Data e sotme
September 26, 2020

Berza zgjedhore (7): BDI-FRYN

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Vitin e kaluar, kur lideri i BDI-së realizonte turneun partiako-shtetëror në fqinjësi dhe në qendrat e fuqisë për promovimin e prioriteteve të politikës së jashtme, Ahmeti në Dnevnik shkruajti një kolumnë: „Nuk ka dilemë se duhet të lëvizim kah integrimet euro-atlantike. Për çdo qëllim të madh, duhet të sjellet edhe një vendim i madh. Për të dyja punët nevojite guxim- guxim i përbashkët “. As ka vendim të koalicionit për zgjidhjen e kontestit me Greqinë as i qëlloi afatet për anëtarësim përfundimtar të Maqedonisë në NATO. Së pari ishte fundi i vitit të kaluar, ndërsa tash, në vigjiljen e Qeverisë së re, ultimatum i ri ose deri në shtator në Aliansë ose në vjeshtë zgjedhje të reja?! Por në provokimin gazetaresk çka nëse nuk ndodh NATO, Ahmeti iu shmang përgjigjes, për, siç tha, „situata hipotetike“.

Intervista më e re e integruesit të parë në TV Alsat, e plotë me frazeologjinë e tij të njohur dhe demagogjinë soaciale, kulturën dhe retorikën modeste politike, vetëm vërtetoi se Ahmeti është promovues (më) i madh i politikës pragmatike dhe të pagueshme maqedonase, në të cilën nuk quhet platforma dhe oferta, por vetëm numri i votave. Megjithatë, ishte i guximshëm sepse kishte guxim, për dallim nga partneri i tij i koalicionit, të përballet publikisht me dilemat e intonuara mprehtë nga gazetar dhe medium ku kjo parti e ka(kishte) mbështetjen informative dhe programore.

Me mbrojtjen televizive se nuk nevojitet pozita e spikerit kur nuk do të mund të kryesohet në gjuhën amtare shqipe, brutalisht e asgjësoi edhe përkrahjen nga akademikët, profesorët, elita intelektuale e Shqiptarëve, por edhe të korpusit qytetar liberal të Maqedonasve. Gjatë kësaj, memoria e tij politike është më e shkurtër për faktin se Shqiptar- spiker i Kuvendit kryesonte me Kuvendin para gati 30 viteve kur përgatiteshin aktet juridike dhe politike për ndryshimet pluraliste dhe demokratike në Maqedoni. Përveç mandatit të atëhershëm katërvjeçar të doktorit të matur dhe profesor Vullnet Starovës, edhe ish lideri i prosperitetit, Abdurrahma Aliti (PPD) për pak humbi nga spikeri i zgjedhur Stojan Andov. Kur tashmë kërkohet Kryetar konsensual, atëherë pozita e spikerit nuk është e rëndësishem vetëm në aspektin gjuhësor dhe protokolar. Në periudha të caktuara, parlamentari i parë transformohet edhe në „shef të shtetit“, kur Ivanovi do të jetë jashtë vendit, por ai është edhe kryetar i Komisionit kushtetues, si koordinator i rëndësishëm i ndryshimeve të mundshme të aktit më të lartë, nëse insistohet në zgjidhje për implementimin e modelit Badenter dhe gjatë zgjedhjes së shefit të ardhshëm të shtetit. Por, ky është proces i gjatë përballë nevojës për efektuim të shpejtë dhe të menjëhershëm të fitores aktuale zgjedhore.

