Data e sotme
November 30, 2022

Miranda Patruciq, OCCRP: Në Ballkan nuk ka kufij për kriminelët

Gazetarëve duhet tu mundësohet qasje e lirë deri te informatat ndërsa policitë e shteteve ballkanike duhet ta përmirësojnë bashkëpunimin. Vetëm atëherë mund të bisedojmë për luftë të suksesshme kundër kriminaliteti dhe korrupsionit të cilët nuk njohin kufinj, as fe dhe as kombe, thotë Miranda Petruciq, redaktore rajonale e OCCRP në intervisën për inbox7. Në punëtorinë dyditore që e organizoi SCCOP- Maqedoni gazetarët mësuan trendet më të reja në gazetarinë hulumtuese dhe ngritjen e vetëdijes në luftën kundër korrupsionit

Inbox7 : Cilat janë storiet më të rëndësishme hulumtuese në t cilat keni punuar deri më tash ju personalisht dhe ekipi i OCCRP?

 

Patruciq: Hulumtimet më interesante që unë i kam realizuar kohët e fundit i dedikohen Malit të Zi dhe ne zbuluam lidhjen mes grupeve kriminale të biznesot dhe politikës në këtë vend që shkon deri në majën e pushtetit. Mes tjerash, zbuluam edhe atë se Darko Shariqi është njëri ndër tregtarët më të mëdhenj të drogës në rajon dhe se ka punuar me njerëz të kryesisë më të lartë të PDS, ajo është partia në pushtet në Mal të Zi. Poashtu zbuluam se ministra të caktuar dhe njerëz të punësuar në disa ministri kanë qenë bashkëpunëtorët kryesorë të Shariqit. Kjo është hulumtimi i fundit që e kam punuar por e gjithë kjo është e zbatueshme për tërë rajonin dhe lidhja mes biznesit, politikës dhe kriminalitetit të organizuar ekziston në secilën nga vendet tona.

 

Inbox7: Mu tash, në Serbi është aktual procesi gjygjësor ku Shariq akuzohet për shverc të drogës. Sa ka ndikuar hulumtimi juaj për fillimin e këtoj procesi

 

Patruciq: Kjo është interesante. Policia shpesh mbështetet në shkrimet e mediave. Në dokumentet që i publikojmë ose në intervistat që i realizojmë. Ashtu, kur e hulumtonim Çoviqin, njeriu i cili ka larë para në emër të Darko Shariqit bëmë intervistë me atë në Banja Lluka. Pastaj në gjykim kuptuam se policia ka qenë në restoranin e njëjtë në të cilin ne e realizonim intervistën. Policia e ka inçizuar tërë atë bisedë dhe pastaj e shfrytëzoi gjatë gjykimit. Askush nga ne nuk e priste këtë.

 

Inbox7: Sa është vështirë të bëhet një hulumtim në fokusin e të cilit është zbulimi i kriminalitetit dhe korrupsionit?

 

Patruciq: Në parim nuk them se vetë puna është e vështirë. Problem më i madh është qasja deri te informatat dhe sa pushteti tenton ti fshehë informatat nga gazetarët. Kjo në fakt është problemi më i madh. Hetimet do të zgjasnin shumë më shkurtë nëse do të mundeshim ti marrim dokumentacionet e nevojshme në afatin e paraparë me ligj. Ja për shembull për disa nga patundshmëritë në hulumtimin e fundit pritëm një vit të tërë që pushteti të shprehë vullnet të mirë dhe të na japë dokumentet e nevojshme edhepse ata janë të dhëna publike. Normalisht, njerëzit që janë në pushtet si dhe biznesmenët kanë qasje deri te avokatët dhe agjencitë e ndryshme që u mundësojnë ti fshehin të dhënat për pronat e tyre por edhe informatat nga gazetarët. A ajo që pushteti nuk është transparent dhe nuk mundëson qasje der te informatat kur gazetari e kërkon këtë, u ndihmon kriminelëve ta bëjnë atë që e bëjnë, këtu në Ballkan. Hulumtimi zgjati më shumë se një vit dhe disa nga dokumentet nuk i morrëm kurrë. Të tilla ishin disa raporte finaciare përmes të cilave duhej ta përcaktojmë rrugën e parave. Poashtu është vështirë të vini deri tek njerëzit zyrtarë të cilët shpesh nuk janë të gatshëm tu përgjigjen pyetjeve.

 

Inboks7: rezultatet e të gjithë hulumtimeve tuaja kanë reaksion të madh në opinion. Çfarë ndryshohet me publikimin e storieve?

