Data e sotme
December 12, 2019

CILI ËSHTË ÇMIMI I FRIKËS – STAVRESKI!!! (Berza zgjedhore 2)

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Vetëm një ditë pas zgjedhjeve, në disa komuna të njësive zgjedhore 3 dhe 4, nga herët në mëngjes para dyerve të udhëheqësive komunale dhe kabineteve të kryetarëve të komunave ishin rradhitur dhjetëra hallexhinj. Në duar mbanin faturat e rrymës, borxhet e papaguara për ujë, dokumentet nga kontot bankare.

Mungonte portreti i financierit të parë, të tashëm dhe të ardhshëm. Në vend të fotografisë së sharmuesit zgjedhor Stavreskit, votuesit e hutuar u përballlën me dhimbjet e tyre për mashtrimin zgjedhor nëse edhe atyre, si raste sociale, do tu shlyhen borxhet ndaj kompanive publike dhe private. Nga shtabet zgjedhore u kanë premtuar se do tu rindërtohen edhe pullazet dhe dritaret e shtëpive të vjetëruara, , do tu paguhet një lloj participimi shëndetësor ose kontrollë mjekësore…? Domethënë, do të merret nga profiti i të punësuarve në banka dhe në EVN, nga ndërmarrjet publike, siç është paraparë  me programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së  që tu falen të dhënat njerëzve që jetojnë në mjerim social. Ky transfer do ta kushtonte shtetin nga 8 deri 12 milionë euro, ashtu siç  vlerësoi në mënyrë paushale ruajësi i kasës shtetërore, pa përllogaritje reale për gjithpërfshieshmërinë e kategorive vulnerabile të popullatës por edhe dilemave se sa do kushtojë kjo demagogji sociale zgjedhore.

Qeveria e re e Gruevskit tek do të përgatitë kamuflazhë zgjedhore për një akt jotregu, që i rrezikon parimet kushtetuese të Maqedonisë si shtet social, barazisë së qytetarëve, barazisë ekonomike, konkurrencës së berzës (jo)formale të fuqisë punuese dhe çmimit të saj, barazisë së qëndrueshme në alimentimin e buxhetit dhe harxhimit të tij ligjor?!Pse i bëjnë gjithë këto gjëra që, të përmbledhura, japin fotografi impresive për një shoqëri tërësisht të bashkuar që tërësisht e përkrah Qeverinë e saj? Për çdo vëzhgues që nuk ka paragjykime, mendoj se përgjigja është evidente, ka kumptuar i dëshpruar njëri nga humanisët më të mëdhenj të Evropës bashkëkohore?

 

„Frika i shtyen njerëzit për këtë “.

Këtë gjykim kategorik e ka shkruar Vaclav Havel, në letrën e drejtuar Gustav Husakut, njërit nga liderët e fundit komunist. Para 40 viteve, disidenti filozofi dhe shkrimtari i njohur, por më vonë edhe President i Çekisë, në kundërshtimin e tij ndaj manipulimit totalitarist, ka shkruar traktat, që këto ditë është publikuar edhe në një pjesë të portaleve maqedonase.

Frika nga pasojat e refuzimit i shtyen njerëzit të marrin pjesë në zjgedhje, të votojnë për kandidatët e propozuar dhe të shtirren se për ta janë të rëndësishme ceremonitë e këtilla siç është procesi zgjedhor; nga frika për jetën, pozitën apo mundësitë e tyre, ata shkojnë në takime, votojnë për çdo resolute për të cilën e kanë patjetër, ose të paktën që bëjnë- heshtin; frika i zbaton nëpër aktin nënçmues të vetëkritikës dhe pendimit, në plotësimin e josinqertë të një toneelatë të pyetësorëve degradues; frikësohen se dikush do të transferojë informacion kundër tyre në opinion, dhe shpesh edhe në privatësi, nuk e shprehin mendimin e tyre të vërtetë…“

Në Maqedoni, çdo i treti është nën pragun e ekzistencë minimale. Kështu është edhe sipas koeficinetit të ri të Gini-t të Eurostatit, për matjen e BPV sipas gradës së shpërndarjes së varfërisë. Shifër e madhe për një ekonomi dhe shtet të vogël.

