Data e sotme
December 9, 2019

Gjuha e urrejtjes eksploziv për 170 krime dhe incidente në Maqedoni

Qytetarët e Maqedonisë vështirë vendosin të raportojnë krim ose incident të kryer nga urrejtja, për shkak të frikës për hakmarrje dhe mosbesimit në policinë ose gjykatat. Sektori joqeveritar ka regjistruar më se 170 vepra penale, dhe njëqind nga to janë shkaktuar për shkak të mosdurimit etnik

Gjuha e urrejtjes është helm për jetën e njerëzve mes vete dhe në Maqedoni shkakton gjendje brengosëse. Për këtë dëshmon raporti më i ri i Komitetit të Helsinkit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut sipas të cilit në periudhën janar- dhjetor 2013 janë shënuar 116 krime dhe incidente nga urrejtja, ndërsa nga shkurti deri maj 2014 gjithsejt 170. Nga këto raste, 97 krime janë shkaktuar për shkak të mosdurimit etnik.  Edhe më brengosës është fakti se pjesa më e madhe e kryesve janë të mitur, ndërsa viktima, si dhe kryes, janë Maqedonas dhe Shqiptarë.

Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari dhe Struga janë vatrat më kritike në të cilat kanë ndodhur pjesa më e madhe e incidenteve të shkaktuara për shkak të gjuhës së urretjes.

Çka është gjuha e urrejtjes?

Çdoherë kur dikush për shkak të paragjykimeve të cilësdo natyre (religjioni, orientimi seksual, identitetit gjinor, hendikepit, aftësive gjuhësore, qëndrimeve morale ose etike, gjendjes sociale, rasës, gjinisë, moshës, përkatësisë etnike, nacionalitetit) dëshiron të nënçmojë, trazojë, ose të shkaktojë dhunë alarmojmë se bëhet fjalë për gjuhë të urrejtjes.

 

Prokuroria : vetëm një paraqitje në vitin 2013

A vendosin, dhe sa vendosin qytetarët, viktima të gjuhës së urrejtjes përmes rrugës gjygjësore ta arrijnë drejtësinë është çështja që imponohet pas publikimit të Komitetit të  Helsinkit për vepra të kryera penale?

Sipas Gjykatës Themelore Shkup 1, më të madhit në vend, në vitet 2013 dhe 2014 nuk janë mbajtur procese gjygjësore për veprat penale shkaktim të urrejtjes, ndarjes dhe mosdurimit nacional, racor dhe fetar dhe dëmtimit të barazisë së qytetarëve.

osnoven-sud-skopje-1-skopje

Në këtë periudhë, në gjykatë në tetor 2013 prokuroria ka inicuar vetëm një akt akuzues subsidiar për verër penale dëmtim të barazisë së qytetarëve. Gjykatësi që ka vepruar në lëndë nuk është pajtuar me prokurorinë dhe ka dhënë propozim që akuza të refuzohet. Me këtë, i dëmtuari në këtë rast vet e ka marrë  vetë procesin e ndjekjes “ , thuan në Gjykatën themelore Shkup 1.

 

 

Në analizën juridike të profesorit, akademik Vlado Kambovski  dhe gjykatëses në Gjygjin për të drejtat e njeriut në Strasburg Mirjana Lazarova Trajkovska shkruan se në praktikën maqedonase të zbulimit dhe ndjekjes së veprave të urrejtjes mungon qasja themelore i dallimit të tyre si formë e veçantë e kriminalitetit.
Nuk ka as vëzhgim dhe as raportim të veçantë, dhe as statistika për veprat e urrejtjes siç ka në Shqipëri, Bosnjë- Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi. Policia nuk mban evidenca të posaçme, dhe në aktpaditë penale nuk theksohet motivi  i urrejtjes edhe gjatë ekzistimit të indikacioneve të qarta se vepruesi ka vepruar me motive të tilla. Është e vërejtshme edhe tendenca që të shmanget ose të jepet kualifikim më i butë edhe rasteve evidente të shkaktimit të urrejtjes, ndarjes dhe mosdurimit nacional, racor dhe fetar “, shkruan në analizë. 

