Data e sotme
September 26, 2017

"Pokeri" aziatik tërheq Maqedoninë

Maqedonia joshet nga “pokeri” i unioneve. Se nga cili union apo grup ekonomik do të përfitojë më shumë  ky vend kaq vogël pa burime dhe i izoluar, mbetet të shihet në dekadat që vijnë. Euroskepticizmi i shprehur nga qeveria  është si rezultat i mospërmbushjes së kërkesave evropiane dhe jo nga frika e forcimit të së djathtës në Evropë, dallimve të brendshme në BE dhe politikave të zgjerimit.

Ndërkohë kur 70 vite më parë provinca në jug të Ballkanit, Maqedonia ishte shkelur nga forcat e jashtme dhe internacionalja komuniste bënte përpjekje të formonte republikën e re, në veri të Evropës forcat aleate po bëheshin gati të sulmonin Gjermaninë naziste.

Sot pas shumë dekadave, kur Maqedonia gjendet para një udhëkryqi të ri,presidenti Barak Obama do ta vizitojë Evropën këtë javë, duke e gjetur kontinentin më ndryshe  nga vizita e tij e fundit bërë Evropës.

Fjalimi në Berlin në 2009 ishte shpresëdhënës për aleatët evropian.Ai bëri thirrje për unitet, paqë dhe ndërprerje të konflikteve globale.

Kjo nuk ndodhi, luftërat vazhduan ,rendi i ri multilateral dhe hegjemonik e karakterizuan politikën e  fuqive botërore.

Fjalimi në Varshavë që përkon me 25 vjetorin e shkatërrimit të komunizmit është me rëndësi për takimin dy palësh me presidentin e posazgjedhur ukrainas Petro Poroshenko dhe raportet e reja të krijuara në mes BE-së ,SHBA –së dhe Rusisë.

 

Preludë deri në 2025:Unioni Euro-Aziatik, BE, SHBA dhe Maqedonia

 

Obama dhe Putini në 70 vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi do të takohen në Francë dhe ballafaqohen me një realitet të ri të post- Luftës së Ftohtë dhe invadimit rus të Krimesë.

Fuqizimi amerikano-rus në të dy anët e Evropës ka përshpejtuar politikat e jashtme dhe të sigurisë së shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërrimet në BE dhe ngadhnjimi rus në Krime i ka nxitur shtetet e dobëta ekonomike të Ballkanit të mendojnë rreth unioneve të mëdha gjeoekonomike.

BE, për nga ana gjeografike është unioni në anën e majtë të Moskës, ndërsa Unioni Pan- Aziatik (UPA) qëndron në anën e djathtë të BE-së.Ky rivalitet ruso -evropian është në gjendje të devijojë  dhe të “shpërthejë” me  krijimin e një vakumi në Ballkanin Perëndimor.

Zona e heshtur nga Karpatet e deri në Mesdhe shekuj më rradhë ka qenë pjesë e manovrimeve të fuqive të jashtme.

Serbia, Bosnja dhe Maqedonia janë një ndërshtetet që nuk i përkrahën sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë.

Jonathan Moore nga Departamenti i Shtetit tha për median amerikane se për sa u përket sanksioneve ruse, Serbia ngadalë duhet të dalë në anën e perëndimit. Animi pro-politikave të Putinit, nga një pjesë e shteteve evropiane dhe aziatike, u ka dhënë mjaft motive apo e kanë dyfishuar angazhimin e qeverive ballkanike për tu bërë pjesë e unioneve gjeoekonomike.

BE e kapluar nga kriza e identitetit do ta ketë të vështirë ta mbajë unionin në rrugë afatgjate të bashkuar.Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania vazhdojnë të mbajnë lidhje speciale me Rusinë dhe kjo e ka vështirësuar edhe më shumë kundërshtim evropian ndaj politikave antagoniste të Kremlinit.

Sa më e përçarë të jetë BE aq më shumë tendenca për sub -unione ekonomike do të shfaqen në Ballkan.Sponzorët më të mëdhenjë të këtyre ideve aktualisht janë Rusia dhe Kina.Sentimenti sovjetik është i pranishëm në të gjitha ish- shtetet e bllokut komunist.

Krimea nxorri në plan dobësinë e BE-së për t’ju kundërvënë erës së re ruse të kthimit në sferën e vjetër të interesit perandorak.

