Data e sotme
December 12, 2019

Petar Goshev: Qeveria i udhëheq tmerrshëm finacat publike (pjesa e dytë)

Inbox 7: Маkedonska banka u mbyll më 16 tetor 2007, pasdite. Data përputhet me vdekjen e Toshe Proeskit. A frikësoheshit se me mbylljen e bankës do të keni më pak presion ndaj jush? 

Goshev: Ai vendim, pa marrë parasysh reaksionet, duhej të sillet. Isha i qetë sepse paraprakisht siguruam para të mjaftueshme që të kompensohen të gjithë kursyesit e bankës. Ky është ndoshta rasti i vetëm i mbylljes së bankës pa asnjëfarë problemi. Ende është aktual rasti me TAT-in në Manastir ku kishte shumë tragjedi familjare nga dështimi i kësaj kursimores. Në asnjë rast nuk mendoja ti dëmtoj kursyesit në bankë.

 

Inbox 7: Gjatë mbylljes së bankës, gazda Nini dhe Velija Ramkovski përmes mediave të tyre ushtronin presion mbi ju. Çka fshihej pas këtij presioni?

Goshev: Ata të dy janë marrë vesh që të arrijnë ndërrimin e guvernatorit. Gazda Ninit ia mbylla edhe Rado bankën, ku ishte pronari i 46%. Dhe kinse kjo nuk duheshka të ndodhë. Edhe ajo bankë ishte në gjendje të mjerueshme. Ajo bankë erdhi në situatë që mos të mund ti realizojë urdhërat e komintentëve, pasoi marrja e lejes për punë e bankës. Ju keni para në bankë, si firmë apo individ, jepni urdhër që të realizohet pagesë, ndërsa banka nuk mund ta realizojë urdhërin. Këtu mund të ndodhnin 300 probleme dhe menjëherë e mbylla bankën.

Këta dy, gazda Nini, kinse të dëmtuar nga unë. Nuk arriti të merret vesh me mua, siç është marrë vesh me institucione tjera që të mbyllin sytë gjatë implementimit të ligjit.

Gazda Velija, nga ana tjetër, kishte motiv tjetër. Si ministër i financave më 2003, Velija erdhi që ti paguaj 220.000 euro, kinse borxh i Ministrisë së financave i bërë nga Ministria e finacës në kohën e Nikolla Gruevskit si ministër i financave. I thashë, Velija, nuk ka problem, derisa unë jam ministër i financave, shteti dhe Qeveria nuk do ti mbesin borxh askujt jashtë afateve të përcaktuara. I thashë që ti sjellë kontratat që i ka dhe ditën e ardhshme do të paguhet. Por ai nuk kishte kontrata, sepse kinse ka punuar me një agjenci. E gjetëm agjencinë e marketingut, e thirra menaxherin e agjencisë, e thirra edhe Velinë, menaxheri para velisë thotë, nuk kemi punuar me ju këtë punë.Atëherë fillloi sulmi përmes A1 ndaj meje si ministër i financave. Buxheti kështu, ministri i financave ashtu. Në opinion dëgjoheshin lloj lloj nebulozash dhe çmendurish.  Kur ndodhi kjo të dy banditët e kanë gjetur interesin për hakmarrje ndaj guvernatorit, filluan me dija tregime, kinse guvernatori paska blerë tokë nga disa persona privatë.

 

Inbox 7: A ka të vërteta në atë aferë?

Goshev: Çfarë të vërtete? Nuk ka para që mund të më korruptojnë që të kem çfarëdolloj problemi etik. Ajo nuk ekziston. Dhe në fund, për atë shkak njëri është në një institucion në Maqedoni, kurse tjetri në një institucion të njëjtë të tillë (burg) në Serbi.

 

Inbox 7: Ju e njihni shumë mirë Makedonska bankën. Si ju duken nga ky këndvështrim akuzat e opozitës për pagesën e 1,5 milionë euro kesh nga ana e gazda Ninit?

Goshev: Unë këtë nuk e di, sepse ne në bankën popullore kemi dokumente për sa është shitur banka e gazda Ninit. Çka ka qëndruar pas kësaj, është tregim tjetër. Dokumente të tilla nuk ka në Bankën Popullore. Atë që e deklaroi lideri i opozitës, e lexojmë të gjithë dhe me sa e di unë, ka paraqitje nga organet kompetente. Organet shtetërore kompetente janë të obliguar që ti përgjigjen kësaj pyetje. Kjo duhet të dëshmohet shpejt, me transparencë dhe qartë sepse gazda Nini e ka blerë bankën për 900.000 euro. Kush ka ndërmjetësuar, si ka ndërmjetësuar, unë nuk e di, por sidoqoftë ai nuk kam qenë unë.