Kujt do ti fshihen borxhet (jo) nikoqire? Prej nga del privilegji dikujt ti falet, kurse tjetërkush të ngarkohet? So do të skicohet barazia, nëse jo sipas çelësit partiak dhe votues? A janë Romët e varfër dhe të manipuluar, ose disa Jurukë, të ndryshëm në varfëri nga Shqiptarët, Vlelhët e paparaqitur dhe sa kjo ndikon në etnizimin dhe nënçmimin e dinjiteti njerëzor dhe kombëtar. Duket se sipas syrit do të vlerësohet se si dhe ku fitojnë argatët e fushave, pse do të hudhen çergarët punëtorë dhe si ata adoptohen në kërkim për jetë të thjeshtë, çka me socielët të cilëve shteti u përcaktoi kompnesim mujor prej 100 euro, dhe në ndërkohë edhe punojnë, siç do të thuhet në fjalorin modern, „part-time“. Para problemeve sociale janë edhe bujqit të cilëve për shka të vonesës së pagesës së subvencioneve dhe rendimeteve, as shteti dhe as përpunuesit nuk u kanë transferuar para me të cilat do to paguanin kostot për shërbimet e shfrytëzuara dhe kreditet bankare, për financimin e borxheve ndaj furnizuesve…Në çka është dallimi  i statusit shoqëror ndaj të drejtave dhe obligimeve nëse dikujt i falni borxhin, ndërsa fqinji afër tij duhet të paguajë të dhëna të mbetura dhe kamatë për ta, pastaj noterë, përmbarues, të gjithë deri në fund „lëkurërrjepës“? Çfarë fati i pret obliguesit e rregullt dhe të disiplinuar përballë të privilegjuarit e armatës së votave të blera? Të parët janë të obliguar që me kohë ti paguajnë borxhet ndaj shtetit, dhe pastaj nga ato mjete mbushet një pjesë e buxhetit, mjete të cilat do të merren nga bartësit e listave partiake që të përmbushen premtimet parazgjedhore për falje të borxheve.

Nëse ndonjëra nga kompanitë private pajtohet për shlyerje të borxheve ose për rifundim të borxheve nga klientët, si do të përgjigjen menaxherët për profitabilitetin e tyre para aksionarëve. Ka raste kur firmat që hyjnë në zonën e kaltërt të kërkesave të zmadhuara dhe të papaguara, të marrin vendime autonome për privilegje dhe stimulime për pagesën e borxheve. Por ata bazоhen në vlerësimet autonome korporative dhe përgjegjësinë për punën dhe aktivitetin finaciar, dhe jo me interese politike. Aktet dhe aksionet e imponuara nga Qeveria dhe diktojnë se firmat si do ta ndërtojnë sistemin e kolektiveve me përgjegësi shoqërore në ambient të qëndrueshëm ekonomik i rrezikojnë parimet e trajtimit të barabartë kundrejt çdo dhe gjithë konsumatorëve.

Ky lloj i klientelizimit politik nuk ështl i panjohur në botën e pushteteve populiste. Kështu formohen rrethet ciklike të demagogjisë permantente sociale dhe zgjedhore që pastaj e paguajnë të gjithë  obliguesit tatimorë çdo qytetar të cilit individualisht i shpërndahet borxhi publik dhe shtetëror. Kështu, frika individuale për ekzistencë shndërrohet në anomali kolektive të insitucioeneve.

Jo rastësisht Çaslav Havel i cili i ka takuar një mjedisit qytetaro-elitik të familjeve të pasura në Çeki, ka shkruar për frikën,  që natyrisht nuk duhet të kuptohet si kuptimi i rëndomtë psikologjik si emocion definitiv dhe preciz.

Ne jemi të prekur nga frika në kuptim më të thellë, etik. Më pak a më shumë pjesëmarrja me vetëdije në rrezikun kolektiv, permanent dhe prezent, anksioziteti për atë që është, ose mund të ndodhë, është familjarizimi me këtë kërcënim si pjesë esenciale e botës reale “.

Nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

 

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)