Ky dështim evropian i ka zbehur interesat dhe politikat e shteteve ballkanike për tu anëtarësuar në BE dhe për tu bërë pjesë e Eurozonës.

Ndërsa shtetet jugore dhe lindore të kontinentit janë duke shkuar drejt unioneve me atraktive ekonomike dhe tregtare. Maqedonia dhe vendet përrreth ,përkatësisht qeveritë mendojnë se është shekulli aziatik e jo amerikan që do tu sillte përfitime dhe ngritje ekonomike.

 

Në mes BE-së dhe UPA-së

 

Serbia është zënë në mes Brukselit dhe boshtit Moskë -Peking.Në juglindje është duke u forcuar më ish- partnerët e vjetër të Jugosllavisë së diktatorit Tito, pra me shtetet arabe.

Përderisa i afrohemi fundit të dekadës së dytë të shekullit të XXI-të, qeveria në Beograd  ka para vetes një sërë alternativash strategjike.Krahasuar dhjetë vite më parë kur Beogradi ishte në një izolim të thellë , sot pas vizitave të shpeshta ruso- kineze dhe arabe , Serbia përpiqet dhe është bërë stërgjatja gjeopolitike e pan-unioneve të ardhshme në Ballkan dhe EuroAzi.

Kjo është e frikshme për shtetet tjera të rajonit që kanë për qëllim inkuadrimin në BE dhe NATO.Maqedonia duke e bërë më të vështirë  zgjidhjen e çështjeve me fqinjët, i ka dhënë vetes më shumë gjasa, që të jetë në krah i epokës së re aziatike në jug të Ballkanit.

Megjithëse që nga viti 1991 plani strategjik i Maqedonisë konsiston në aderimin në BE dhe strukturat ushtarake të perëndimit, stagnimi i deritashëm ka bërë që të zhvillohen preferenca për shkëputje dhe bashkim në unione më të përshtatshme ekonomike dhe ushtarake.

Kapërcimi nga faza aktuale deri në aktualizimin e konceptit të ri të qeverisë, do të marrë kohë.Tregtia e këtyre shteteve aktualisht zhvillohet me shtetet e BE-së dhe Turqinë.Investimet kapitale dhe strategjike bëhen nga partnerët aziatik.

Vakumi pas vitit 2020 do ta nxisë Uashingtonin në një fushatë për të shpëtuar pjesën jugore të kontinentit nga vërshimi i tregut të unionit të ri Pan-Aziatik.Këtë përpjekje Amerika është duke bërë në Evropën Lindore për t’i mbrojtur shtetet demokratike të Evropës Qendrore nga thundra ruse dhe monedha kineze.

Rusia ka nënshkruar pakte më shtetet anëtare të Unionit Aziatik dhe viti 2015 është me mjaft rëndësi për këtë union kur pritet të marrë formën e vërtetë.

 

Ballkani, NATO dhe Unioni Euro-Aziatik

 

Maqedonia dhe Serbia në këtë aleancë do të kishin zë më të fortë krahasuar me atë që do ta kishin në BE dhe NATO.

Për më shumë ,Rusia përpiqet që të shkaktojë trazira në çdo pjesë të EuroAzisë ku ka pakica ruse dhe emocione për perandorinë e Putinit në ngritje.

Moldavia,Hungaria ,Rumania ,Bullgaria dhe ish -republikat jugosllave  janë një ndër vendet ku forcat e jashtme përpiqen të influencojnë.

Ndërkaq ngjarjet e fundit politike në rajon sidomos në Maqedoni dhe zgjedhjet evropiane që përfunduan me humbjen e koefidencës së qytetarëve në projektin evropian, tregojnë për mudësinë e fragmentimit të rajonit.

Kjo aleancë në Ballkan do të ishte si bllok i dytë parandalues për strategjinë e madhe amerikane, kundrejt bllokut të parë anti-amerikan në Evropën Lindore, Kaukaz dhe Azinë Qendrore të përbërë nga shtetet satelite të Kremlinit.