 

Inbox7: Si e vlerësoni vlerën për të cilën gazda Ninit i është shitur Makedonska banka?

Goshev: Ajo nuk është asfarë vlere. Vetëm objektet afariste atëbotë kanë vlejtur më shumë.

 

Inbox 7: A ka hapësirë për korrupsion kur shitet banka me vlerë aq të ulët?

Goshev: Të gjitha supozimet janë të mundshme. Por kur supozoni, duhet edhe të dëshmoni. Nëse nuk dëshmoni ju do të shkoni në burg. Për këtë, duhet pasur kujdes kur flitet. Të vërteta ka më shumë. ka shumë raste që janë evidente ose opinioni i di, ose i dijnë individë, por kur shkohet në gjykatë duhet pasur dokumentacion që e kërkon gjykata në procedurën e dëshmive. Përndryshe do ju akuzojnë për shpifje.

 

Inbox 7: Në kohën tuaj u zgjidh edhe Sileks banka. Ajo bankë kishte për pronar biznesmen, politikan, dhe pronar të mediumit. Si shkonte zgjidhja e Sileks bankës?

Goshev: Pronari i Sileks bankës edhe para tranzicionit edhe pas tranzicionit ka qenë pushtet tërë periudhën. Ai është pronari i Sileksit të Kratovës. Edhe kjo bankë ishte shumë e keqe, ishte bankë skajshmërisht e keqe. Edhe për këtë bankë i kumtova zgjidhje të qartë pronarit të saj, ose do të mbyllet ose për 12 muaj duhet të shitet. Edhe këtu kishte intervenca, presione, muhabete. Kishte fund të lumtur për pronarin sepse u paraqit blerës, i cili paguajti mirë dhe kështu banka nuk u mbyll, por kaloi në pronësi të bankës e cila ka kapital të mbështesë bankë.

Kishim probleme edhe me Bankën e Kumanovës. Aty si pronar paraqitej i mirënjohuri Dragan Daravellski për të cilin është klëshuar fletarrest dhe i cili akoma nuk është ekstraduar nga pushteti i Serbisë. Por edhe atë e detyruam që ti shesë aksionet sepse në të kundërten pasonte mbyllja e bankës. Edhe aty u paraqit rrethanë fatlume.

Islandezët shprehën dëshirë që të blejnë atë bankë. Bënim presion që njerëzit e atillë të lirohen nga pjesëmarrja e tyre. Nuk mundeshim që kursyesit ti lëmë në duart e njerëzve të atillë. Për fat të keq , kriza i bankrotoi ata investitorë, të cilët kishin shumë kursime nëpër Europë. Kishin kapital të madh, por nuk ishin mjaft të kujdesshëm. I studiuam se kush ishin, çfarë janë dhe në çastin kur ju miratuam pajtueshmëri, e bëmë atë me argumentin se kanë mjaft para dhe kapital.

Por nga shkaku se një firmë e bankrotuar nuk mund të jetë pronare e bankës, pa marrë parasysh se a punon ai subjekt mirë apo keq, domosdo duhej me shpejtësi të lirohet nga banka. I njëjti blerës i bankës Sileks shprehu dëshirë që të blejë bankën dhe ti bashkojë bankat. E lejuam këtë dhe edhe këtë bankë e zgjidhëm pa i dëmtuar kursyesit.

 

Inboks 7:  Në vitin 1994 së bashku me VMRO- DPMNE e bojkotuat Kuvendin. Si nga këndvështrimi i sotëm e shikoni bojkotin e institucioneve nga ana e LSDM-së?

Goshev: Në vitin 1994 zgjedhjet ishin të parregullta. Atëherë në pushtet ishte Lidhja për Maqedoni, LSDM, Partia Liberale dhe Partia Socialiste. Kishte shkelje flagrante të ligjeve të cilat e rregullonin procesin zgjedhor. I injoruan ankesat tona dhe vendosëm që të bojkotojmë. Personalisht kisha presione nga Bashkësia ndërkombëtare që të shkojmë në rrethin e dytë, pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur në rrethin e parë. Përgjigja ime ishte jo. Para qytetarëve shpalla bojkotin dhe se këtë vendim nuk mund ta ndryshoj. Edhe po të kem dëm personal, unë fjalën nuk mund ta tërheq.