 

Patruciq: Në rajon shumë pak gjëra ndryshojnë. Zakonisht kuptojmë se ekziston presion ekonomik. ja për shembull storja e parë që e punova unë dhe ishte e lidhur me një bankë në pronësi të familjes së parë në Mal të Zi (familjes së kryeministrit Millo Gjukanoviq) që mundohet ta shesë të njëjtën. Por ja që  vite me rradhë nuk e arrijnë këtë. Nga ajo që dëgjoj, çdoherë kur paraqitet ndonjë investitor dhe kur do i lexojë artikujt në gazeta, ai heq dorë nga blerja e bankës. Por kur realizoni hulumtime jashtë rajonit ku ka qeveri që reagojnë në shkrimet mediatike dhe që përpiqen të përcaktojnë të vërtetën, siç është rasti me Suedinë ku zbuluam se një kompani e tyre shtetërore ka dhënë mito prej rreth 300 mijë dollarë vajzës së kryetarit të Uzbekistanit, Kjo shkaktoi reaksion ashtu që kryeministri kërkoi përgjigje nga kompania se si ka mundur të ndodhë kjo. Ai kërkoi që menjëherë të zbatohet hetim i brendshëm ndërsa prokurori poashtu menjëherë ngriti hetim tjetër dhe e gjithë kjo bazuar në shkrimet e mediave. Tek ne problemi është se politikanët nuk e kanë atë përgjegjësi shoqërore ndaj qytetarëve të cilët i zgjedhin.                      

 

Inbox7: Кriminaliteti nuk njeh as kufinj as religjione dhe as kombësi. Cila është lidhësja që i lidh vendet ballkanike?

Patruciq: Këtu nuk ka kufinj dhe të gjithë kriminelët bashkëpunojnë në mënyrë të përkryer. Mendoj se problem më i madh është ajo që policitë tona nuk bashkëpunojnë ose bashkëpunojnë keq ose kanë shumë procedura burokratike në bashkëpunimin mes tyre. Derisa ata të fillojnë të bashkëpunojnë kriminaliteti tashmë është kryer dhe gjithë gjurmët janë fshehur ose është tepr vështirë për tu gjetur.  Anë e mirë ësht ajo që gazetarët tash shumë më tepër punojnë për zbulimin  e kriminalitetit tejkufitar dhe jo vetëm policia. Atë që unë mund të vërej është se kur dikush do të kryejë një akt penal, ja për shembull kompanitë që merren me blerje të mineraleve dhe që e ndotin rrethinën ose në ata kompani ku ka punë me dhunë, kur përfundojnë punën e tyre në një shtet, transferohen në një shtet tjetër dhe atje e bëjnë të njëjtën.

 

Inbox7: Duke marrë parasysh faktin që gazetarët punojnë në kushte jashtëzakonisht të rënda, si e vlerësoni gjendjen me mediat posaçërisht me gazetarinë hulumtuese në Maqedoni por edhe në rajon?

 

Patruciq: Po, kjo është problem i madh. E para, sepse gazetarët nuk kanë qasje deri te informatat dhe e dyte për shkak se nuk kanë burime që ta punojnë punën e tyre. Kështuqë, nëse ju keni gazetar që ka rrogë të vogël dhe jo të rregullt ndërsa ka probleme të mëdha që të publikojë informatat dhe nuk ka mbështetjen nga kolegët ose redaktori, është normale që ai gazetar nuk do të ketë vullnet të punojë. Gazetaria nuk mund të jetë e mirë në një vend ku nuk ekziston rregullativë ligjore me të cilën mundësohet liria e foljes dhe e shprehjes. Problem i madh është edhe pronësia e mediave. Nëse keni njerëz që janë pronarë të mediave që janë të lidhur me grupe kriminele, me vetë këtë mediat nuk do të mund ta kryejnë punën e tyre. Gazetaria hulumtuese është njëra ndër llojet më të vështira të gazetarisë. Në një hulumtim mund të punohet edhe me muaj ndërsa për momentin kashumë pak media dhe pronarë të tyre që janë të gatshëm të paguajnë për ata disa muaj. Nga ana tjetër ka donatorë të huaj por për këtë duhet të zhvillohen aftësitë e gazetarëve, të edukohen dhe tu jepet hapësirë që ta tregojnë atë që dijnë dhe punojnë në hulumtime për raste të mëdha.

 

Inbox7 Cilat janë trendet më të reja në gazetari në zbulimin e kriminalitetit dhe korrupsionit?

 

 

Patruciq: Dy trendet më të mëdha në fakt janë gazetaria e të dhënave (data journalism) kur gazetarët e shfrytëzojnë mundësinë për qasje ndaj numrit të madh të informatave dhe këtë e bëjnë në mënyrë që nuk e bën askush tjetër. Ata e analizojnë harxhimin e parave të taksapaguesve dhe alarmojnë për problemet,  për kontestet dhe natyrisht kjo shpie në ndryshime. Trendi tjetër është ndjekja e rrugës së parave, si njerëzit i fshehin pronat e tyre dhe si i nxjerrin paratë jashtë shtetit përmes “ushqimit” të Qeverisë me ndonjë biznes ose përmes hapjes së llogarive në kompani off-shore.

 

Nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

opetceska@inbox7.mk