Por në të vërtetë, përshkak të  dështimit të udhëheqjes së BE-së të mbajë unionin dhe euron stabile, në dekadën e ardhshme mund të shohim dy tendenca diametralisht të kundërta që mund të reflektohen negativisht në zhvilimet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

 

SHBA riforcohet në Evropën Lindore, Ballkani rëshqet drejt forcave të jashtme

 

E para, BE do të përpiqet të lëvizë drejt integrimit më të gjërë, por procesi mund të sfidohet nga politikat e jashtme  të qeverive evropiane me orientim nacionalist  dhe e dyta, shtetet jashtë BE-së do të  dilnin nga orbita evropiane e sigurisë dhe do të  lëviznin drejt bashkësive tjera në evolim.

Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2014 mund të lë pasoja për gjithë kontinentin. Shtetet e Evropës Lindore dhe Qendrore do të ballafaqoheshin me ndërrime të shpeshta të qeverive ,veçanërisht Evropa Juglindore,mund ta ndryshojë dinaminkën duke shkuar drejt tensionimeve të brendshme.

Zv/presidenti amertikan Biden vizitoi Poloninë dhe Rumaninë për t’i siguruar qeveritë nga invadimi dhe përzierja ruse në çështjet etnike. Shtetet e Baltikut të kërcënuara nga Moska dhe afërsia gjeografike me Rusinë janë të siguruara nga prania NATO-s.Forcat detare amerikane  kanë dërguar anije ushtarake amerikane dhe njësi të shpejta amerikane në Poloni.

Ndërkaq në jug të kontinentit në Maqedoni, sekretari i NATO-s Rasmunssen pas ngjarjeve në Krime dhe zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoni, e vizitoi Shkupin në misionin për të shpëtuar vendin nga influenca ruse.Sekretari I NATO-s tha se vendi duhet të bëjë kompromis me Greqinë dhe të bëhet anëtare e Aleancës.

Ish-ministri i jashtëm i Maqedonisë Antonio Milloshovski në një intervsitë për “Evropën e Lirë “ the se pengesa kryesore është Greqia e jo Maqedonia.

Përkundër kësaj, Maqedonia duke e shfrytëzuar krizën evropiane,atë në Ukrainë dhe problemin me Greqinë, mund ta ndrojë modelin dhe strategjinë e lëvizjes.

Ekspertë të huaj një javë më parë dhanë se për Maqedoninë është më i pranueshëm modeli aziatik, gjegjësisht integrimi në një union ekonomik ku ajo do të mund akomodohej më mirë.

Ashtu siç e kemi theksuar në monografet e mëparëshme, invetsimet strategjike ruse në rajon kryesishtë janë të karakterit të varësisë dhe të influencës nga mega  korporatat ruse.

 

Korridori i ri, influenca e BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni

 

Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor janë të varur tërsishtë nga gazi dhe tregtia ruse. Turqia dhe Serbia janë një ndër partnerët strategjik rajonal për shkëmbim tregtar, ushtarak dhe ekonomik.

Prandaj Maqedonia deri në fund të dekadës nuk do të jetë aq e influencuar nga politikat e BE-së.Do të nënshkruajë pakte për tu integruar në platformat ekonomike dhe ushtarake që e ofrojnë me unionet, grupet në themelim dhe forcat në rritje të Euro-Azisë.

Si kundër balancë të gjeoekonomisë së re aziatike në Ballkan dhe Evropë, rritja e pranisë amerikane në rajon me poste ushtarake , inteligjente dhe diplomaci publike ashtu siç e kanë bërë shekuj më parë perandoritë, do të ishte blloku apo korridori më i mirë për t’i eliminuar kërcënimet e dekadës apo shekullit.

Marrëveshja e fundit e nënshkruar në mes Moskës dhe Pekinit për ndërtimin e një rrjeti ndërshtetëror të gazit që kap shumën 400 bilion dollarë e ka acaruar edhe më shumë garën globale të energjisë.Po ashtu zgjidhja eventuale e Jean Claude Juncker në krye të KE-së ka acaruar Londrën.

Maqedonia dhe rajoni pas zgjedhjeve në BE dhe krizës lindore janë gjetur në mesin e rivaliteteve të Fuqive të Mëdha.

Qeveria në formim pritet të shpalosë një plan më të qartë rreth BE-së dhe NATO-s.Obama dhe Putin do të takohen në Normandi, por më shpresë se Evropa do të jetë po e njëjta që vetë forcat aleate e krijuan në vitin 1945.Maqedonia dhe rajoni  vazhdojnë të qëndrojnë në zonën e kundërshtimeve  Euro-Aziatike.

 

Shkruaj një koment

Koment(e)

ibraimi@inbox7.mk