërndarje të pabarabartë edhe të shanseve në jetë “, dhe kjo, sipas Maks Veber, është parakushti i parë për formimin e klasës.

Kryetari i Strumicës, provincializmin e tij dhe mungesën e përvojës retorike e kompenzon me guxim personal dhe debatë të lejuar brendapartiake. Nuk frikësohej nga kritikët e tij, dhe dëshmoi guxim vizual që në pauzë të bisedojë me kundërshtarët e tij më të ashpër në Kongres. Nëse ky është gjest i sinqertë dhe burimor, gjasat për fragmentim të ri në LSDM janë të vogla. Partinë e pret rrugë kah modeli real dhe i lejuar i fraksionit demokratik brendapartiak, si liria për qëndrim individual, model për tërheqjen e gjithë personave të mendimit të lirë në shoqëri, partitë tjera, OJQ-të, potencialet krijuese dhe intelektuale. Vetëmqë, në këtë kontekst, është me rëndësi roli dhe fati politik i Stevo Pendarovskit dhe të 400 mijë përkrahësve të tij ose të përbashkët. Pa marrë parasysh faktin që ishte cak i stilit të njohur të manipulimit politik, ai reagoi jotaktikisht. Profesori universitar, megjithatë është figura e re e promotorit të konceptit bashkëkohor qytetar, demokratik dhe shoqëror të socialdemokracisë. Nëse nuk i aktivizohet sedra, udhëheqësia e re ka obligim që ta hapë partinë, ti tërheqë simpatizuesit e saj të ardhshëm me platformë të re, por edhe me strategji tërësisht të qartë- si do kalohet koha në apstinencë parlamentare? Kuadrot dhe figurat e reja dhe guximi i tyre që të përpilohen persona të rij dhe më të freskët, do të harxhohen pakthyeshëm nëse për ta nuk ka hapësirë për shprehje politike. Kjo do të jetë vështirë me slloganin Millosheviqian për shpejtësi lehtësish të premtuar, si me rastin e klasës së mesme misterioze dhe vendimit edhe më dramatik dhe të pamenduar të mosnjohjes së rezultateve zgjedhore???

Маqedonia nuk ka politikan karizmatik sepse asnjëri nga prijësit aktualë politik nuk pranoi sistemin e respektimit të pikëpamjeve të ndryshme.

Por kur njëherë do të marrë pushtetin, karizma me definicion bëhet rutinore, ndërsa di të kalojë edhe në autokraci dhe në diktaturë. Njëra nga mënyrat e mbajtjes së aurës së karizmës fillestareështë ndërtimi i kultit të personalitetit. Rreziku nga strategjia e tillë është kur lideri për të cilin bëhet fjalë vdes, dhe nuk ka zëvendësim të denjë për të, ky regjim është i destinuar në dështim të shpejtë. Ky qëndrim, i deklaruar nga themeluesi i mirënjohur i sociologjisë politike, Maks Veber, nuk ka afat të vjetërimit.  

Në brutalitetin politik maqedonas, identifikimi partiak shprehet përmes veprimit të „sulltan-partive“. Me ata menaxhohet si me korporata ekonomike dhe holdingje familjare për biznis me tenderë. Dhe kur Gruevski nëpër mitingje, nga starti i kampanjës së fundit në Ohër, si edhe vjet në Manastir, do të deklarojë se „VMRO-DPMNE është lëvizje politike e cila jep vepra për të gjithë qytetarët “…, atëherë është e qartë se simbioza shoqërore e prijësit me masat është përfundimtare dhe ekzekutive.

LSDM vetëm pas Kongresit duhet të zgjedhë rrugë se si do ti shmanget grackës e të qenurit fajtor kujdestar për krizën politike. Ndërsa, kur tashmë nuk është pjesëmarrës në vendimet përfundimtare për zgjidhjen e kontestit me Greqinë dhe ngecjes në eurointegrimin e vendit, është koha që ta ndryshojë matricën kah një aleancë të re, para së gjithash me partnerët shqiptarë të koalicionit dhe partive tjera të bashkësive etnike.

Nga  maqedonishtja: Armend Nuhiu

 

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

 

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)