Data e sotme
January 31, 2023

Zbrazen shkollat, të rinjtë ikin në mërgim

Banka Botërore ka njoftuar se deri në vitin 2010, 447.000 qytetarë të Maqedonisë e kanë lëshuar vendin. Sipas këtyre statistikave, 21.9% e popullatës së Maqedonisë jeton jashtë shtetit. Fatkeqësisht situata nuk është më e mirë as në pjesën lindore të Maqedonisë.

Mbi 3500 banorë  të  fshatit Nerasht të Tetovës janë  larguar nga vendlindja. Kanë  kërkuar qëndrim të  përhershëm në  shtetet e BE-së  dhe në SHBA. Ndërsa numri i nxënësve ka pësuar rënie të jashtëzakonshme. Në vitin shkollorë 2013/14 janë regjistruar gjithsej 245 nxënës, për dallim nga viti shkollor 2005/06 kur shkolla ka numëruar 450.

Për dallim nga viti shkollor 2005/06 kur shkolla ka numëruar 450 nxënës, në vitin 2013/14 ka 245 nxënës

Për dallim nga viti shkollor 2005/06 kur shkolla ka numëruar 450 nxënës, në vitin 2013/14 ka 245 nxënës

Demografia e Nerashtit dhe e komunës së Tearcës ka ndryshuar për të  keq.Qindra të rinjë largohen nga fshatrat përreth. Fshati Nerasht njihet si shembull klasik i emigrimit masiv të banorëve drejt vendeve evropiane.

Regjistrimi i fëmijëve të moshave mbi  gjashtë vjeç në institucionet arsimore, është një ndër indikatorët  ku  tregohet se Nerashti ka pësuar nga emigrimi.

Unë personalisht njoh rreth 1300 persona që kanë emigruar vetëm në Danimarkë”, thotë një banorë i këtij fshati për Inbox7.

Numri i banorëve që e lëshojnë fshatin është tmerrësisht shumë i madh, shprehet banori tepër i shqetësuar për ardhmërinë e fshatit por dhe rrethinës në përgjithësi.

Sipas organizatave lokale, numri i të emigruarëve nga ky fshat fushorë arrin shifrën mbi 3500 banorë.

 

Përgjysmohet fshati,ulet numri i nxënësve

 

Shumica janë larguar në vitet e 70 –ta,me ëndërrën se do të qëndrojnë përkohësisht,por gjatë  tre dekadave të fundit nisi vala e dytë e largimit dhe kjo dyndje nuk mund të  parandalohej.

Rrugët e zbrazura të fshatit mbushen gjatë sezonit të verës, kur mërgimtarët kthehen për pushime

Rrugët e zbrazura të fshatit mbushen gjatë sezonit të verës, kur mërgimtarët kthehen për pushime

Disa kërkonin bashkim me familjet e emigruara kohë  më  parë  dhe disa të tjerë qëndrim të përhershëm.Këto faktorë ndikuan që të zvoglohet nataliteti i popullatës së komunës  dhe fshatrave.

Ndërkaq, sot pothuajse është përgjysmuar popullata e këtij fshati në dhjetë vitet e fundit.

Fadil Lushi, këshilltarë pedagogjik pranë  drejtorisë rajonale për zhvillimin dhe arsim në Tetovë shprehet për Inbox7 se “numri i nxënësve në këtë fshat çdo vit e më shumë pakësohet”.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2010 shkolla fillore e fshatit Nerasht ka numëruar gjithsej 321 nxënës, ndërsa për vitin shkollorë 2013/2014 kjo shkollë numëron vetëm 245 nxënës.Ulja e numrit është katastrofale

Ndërkaq mungesa e banorëve të jepte një trishtim në vetëvete.Nxënës të moshës nëntë vjeç “kërcenin” dhe disa të  tjerë  vraponin pë rballë  oborrit të vjetër shkollor.

Bashkë  ndonjëherë  komunikonin në  gjuhën angleze.Mbase edhe këta fëmijë të  rrethuar nga një ambient jo aq i mirë, përgatiten për të nesërmen e tyre e cila mbart shumë  dilema.

“Kam filluar ta mësojë anglishten që para tre viteve ”, thotë një voglushe e moshës dhjetë vjeç.

Perspektivën e zymtë të banorëve të këtij fshati dhe tendencës për largim të përhershëm, e gjejmë edhe në fshatrat tjera të Komunës së Tearcës.

