Data e sotme
December 12, 2019

Berza sociale (1): NË SINDIKATË KUNDËRMON – МITREVSKI!!!

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Qëmoti nga sindikatat kundërmon gejzeri politik. Era e kanalizimit e ngulfat(i) edhe liderin e tyre Mitrevski, andaj i duhej që tu shmanget socialëve të munduar. Në vend që ti presë në hyrje të Shkupit dhe të vendoset në krye të grupës, udhëheqësi i Lidhjes së sindikatave mbeti i lidhur me pushtetin. Bile as që ka pasur motivacion minimal që të zbresë ndër ta dhe të përfitojë anëtarë të rinj. Ai dhe asociacionet e tij të degëve të demoduara flejnë para dhe pas dialogut social me Qeverinë, nuk kanë asnjë qasje deri te menaxhuesit e kompanive, nuk u interesojnë format bashkëkohore të eksploatimit.

Në këtë periudhë të etapës së dytë të tranzicionit maqedonas, jemi dëshmitarë të “neokolonializmit” shoqëror dhe ekonomik. Puna e gjallë është zhvlerësuar, si të atyre me shkollim të lartë  ashtu  edhe i punëtorëve. Tregu i çrregulluar i punës, me disproporcion ekonomik mes arsimimit humanistik kundrejt resurseve reale kadrovike në ekonomi, e devalvon edhe tezën se kemi fuqi punëtore të kualifikuar. Аpsurdi i rritjes aktuale minimale bazohet në fuqinë e lirë punëtore e cila promovohet si përparësi ekonomike për tërheqjen e investimeve të huaja. „Shoumenët“, kryesorë politikë Ivanovi, Gruevski, Stavrevski, Peshevski,…në kryeqytetet europiane dhe tejoqeanike të biznesit e shesin manuelizimin, orën fizike nëpër repartet, si më të lirë në Evropë. Kryetari i Maqedonisë këtë e promovon edhe në Kinë, shteti i deridjeshëm i „ekspoloatimit robërues “, siç e përshkruan Organizata ndërkombëtare e punës situatën nëpër raporte vetëm para një dekade. Prandaj edhe na ndodh që inxhinierët vendas dhe punëtorët e ndërtimtarisë, të angazhuar për autostradat e reja për  Shtip dhe Smokvicë, të kenë rroga 4 herë më të ulëta nga bartësit e projekteve nga Kina dhe Greqia.

„Ligjin që e solli Qeveria për dëmshpërblim të punëtorëve falimentues nuk ka efekt dhe ai u soll vetëm për marketing politik. Qeveria doli me të dhënë se 300 punëtorë falimentues do të dëmshpërblehen. Agjencioni për punësim në mënyrë të vazhdueshme këtë periudhë nuk del me numra se sa punëtorë falimentues do të dëmshpërblehen. Shifra e tyre nuk është 3000, a janë në pyetje 300? Vetëm 0,46% e Buxhetit mjafton që të dëmshpërblehen falimentuesit “, vlerëson d-r Zdravsko Saveski.

Të dhënat për lartësinë e rrogave janë sekret i ruajtur rreptësisht, edhepse punëdhënësit, vendas dhe të huaj, janë të obliguar që publikisht ti kumtojnë rrogat? Nuk është asnjë çudi kur do të dëgjoni se te korporatat e huaja rrogat më të ulëta janë sa shtesa e falimetuesve. Me planifikimin e tyre, politikisht përfitoi VMRO-DPMNE përmes nënshkrimeve propagandistike të Gruevskit dhe grevistëve rreth Stojanovit, në Parkun e vjetër të Gruas, në kulmin e kampanjës zgjedhore të vitit 2006.

Euforia politiko-mediatike është se eksporti në tremujorin e parë është zmadhuar dramatikisht duke i falënderuar trendit botëror në zonat e lira. Por, Guvernatori i BPRM më në fund e publikoi realitetin e hidhur. Suficiti në çmimet e prodhimeve për eksport dhe import të korporatave të këtushme, kryesisht në Bunarxhik, Kavadar dhe në Shtip, është vetëm 10%,  tha Bogovi, në intervistën e javës për Evropën e Lirë. Rreth 90% e të hyrave të tyre nga jashtë, firma të zhvendosura në zonat ekonomike i shfrytëzojnë për import të repromaterialeve për prodhim të tyre në Maqedoni. Në të është inkorporuar fuqia punëtore e (pa)vlefshme, beneficionet buxhetore që shteti ua jep kompanive përmes lirimit nga të dhënat sociale ose sjelljen e tyre në cenzus minimal, lirimin nga taksat doganore, kontributet me të cilat janë të ngarkuara kompanitë vendore dhe shpesh janë jokonkurrente në tregjet e huaja. Devalvimi i vlerës së fuqisë së angazhuar punëtore në zonat e lira e uli edhe çmimin te firmat dominuese vendore nga ku alimentohen 75% nga të hyrat buxhetore si dhe 90% për transferet sociale. Studimi „Pasuria dhe varfëria në Maqedoni “, e autorëve të lëvizjes majtiste „Solidariteti “,e shqyrton periudhëne viteve 2008 – 2012 dhe bën krahasim mes rrogës maksimale, mesatare dhe minimale në vend: „Në vitin 2008 bruto-rroga më e madhe ishte 48 herë më e lartë se mesatarja, ndërsa më 2011 bëhet më e madhe për 185 herë. Në vitin e njëjtë neto-rroga më e lartë është 245 herë më e lartë se mesatarja, ndërsa kundrejt minimales prej 8050 denarë, është bile 631 herë më e lartë.

Dhe kuptohet, forma e re bashkëkohore e plaçkitjes së fuqisë punëtore dhe vlerës së saj të shtuar, format klasike të neokolonializmit nuk janë objekt i interesit të udhëheqësve të fjetur sindikalë. Mitrevski aktual bëhet bashkëpjesëmarrës në çvlerësimin e punës si kategori esenciale dhe e matshme në krijimin e profitit.Paraardhësit e  tij, Tolevskit dhe Muratovskit në barrë të ndërgjegjes ose paaftësisë u mbetet plaçkitja e tranzicionit të punës aktuale dhe të kaluar si pjesë e krijimit të kapitalit aksionar, aferat e mëdha finansiare dhe falimentimet e panumërta si formë e ç`vlerësimit të kapitalit të krijuar.

A mban dikush mend ndonjë grevë për të drejtat e punëtorëve dhe sociale? Bile edhe në komunizëm nuk harrohet lumi i punëtorëve të Hekuranës kah Kuvendi, që shkaktoi edhe përballje ideologjike në kreun e atëhershëm të LKM-së. Kah fundi i viteve 80, në federatë më atraktiv për mediat ishte greva më e gjatë e tekstilasve në Elegant, në Gjevgjeli, ose e punëtoreve të Idninës së Kratovës që u kundërvënë Ivanov-Zingos edhe atëherë me ndikim, nxënësit dhe mikut të mirë të Lazar Kolishevskit?

Greva është formë legjitime e shprehjes së pakënaqësisë së të punësuarve nga realizimi i të drejtave sociale dhe punëtore nga marrëveshjet kolektive, ndërsa sindikatat ekzistojnë edhe në korporatat që në Maqedoni duan të amnestohen nga detyrimet e të drejtave sociale për fuqinë e angazhuar punëtore vendase.

Nga maqedonishtja- Armend Nuhiu

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)