Data e sotme
December 9, 2019

SHBA DHE EU PËR EMRIN- NO PASARAN! (Burza ndërkombëtare 1)

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Ekipi gazetaro-redaktues nga Aminta 3 nga Shkupi, hyri në filmin për konspiracion ndërkombëtar të aleatëve nga Perëndimi kundër Maqedonisë. Nuk mjaftoi seria e tyre e shkrimeve javore të koordinuara për atributet e tyre estetiko-politike të zonjave diplomatike nga Gjermania dhe Holanda në Shkup. Që fotografia në mbrojtjen promaqedonase ndaj të huajve jo të përshtatshëm të jetë më e plotë, kujdesen edhe prijësit ambasadoro-kolumnistë të Kryetarit Ivanov, me tezat se diplomatët në Maqedoni duhet ti përmbahen Konventës së Vjenës, të shmangen nga arbitrimet vendase dhe ti shohin oborret e veta kur në Maqedoni na dërgojnë mesazhe nga qendrat e fuqive gjeostrategjike.

Histeria antiperëndimore mbështetet me rastet e thyerjeve despotike të të drejtave dhe lirive të njeriut në vendet në fjalë anëtare të NATO-s dhe UE. Në demokracitë e tilla të „pazhvilluara“ ndodhi impiçmenti për kryetarin e shtetit më të fuqishëm, ndërsa në dekadën e fundit, tre shefa të vendeve europiane përfunduan në gjygj. Kryetari i 10-ë i Gjermanisë, Kristijan Vulf, dha dorëheqje kur u gjet në mes të skandalit korruptiv me kredi kontestuese, automobilë të shtrenjtë dhe donacione të pasura. Dhjetë kryeministra, nga të cilat tre nga Italia, janë me dënime në burg për shkak të lidhjeve me mafian. Në dekadën e fundit, tre qeveri nga UE dhanë dorëheqje për shkak të presionit nga opinioni publik dhe nga mediat. Pra, Nikson, Kol, Shirak, Meçijar, deri tek demokracitë më të reja në UE me rastet Sanader, Jansha, Neças, Nastase…aq për anominë e demokracive dhe institucioneve të tyre.

Bile edhe një Bullgari, si anëtare e re e UE, i dëgjon rekomandimet e Brukselit rreth rrjedhjes jugore. D-r Ognjan Minçev, drejtori i iInstitutit për hulumtime ndërkombëtare nga Sofja, i cili këto ditë ishte në Shkup, para ca kohësh vlerësoi se:

Në çmimin e ndërtimit të këtij gazsjellësi nuk ka logjikë elementare të biznesit. Për shembull, një kilometër e trasës nëpërmjet rrafshinës së Danubit do të jetë dy herë mëi shtrenjtë se një kilometër nëpërmjet relievit malor në Serbi dhe tre herë më i shtrenjtë se një kilometër gazsjellës nëpër rajonet e padepërtueshme në Slloveni. Bullgaria njëkohësisht gjendet nën presion të madh korruptues nga Moska, dhe nga presioni absolutisht legjitim nga Brukseli që të shmanget kërcënimi siç është trasa detare e shpikur nga ana e deputetëve të partisë në pushtet BSP, për të cilën nuk do të duhej të vlejnë rregullat e UE-së. Ndërsa qëllimi i UE-së është pikërisht që ti barazojë çmimet e larta monopoliste që tani ofrohen nga Gasprom-i.

Shigjetat helmuese nga Maqedonia janë drejtuar kah ambasadoret e Gjermanisë dhe Holandës, por mezi pritet ikja e Volersit, nuk e deshën as paraardhësin e tij Rikerin, t papranueshëm janë Arens, Bret…Protagonistët e kritikave ndaj tyre sikur harrojnë se cilin e përfaqësojnë ambasadorët.

Sa për rikujtim, pa SHBA, me ndihmën e deritashme finanaciare të drejtpërdrejtë prej më së paku 1,5 miliardë dollarë, ushtarët e tyre dhe komandantët e UNPREDEP-it dhe UNPROFOR-it, në ruajtjen e kufinjve kah Kosova dhe Serbia, është pyetje nëse do të mbijetonte shteti maqedonas. Në sovranitetin e saj janë inkorporuar ndihma ekonomike, ushtarake, financiare e Gjermanisë prej rreth 1 miliardë euro. Holanda, dy ambasadoret e së cilës përjetuan sulme të papara, para saktësisht dy dekadave ie paguajti borxhin e Maqedonisë ndaj Bankës Botërore, që ti marrim linjat e para kreditore dhe lehtësimet nga ndihma finaciare e UE-së. Ajo tashmë dy dekada është pjesë e konstituencës (lider i bllokut votues) edhe për Maqedoninë në FMN dhe në Bankën Botërore.  Nga to dhe lidhjet e tyre financiare, para së gjithash BERD, çdo Qeveri, posaçërisht e Gruevskit, me të madh shfrytëzojnë kredi për finansimin e deficitit buxhetor, për mbushjen e rezervave devizore, për qëndrueshmërinë e stabilitetit makroekonomik dhe monetar. Deri tani së paku 1,5 miliardë euro. Donacionet e përgjithshme nga miqtë e fuqishëm nga Perëndimi arrijnë vlerën e një BPV nga fillimi i mijëvjeçarit.

