Data e sotme
November 30, 2022

Raporti i Freedom House si paralajmërim: Pushteti na okupon, gazetarët kapituluan pa luftë

Маqedonia është kualifikuar dhe vendosur në grupin e vendeve me emërtimin regjime hibride, për herë të parë pas pavarësisë. Jemi të fundit në tabelë edhe për lirinë e shprehjes dhe luftës kundër korrupsionit në raport me vendet tjera sipas raportit të Freedom House. Kush na shtyn kah gremina dhe ku është zgjidhja?

Asnjëherë nuk ka qenë më keq me mediat, komentojnë gazetarë dhe redaktorë të cilët më se 30 vite janë në profesion, në mediat e shtypura dhe ato elektronik pasiqë Freedom House, organizata ndërkombëtare për implementimin e parimeve demokratike në shoqëritë në raportin e saj të fundit konstatoi regres të demokracisë, lirisë së mediave dhe luftës kundër korrupsionit. Vendi sivjet morri vlerësim të përgjithshëm 4, që është njëra ndër më të dobëtat në rajon. Rangimet e Freedom House janë nga 1- për demokracitë më të mira, deri 7-për më të këqijat.

 

 Është rrënuar besimi në mediat

fridom-haus

 

21 Tetor 2013.Gjykata themelore Shkup 1, e dënoi gazetarin Тоmislav Kezharovski me 4,5 vite burg. Ky është lajmi që e përcollën gati të gjitha mediat në vend, dhe të cilin me vëmendje e vëzhgonin edhe organizatat e huaja për implementinin e demokracisë. Dhe më vonë Maqedoninë e vendosën në vetë fundin e rangimit sipas lirive të mediave.

Vlerësimi i përgjithshëm për vendin është 5, që është shenjë e përkeqësimit të gjendjes në krahasim me vitin e kaluar kur kishin notën 4.75.

 

 

 

Аcо Каbranov, udhëheqësi i portalit “Libertas“ dhe ish-redaktor kryesor dhe përgjegjës i A1, Alfa dhe Kanal 5,  thotë se kontrollë të këtillë ndaj mediave nuk ka pasur kurrë, bile edhe në Maqedoninë socialiste ka pasur standrarde të larta në gazetari.

aco-kabranov

Аcо Каbranov

Ngulfatja e lirisë së mediave është strategji e Gruevskit, të cilën ai e zbaton që kur hyri në kabinetin e tij në Ilindenska nr.2 Ndoshta e nënvlerësuam në qëllimin e tij, por ai 8 vite punon për marrjen nën kontrollë të të gjitha mediave. Për fat të keq, MTV jo vetëm që nuk u bë shërbim publik, siç premtonte para se të vijë në pushtet, por u bë tamam televizion partiak. Por, Gruevski nuk u ndal këtu por i morri nën kapelën e tij edhe televizionet private që janë më të shikuara. Më vonë pasoi marrja e gazetave të MPM( Dnevnik, Vest dhe Utrinski vesnik). Ai e realizon këtë agjendë duke shfrytëzuar presione ndaj pronarëve të mediave që janë biznesmenë “, thotë Kabranov.

Fajin për gjendjen e keqe të mediave ai e kërkon edhe te gazetarët të cilët nuk e fituan vetë lirinë e tyre.

 

 

 

Me mendim të ngjashëm si të Kabranovit është edhe Pande Kolemishevski, ish-drejtor dhe redaktor përgjegjës i Nova Makedonija dhe themelues i gazetës Biznis.

pande-kolemisevski

Pande Kolemishevski

Për gjendjen aktuale nuk mund të fajësohet vetëm pushteti ose regjimi aktual. Faj të madh kanë edhe vetë gazetarët, posaçërisht ata më të moshuarit, të cilët nuk e përballuan betejën si në mjedisin e tyre, ashtu edhe në kundërshtimin e veprimeve të administratës e cila mundohet që me sa më shumë ligje ti kufizojë liritë e tyre. Nuk janë të pabazuara as ndarjet në gazetarë të pasur dhe të varfër ( në vend të kualitativë dhe jokualitativë), në gazetarë të paguar me para shtetërore, nga njëra anë, dhe në gazetarë që për 20 vite u bënë pasanikë nëpërmjet donacioneve dhe granteve të huaja.  Interesat e tyre janë të ndryshme dhe kjo mund të jetë njëra nga shkaqet e uzurpimit të së drejtës për të vërtetën “, thotë Коlemishevski.