Sipas konkluzave që i kanë nxjerrur Kambovski dhe Lazarova Trajkovska ndër shkaqet për këtë janë „qëndrimi i rezervuar i praktikës gjygjësore sa i përket pranimit të konceptit për vepër të urrejtjes, përmes pavarësisë së gjygjësisë, deri te konstelacioni i vazhdueshëm i marrëdhënieve politike dhe ndërnacionale “.

Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut në Strazburg (GJEDNJ) kushton shumë vëmendje për lëndët gjygjësore që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes, por qytetarët maqedonas, siç theksojnë njohësit e çështjeve, nuk e kërkojnë drejtësinë para kësaj gjykate:

Mirjana-Lazarova-sudija-vo-Strazbur-690x503

Aktvendimet e GJEDNJ janë udhërrëfim i rëndësishëm për Maqedoninë sepse derisa të arrijë një lëndë para gjykatës në Strasbur kalojnë vite para procedurave të gjykatave kombëtare. Deri atëherë gjuha e urrejtjes shndërrohet në hidhërim, tensionim, jotolerancë dhe dhunë. Përndryshe, momentalisht para gjykatës kundër Republikës së Maqedonisë nuk ka lëndë të këtilla “, thotë përInbox7, Lazarovarajkovskа.

 

 

 

Në  Komitetin e Helsinkit situata me krimet dhe incidentet e shkaktuara nga gjuha e urrejtjes e vlerësohet si skajshmërisht brengosëse. Vlerësojnë se për këtë më përgjegjës janë shteti dhe partitë politike- ata ose aspak nuk ndërmarrin masa ose këtë e bëjnë në mënyrë incidentale dhe me vonesë- vetëm kur ndërmerret aksion për qetësimin e pasioneve pas krimit tashmë të kryer.

Ende nuk kemi parë përfaqësues të partive më të mëdha politike të qëndrojnë krah për krahu dhe të apelojnë për qetësimin e pasioneve, veçanërisht mes Maqedonasve dhe Shqiptarëve “ , thotë Vojislav Stojanovski, këshilltar juridik në Komitetin e Helsinkit.  

Кush i hedh vajin zjarrit?  

Politikanët janë ndezësit kryesorë të zjarrit në marrëdhëniet ndërnacionale.Me këtë konstatim është edhe Semi Mehmeti, gazetar, i cili jeton në Gjorçe Petrov ku javën e kaluar u vra maturanti Angel Petkovski.

semi-mehmeti-690x498

Semi Mehmeti: Strukturat radikale motivohen, inkurajohen nga politika qeveritare dhe nga një pjesë e gazetarëve që veprojnë dhe manifestojnë qëndrime antishqiptare.

МеhmetipërInbox7thotë se deklaratat e kryeministrit  Nikolla Gruevski  se kërkon 62 deputetë, që të mos kushtëzohet nga partia e shqiptarëve BDI ka kontribuar shumë për mosdurimin etnik dhe religjioz jo vetëm në këtë komunë, por në përgjithësi në shtet. Sipas tij, çdoherë kur marrëdhëniet ndëretnike marrin tatëpjetën, sipas ndonjë rregullit shkatërrohen pronat private të shqiptarëve që janë pakicë në këtë komunë.

Strukturat radikale motivohen, inkurajohen nga politika qeveritare dhe nga një pjesë e gazetarëve që veprojnë dhe manifestojnë qëndrime antishqiptare. Andaj, politikanët dhe mediat duhet të kenë fjalor më të matur që të mos vijë deri te konflikte më të mëdha thotë Меhmeti.

Ai pohon se me sytë e tij ka parë se si një pjesë e qytetarëve që protestuan kundër vrasjes së Angelit kanë kërkuar policisë që ti lëshojnë në Saraj të qërojnë hesapet me banorët  Shqiptarë.

Dejan Nikollovski, pronar dhe gazetar i ueb-portalit „Nеtpres“ poashtu banor i Gjorçe Petrovit, vlerëson se incidenti ka prapavijë etnike.