Normalisht, ishte një vendim i vështirë. Ne si Parti Demokratike, në atë kohë kishin dëm nga ky vendim. VMRO-DPMNE nuk kishte asnjë dëm. Në vitin 1998 ata e morrën pushtetin në koalicion me Alternativën Demokratike të Tupurkovskit, vetë nuk do të kishin sukses.

Shteti pa institucione demokratike nuk mund të jetë shtet demoraktik, efikas dhe i sukseshëm. Për fat të keq, në Maqedoni deri më sot nuk mund të mbahen zgjedhje të rregullta. Me përjashtim nga zgjedhjet e para në vitin 1990 kur nuk ekzistonte projekti për mashtrim nga nivelet më të larta.  Parregullsi, vjedhje të vogla në vende të caktuara kishte edhe atëherë por nuk ka patur projekt.

Unë isha kryetar i Lidhjs së Komunistëve, të cilën e transformova në Partinë për transformim demokratik, Kisha ofertë nga policia e atëhershme që të “ndihmojnë” në zgjedhje. I dërgova atje ku edhe e kishin vendin. Realizuam zgjedhje demokratike në të cilat fitoi opozita. Atëherë fitoi VMRO-DPMNE, por nuk arriti që të formojë qeveri sepse nuk e kishte shumicën. Ata fituan 38 deputetë, unë me partinë time fituam 31.

Ne kishim mundësi që ti rregullojmë sipas reçetës së tanishme ose sipas asaj që ndodhi pastaj dhe të fitojmë me aq diferencë sa edhe do të dëshironim. Por ne nuk e bëmë atë.

Kjo është një gjendje e tmerrshme. Është turp për Maqedoninë. Vazhon agonia e Republikës së Maqedonisë. Shtet i cili nuk është demokratik nuk mund të flet për barazi, drejtësi, për përfaqësim të barabartë të qytetarëve në institucionet e shtetit. Nuk mund të realizojë zhvillim të kënaqshëm ekonomik. Nuk mund të funksionojnë mekanizmat kontrolluese në shtet. Funksionarët e shtetit të këtillë  për vendimet dhe veprimet e veta nuk janë të vënë nën kontrollin  e paraparë. Askush nuk mund ti kontrollojë ata të cilët kanë grumbulluar fuqinë në një grup të vogël të njerëzve. Këto janë gjendje të tmerrshme dhe prandaj kemi këtë mjerim i cili vazhdon në Republikën e Maqedonisë dhe vonesë të integrimeve të vendit. Janë përralla ato se vetëm çështja greke na pengon.  Le ti zgjidhim të gjitha çështjet tjera e të shohim se si do të sillet bota me ne vetëm me inatin e grekëve. Le të bëjmë ghuqësor të pavarur, të kemi të ndarë pushtetin ligjvënës nga ai gjyqësor. Të kemi liri të mediave, ashtu siç duhet. Të kemi menaxhim të diskutimeve ashtu siç thuhet në demokracinë e lirë. Në Maqedoni nuk ka diskutime, nuk ka debat, ka monopol të pushtetit. Pushteti ka vënë dorë në të gjitha mediat më me ndikim, media në të cilat derdhen shuma të mëdha të parave nga taksapaguesit.

 

Inboks 7: Si prisni që të përfundojë bojkoti I LSDM-së?

Goshev:  Nuk e di se në çfarë janë të përgatitur që të qëndrojnë. Si planifikojnë ta udhëheqin këtë betejë jashtëinstitucionale. Kjo betejë për ata do të jetë shumë e rëndë dhe gjithsesi e pakëndshme për Republikën e Maqedonisë. Ne e përkeqësojmë imazhin për gjendjet në Republikën e Maqedonisë. Rriten pyetësorët për Maqedoninë si shtet, nga aspekti i sigurisë, politik dhe cili do tjetër. Kur rriten pyetësorët nuk ka perspektivë të mirë.

 

Inboks 7: Si e vlerësoni huamarrjen e Qeverisë së RM-së?

Goshev: Tmerrësisht keq udhëhiqen financat në Maqedoni. Plotësisht pa përgjegjësi. Me shumë gënjeshtra. Me shumë shpenzime të mjeteve për gjëra të panevojshme, me borxhe mbi të cilat llogaria për ti shpaguar do të jetë e rëndë. Nëse kjo vazhdon kështu, Maqedonia do të ketë problem tmerrësisht të mëdha. Çdo drekë paguhet. Borxhet askush nuk do të na i falë. Kapaciteti i ekonomisë në Maqedoni nuk lejon përqindje të madhe të borxhit publik si pjesëmarrje në Bruto prodhimin vendor.