Protagonistët e torturës më të re mediatike ndaj diplomatëve në Shkup, e kopjuan politikën e Millosheviqit për vetëmjaftueshmërinë si model i qëndrueshmërisë. Në njërin nga tekstet gazetareske të kryeministrit Gruevski, i sugjerohet „të na kumtojë plane për shlyerje të borxhit ndaj FMN-së dhe Bankës Botërore  … si qëllim për përforcimin e sovranitetit shtetëror dhe kombëtar maqedonas “. Kinse jemi Slloveni, e cila hoqo dorë nga shërbimet e FMN-së me 880 milionë marka në fillim të pavarësisë, me hyrje në rezervat federale nga 1,2 miliardë marka, me politikë stabile makroekonomike dhe resurse të shkëlqyeshme menaxhuese. FMN dhe Banka Botërore jashtë Maqedonisë??? Me siguri kam lëshuar të lexoj se denari, si valutë konvertibile, gjendet në burzat botërore, është mjet pagese përmes swift-tranasksioneve ndaj vendeve të jashtme…?!?! Fat i madh që ky lloj analfabetizmi politik nuk do të arrijë deri te Gruevski me përvojë.

Kryeministri, i cili është fajtor për ngecjen në integrimet euro-atlantike, megjithatë, menaxhon me dekadën e ardhshme në pritje para portës së Unionit. Të gjitha investimet e mëdha në zonat e lira doganore janë nga Gjermania, Britania, SHBA-të, Austria, Holanda…dhe thuan se deri tani aty janë punësuar së paku 10-12 mijë Maqedonas.

Nuk dëgjova dhe nuk lexova se disa nga qindra-mijëra të rinj, që kanë emigruar dhe kanë shkuar kah Lindja, agimin e perspektivës së tyre e kërkojnë në SHBA, UE, Australi, në vende me institucione funksionale, dhe ekonomi të tregut të lirë dhe funksionale.

Që kontroverzat e logjikës komplete mediatiko-politike të vetëkënaqësisë dhe vetëizolimit të jenë të matshme, nga njëra anë, si edhe dyftyrësia në politikën e jashtme të pushtetit në Shkup, nga ana tjetër, shembulli më i freskët është deklarata, respektivisht oferta e Antonio Milloshoskit. Në një intervsitë javore, ai sugjeron që SHBA-të, Gjermania ose Franca, veçmas ose të tre shtetet bashkë, të kyçen në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë si ndërmjetësues dhe garantues të marrëveshjes së re.  Ta lëmë këtë anësh, si do të dukej një shuttle – diplomaci amerikane e ndonjë Holbrukut të ri dhe nënshkrim i rrufeshëm i Marrëveshjes me Athinën? Si me ujë të nxehtë do të shpërlaheshin patriotët e mëdhenj mediatikë, kundrejt njësiti të mercenarëve dhe tradhëtarëve të brendshëm dhe të jashtëm. Ish-ministri rikujton në një deklaratë të Bakojanit se Greqia do ta presë hyrjen e Serbisë në UE para se ta zgjidhë fatin e Maqedonisë. Pikërisht për shkak të ndërprerjes së kësaj transferzale tradicionalisht nacionaliste mes Beogradit dhe Athinës, suspendimit të ofertës së Millosheviqit deri te Micotakisi për ndarjen e Maqedonisë, Kiro Gligorovi dinak u detyrua të jetë pragmatik dhe në ndërrim jo të drejtë – FYROM për aderim në politikat botërore dhe institucionet financiare. Pa to, sot Maqedonia nuk do të ishte shtet sovran dhe i pavarur. Ky është mesazhi i politikës së (ri)aktualiziar dhe ende zemëruese të mediave, gazetarëve dhe politikanëve proqeveritarë të cilët e testojnë vetëmjaftueshmërinë e një shteti dhe ekonomie të vogël dhe të pafuqishme.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

Nga maqedonishtja- Armend Nuhiu

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)