„Poenta kryesore nuk është vjedhja e biçikletës, por arroganca me të cilën ishte kryer. Më parë vidhej natën, kur njerëzit flejnë. Ateëherë është normale të presësh që mos të të shohë askush. Sot kjo bëhet mes ditës së bardhë. Vjedhësit pa u trembur syri vjedhin skuterë, biçikleta, automobilë. Pastaj i kushtëzojnë qytetarët që për një shumë të caktuar tua kthejnë gjësendet e vjedhura “, thotë Nikollovski.

dejan-nikolovski-novinar

Dejan Nikollovski: Protestuar qetë deri në momentin kur një grupë më e madhe njerëzish nga pjesë të ndryshme të Shkupit u janë bashkangjitur protestave

Ai nuk pajtohet me Mehmetin se protestat në Gjorçe Petrov kanë qenë të drejtuara kundër Shqiptarëve. Si dëshmitar i ngjarjeve, pohon se pas vrasjes së Angelit banorët e Gjorçe Petrovit kanë protestuar qetë deri në momentin kur një grupë më e madhe njerëzish nga pjesë të ndryshme të Shkupit u janë bashkangjitur protestave. pastaj, pjesa më e madhe e gjorçepetrovasve është tërhequr. Sipas tij, problemi është shfaqur kur grupë më e madhe njerëzish kanë nisur të shkojnë dhe janë ndeshur me policinë.

 

Nuk ka mirëbesim, kur nuk ka as zgjidhje të masakrit te Liqeni i Smilkovcit

 

Мasakri te Liqeni i Smilkovcit, kur në prill 2012 gjatë Pashkëve u vranë pesë persona, është njëri ndër momentet kyçe për shkak të të cilit në Maqedoni rritet numri i incidenteve të shkaktuara nga urrejtja, konstatojnë në  Komitetin e Helsinkit.

Të akuzuarit gjykohen për aktin penal terrorizëm. Prokuroria vlerëson se ky akt është i motivuar etnikisht – se kryesit e veprës penale qëllimisht kanë zgjedhur Maqedonas që të ndjellin frikë dhe pasiguri mes qytetarëve, si dhe të shkaktojnë destabilizim të shtetit.

Komiteti i Helsinkit vlerëson se gjatësia e procedurës gjygjësore në rastin e pesë të vrarëve te Smilkovci, dhe mosdënimi i të akuzuarve vetëm do ti përkeqësojë marrëdhëniet e thyeshme ndëretnike.

Nëse do të kishte epilog të këtij rasti, qytetarët do të fitonin besim dhe do të dinin se nëse në të ardhmen ndodh ndonjë ngjarje gjygjësia maqedonase dhe institucionet tjera janë të pëgatitur të reagojnë dhe të na e tregojnë të vërtetën për ngjarjet “, thotë Stojanovski.

 

Dibraqyteti i bashkëjetesës

 

Në komunën  e Dibrës nuk është regjistruar asnjë krim dhe as çfarëdolloj incidentinë bazë të gjuhës së urrejtjes dhe atë jo vetëm gjatë vitit 2013, por edhe në vitet tjera.

Kryesisht, Shkup,Kumanovë, Tetovë, Gostivardhe Strugëkanë ndodhur të gjitha incidentet e shkaktuar nga urrejtja, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit.

Kryetari i Dibrës Ruzhdi Lata thotë se bashkëjetesa e mirë në këtë komunë ka historinë e saj dhe banorët e ruajnë me xhelozi këtë traditë të tyre.

 

rudzdi-lata-gradonacalnik-na-debar

Për këtë ka vetëm një bazë toleranca fetare. Kur ka tolerancë fetarem atëherë ka edhe tolerancë etnike. Mu për këtë ne dibranët e ruajmë traditën – festat fetare kremtojmë bashkë. Dibranët çdoherë kanë qenë miq më të mirë me banorët e Garit dhe Lazaropoles. Galiçniku çdoherë ka qenë dërrasë kërcyese e tregtarëve nga Dibra dhe Selaniku. Në të kaluarën në Dibër partnerët e biznesit çdoherë kanë qenë dy persona. Dhe atë një Maqedonas dhe një Shqiptar. Ashtu është edhe sot “ , thotë Lata.

 

 

 

Gjuha e urrejtjes në vitin e kaluar ka qenë posaçërisht brengosëse kur flitet për mosdurim kundrejt konkurrentëve politikë, kunderjt njerëzve me orientim të ndryshëm seksual. Analistët e gjendjes me të drejtat e njeriut, për gjuhën e urretjes paralajmërojnë edeh në përshëndetjet me dorë, të njohur si  haildhe përdorimit të  simboleve naciste në formë të grafiteve, të vizatuar nëpër tërë Maqedoninë.   

Nga maqedonishtja- Armend Nuhiu

opetceska@inbox7.mk