Bëhet e qartë se pushteti si pragmatikë, dhe jo patriotizmi si motiv, janë stimuluese për BDI-në. Këtë nuk e kishin të qartë redaktorët e dy gazetave të perandorisë mediatike të Ramkovskit. Ata, për shkak të forsimit të kthimit të Cërvenkovskit, vendosën tituj me informata spekulative: „Ahmeti del nga pushteti“. Edhe përkundër dialogut të Aliut dhe Brankos, në pranverë të viti 2011, kur lideri i LSDM-së u fotografu në Reçicë të Vogël me sakonë e kaltërt, të njëjtë si kjo e tashmja e Kryeministrit Gruevski, edhe atëherë edhe tash jam i bindur se në matricën politike të integristit të parë nuk është inkorporuar çipi për të drejtat prioritare nga korpusi i intereseve kombëtare të shqiptarëve. Integrusi i parë është imun edhe ndaj  „mbrojtje së shtetformësisë “, sllogani-oferta kryesore e LSDM-së.

Politika e tandemit Gligorov e shkatërroi PPD-në, veçanërishte kredibilitetin e krahut intelektual të prof. Muratit, Imerit dhe Alitit. Ata nuk kishin mirëkuptim për definimin e Shqiptarëve si popull shtetformues në Preambullën e Kushtetutës, që përndryshe ishte status juridiko-kushtetues edhe në Federatë dhe dispozitatnga viti 1974, përfshirë këtu edhe vendimet praktike të Parlamentit federativ të ish-federatës, që fjalimet të përkthehen simultanisht edhe në gjuhën shqipe.

Dhe jo vetëm kjo. Mungesa e vizionit dhe guximit që të pranohet Universiteti i Tetovës, kur pohoja se me Shqiptar të arsimuar Maqedonia është më e pasur, se intervenca e dhunshme në Gostivar dhe viktimat për flamurin shqiptar ishin shenjë e antishqiptarizmit të fshehur të udhëheqësisë së atëhershme shtetërore, se në administratën shtetërore shqiptarët pranoheshin “me lugë të vogël “, se burgosej për paraushtrinë, në kohën e politikës luftarake agresive ballkanike të Millosheviqit, se në ndryshimet ekonomike të tranzicionit dhe privatizimit nuk morrën pjesë Shqiptarët…Apsurdi ishte edhe më i madh që Qeveria e Cërvenkovskit nuk dëshironte ti japë hapësira PPD-së në Interprometin e Tetovës, që më vonë në mënyrë eksprese e bëri Georgievski me PDSH-në dhe tandemin Thaçi-Xhaferi.

Por mos të mbjellim iluzione. Agjenda nacional- partiake e UÇK-së së transformuar bazohej në pozitat tashmë të realizuara të Universitetit të parë në gjuhën shqipe në Reçicë të Vogël, në bazë të konceptit për decentralizim, që ishte bazë i modelit pr autonomi të Iliridës nga viti 1992, që, edhepse ilegalë si paraqitje, megjithatë ishin paralajmërin real dhe me kohë për të drejtat dhe interest në rritje të Shqiptarëve.

Por, BDI dhe Ahmeti nuk do të munden ti shmangen përgjegjësisë para Shqiptarëve dhe elektoratit për atë pse përfaqësimin e drejtë e transformuan në berzë partiake, që edhe dy vite pas sugjerimeve të Volebekut dhe OSBE-së nuk implementohet dygjuhësia në shkollimin fillor në mjediset me përbërje të përzier nacionale, dhe pasiqë që në mënyrë jokritike u lejua antikuizimi i arkitekturës maqedonase, për përfundimin e sheshit Skënderbeu duhet të ketë rishqyrtim të ri të planeve, që…..?

Përkundër të gjithave, BDI dhe VMRO-DPMNE, Ahmeti dhe Gruevski, kanë numër më të madh të fitoreve në zgjedhjet e deritanishme parlamentare, ndërsa integristët me 19 mandate deputetësh deri tash të paparë për një parti të Shqiptarëve nga pavarësia e deri më sot. Rezultati i këtillë vetëm se e dokumenton politikën aktuale lukrative të integristëve, përkundër agjendës së tyre nacional-patriotike të proklamuar publikisht në ofertën ndaj elektoratit.

Lideri i BDI-së është fotokopje e Gruevskit, aleat i tij i përjetshëm, si në fitore ashtu edhe në humbje.

Nga maqedonishtja: Armend Nuhiu

 

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)