Këto borxhe, të cilat tanimë janë mbi atë nivel, mbi të cilin Maqedonia duhet të lejojë borxh. Ato janë tensionuese për financat publike. Për çdo ditë Qeveria kërkon zgjdhje për të mbyllur një ose tjetër vrimë. E cila edhe është e hapur përmes premtimit, përmes ndryshimeve ligjore të cilat i zgjerojnë obligimet e shtetit. Qeveria e fsheh borxhin e përgjithshëm public. Ai është më i madh nga se na e prezanton. Ministria e financave flet për borxhin e Qeverisë qendrore , por kjo është vetëm një pjesë e borxhit publik. Është i njohur definicioni i Bankës botërore mbi atë se çfarë përfshihet në borxhin public. Qeveria nuk flet për asnjë nga pikat tjera të cilat e përbëjnë borxhin public. Edhe ky borxh I prezantuar nga Ministria e financave, nuk është i tërësishëm sepse në të nuk janë përfshirë të gjitha detyrimet e pashlyera të Qeverisë jashtë afateve të kontraktuara me sektorin privat dhe me komintentët me të cilët punon qeveria.

Dëshmi se ajo nuk është e aftë që në kohë ti shlyejë obligim, flet edhe ky ligj i tmerrshëm mbi disiplinën financiare i cili hyri në fuqi këto ditë. Në këtë ligj, deri më tani këtë nuk e ka bërë askush,  përcaktohen afate më të gjata për pagesë nga ekonomia. Nëse sektori privat duhet të paguaj për 30 ose 60 ditë, nëse me kontratë  nuk është ndryshe e përcaktuar, për shtetin kjo nuk vlen. Masat që vlejnë për ekonominë, për Qeverinë vlejnë pas dy viteve. Kjo në të vërtetë, në një mënyrë indirekte, është shpallje e falimentimit të brendshëm. Opinioni nuk e di se sa borxh ka shëndetësia dhe cilat detyrime nuk shlyhen. Opinioni nuk e di se sa firma ndërtimore presin që t’ju pagohen detyrimet e kontraktuara të cilat duhet ti paguaj Qeveria në afat i cili është kontraktuar. Çfarë truke zbaton Qeveria për të zgjatur pagesën. Sa ju kushton kompanive fakti që nuk do ti marrin parat në kohë të cilat I kanë fituar për ndërtimet dhe rrugët. Ata paguajnë interes mbi kreditë të cilat I kanë marrë nëpër banka, që të mund të realizojnë porosinë e Qeverisë. Qeveria nuk i shlyen këto detyrime, e ndërsa ata të shkretët nuk guxojnë ti llogarisin interes Qeverisë dhe ta padisin. Sepse i gjithë mekanizmi i “paanshëm” dhe  “jo partiak” do t’ju vihen në qafë këtyre kompanive që t’ju zbulojë shkelje të rregullave, gjoja se fshehje të tatimeve dhe ti dënojë dhe ti mbyllë.

Në Maqedoni kjo atmosferë zgjerohet. Në terminologjinë ekonomike, për këto presione është dhunë financiare nga ana e shtetit dhe ajo e zbaton për çdo ditë mbi kompanitë. Inspektorët i vizitojnë firmat dhe para zgjedhjeve  ju shqiptojnë dënime, nëse nuk fiton kandidati i pushtetit, do të realizohet dënimi i shqiptuar, nëse fiton, nuk ka asgjë.

Shumë kompani flasin për këtë ose këtë ja tregojnë dikujt në katër sy, por ata nuk guxojnë që publikisht ta shprehin këtë. Dy vjet kryeministri dhe ministri pretendonin se nuk ju kan borxh kompanive private. Parada e njohur e cila u mbajt në Aleksandar Pallas, kur I tuboi ndërmarrësit, dhe pas dy viteve mohim se Qeveria ju ka borxh, përnjëherë kryeministri doli dhe tha se deri në mars do t’jua shlyejë detyrimet.

Nëse dikush për dy vjet gënjen se nuk ka borxh, dhe pastaj thotë se deri në muajin mars do t’jua shlyejë detyrimet, si ti besoni atij se nuk ka akoma borxhe. Njëkohësisht edhe nuk tregon se sa borxh ka. Pas disa muajve, kryeministri në kuvend tha se po ne kemi patur borxh prej 91 milonë por deri më tani kemi shlyer 70% nga ky borxh.

Familje dhe shtet me gënjeshtra nuk ndërtohet.

 

Nga maqedonishtja: Armend Nuhiu

lefkov@yahoo.com