Rahim Husejni: Një numër i madh i të rinjve nga Maqedonia e shohin si perspektivë  dhe rrugëdalje  emigrimin në kurbet

Rahim Husejni: Një numër i madh i të rinjve nga Maqedonia e shohin si perspektivë dhe rrugëdalje emigrimin në kurbet

Rahim Husejni, gazetarë dhe banorë nga ky fshat thotë që arsyeja më e madhe pse të rinjtë e këtij vendi largohen masovikisht është ajo ekonomike.

Të gjithë largohen në kërkim të një perspektive më të mirë ekonomike ku do t’u jepet e drejta dhe mundësia për të vepruar atë që duan të bëjnë”.

Nuk është vetëm Nerashti në pyetje vazhdoi Rahimi, por sipas tij “një numër i madh i të rinjve nga Maqedonia e shohin si perspektivë  dhe rrugëdalje  emigrimin në kurbet”.

Faji për këtë shpërngulje masive ju drejtohet autoriteteve përkatëse, të cilët nuk ndërmarrin masa të  duhura për ta parandaluar këtë fenomen.

Fenomeni i largimit të rinisë së fshatit Nerasht ndodh për arsye socio- ekonomike, pasiqë në vendlindje nuk kanë mundësi t’i plotësojnë nevojat ekonomike thonë disa banorë të tjerë të  kë tij fshati.

“Ky fenomen është i pranishëm me vite.Vazhdon të ndodhë edhe sot, por tani, me një intenzitet edhe më të madhë ”, thotë për Inbox7, Tefik Mustafi, banorë  i fshatit Nerasht.

Përderisa shteti nuk ndërmer masa për ndryshimin e politikave sociale, ky fenomen do të vazhdojë edhe më  tej”.

Ai thotë  se rinia do të vazhdojë  t’i mbajë shpresat për tu larguar jashtë vendlindjes.

Investimet janë rruga e vetme për të parandaluar këtë të keqe” thotë Tefk Mustafi.

Më tutje Hyseini thekson që shteti duhet të formulojë politika konkrete për hapje të reja të vendeve të punës dhe të ndalojë  emigrimin e të rinjve që janë më të prekurit nga ky fenomen.

 

Largimi dhe qëndrimi i përhershëm

 

Ai më tej shtoi se “ne vendeve evropiane ua dhurojmë kapacitetet tona pa asnjë çmim”. Sipas raporteve të Bankës Botërore (BB), Maqedonia është e radhitur në vendin e 23 nga grupi i 25 vendeve me më shumë emigrime.

Fadil Lushi: Për shkak të emigrimit, rënie të numrit të nxënësve ka pothuajse në të gjitha shkollat

Fadil Lushi: Për shkak të emigrimit, rënie të numrit të nxënësve ka pothuajse në të gjitha shkollat

Banka Botërore ka njoftuar se deri në vitin 2010, 447.000 qytetarë të Maqedonisë e kanë lëshuar vendin.

Sipas këtyre statistikave, 21.9% e popullatës së Maqedonisë jeton jashtë shtetit. Fatkeqësisht situata nuk është më e mirë as në pjesën lindore të Maqedonisë.

Sipas një hulumtimi të Inbox7, numri i banorëve që lëshojnë vendin çdo vit në  kë to anë , arrin rreth 3000-5000 banorë, dhe atë vetëm nga qytetet e Vinicës, Koçanit, Kamenicës dhe Delçevës.

Banka Botërore po ashtu ka konstatuar se qytetarët e Maqedonisë më së shumti emigrojnë drejt Italisë, Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës, Sllovenisë, Kroacisë, Francës, Kanadasë dhe Australisë.

Në kthim prapa, asgjë nuk kishte lëvizur.Gjallëria e fshatit ishte diku tjetër, në shtetet e Evropës.

Makinat e prodhuara gjatë socializmit e rëndonin edhe më  shumë  pejsazhin e fshatit, kurse shtëpitë e tipit perëndimor të  ndërtuara nga të  emigruarit në të dy anët e aksit rrugorë, të  krijonin përshtypje se janë  të pabanuara.

Fshatrat e Komunës së Tearcës, po pësojnë rënie dramatike të nxënësve dhe emigrim të përhershëm masiv të popullatës drejt botës perëndimore.

 

Redaktor: Selim Ibraimi

 

bajrami@inbox7.mk