Ai shton se është rrënuar kredibiliteti dhe besimi në mediat, për të cilën dëshmojnë edhe tirazhet e vogla dhe shikueshmëria e dobët.

Кu është Maqedonia në lirinë e shprehjes në raport me vendet tjera të rajonit sipas vlerësimit të Freedom House:

Vlerësimet për lirinë e mediave në Maqedoni në 10 vitet e fundit

Viti Nota
2005 4.25
2006 4.25
2007 4.25
2008 4.25
2009 4.25
2010 4.25
2011 4.50
2012 4.75
2013 4.75
2014 5.00

 

Burimi: raporti i Freedom House 2014

 

Vlerësimet për lirinë e mediave në vendet e rajonit

Shteti Nota
Sllovenia 2.25
Hungaria 3.50
Bullgaria 4.00
Shqipëria 4.00
Kroacia 4.00
Serbia 4.00
Rumania 4.25
Mali i Zi 4.25
Bosnja-Hercegovina 4.75
Maqedonia 5.00

 

Burimi: raporti i Freedom House 2014

 

Маqedonia ndër vendet me regjime

Për shkak të praktikave të këqija në zbatimin e demokracisë, Freedom House e vendosi shtetin tonë në grupën e vendeve me emërtim regjime hibride.  „Epitettë tillë kanë edhe Shqipëria, Gjerogjia, Moldavia dhe Ukraina. Kualifikim të këtillë Maqedonia ka marrë për herë të parë pas pavarësisë.

Nga viti 2004 vendi ka rënie të vazhdueshme në rangime nga ana e kësaj organizate të njohur ndërkombëtare. Kështu, para 10 viteve vlerësimi ishte 3.82, dhe në 2012 u rrit në 3.89 dhe këtë vit për herë të parë e rrënoi kufirin psikologjik prej 4.

Në raportet e Freedom Houese analizohen 7 kategori, ja vlerësimet për vitin 2014.

Vlerësimet për vendin në vitin2014

Кategoria Nota
Procesi zgjedhor 3.25
Shoqëria civile 3.25
Demokracia në vetëqeverisjet lokale 3.75
Demokracia në institucionet qeveritare 4.25
Pavarësia e gjykatave 4.25
Lufta kundër korrupsionit 4.25
Liria e mediave 5.00
Nota mesatare 4.00

 

Burimi: raporti i Freedom House 2014

 

Në fund  – edhe në betejën kundër korrupsionit

Vendi shënon kthim prapa edhe sipas luftës me korrupsionin. Vitin e kaluar vlerësimi ishte 4, sivjet është 4.25 (shkalla nga 1 deri 7, ku 1 është vlerësimi më i mirë, ndërsa 7 më i keq). Gjendja e këtillë në vend vazhdon tashmë disa vite. Këtë vit, nga vendet e rajonit, vetëm Maqedonia dhe Bullgaria kanë regres në luftën kundër korrupsionit.

Vlerësimet për luftën kundër korrupsionit

Shteti Nota
Sllovenia 2.50
Hungaria 3.75
Kroacia 4.00
Serbia 4.25
Bullgaria 4.25
Маqedonia 4.25

 

Burimi: raporti i Freedom House 2014

 

Аna Јаnevska- Deleva, drejtoreshë ekzekutive e „Тransparencës Maqedoni “ vlerëson se vendi gjendet në fundin e Evropës në ballafaqimin me korrupsionin.

ana-janevska-delevska

Аna Јаnevska- Deleva

Sipas këtij matësi ndërkombëtar me renone të lirisë së shteteve, regjimit të Nikolla Gruevskit do ti duhen 26 deri 28 muaj që ta mbërrijë Korenë e Veriut. Më të dobët jemi në gjygjësinë anuese, por shoqëria është e korruptuar në të gjitha segmentet. Do ta përmend rastin me Makedonska banka, ku kemi rrënim të kushtetutës, ku prokurori publik nuk reagon në apelet e sektorit joqeveritar dhe opozitës “, thotë Јаnevska-Deleva.

Ajo shton se pushteti i bllokon të gjitha mekanizmat për luftë kundër korrupsionit dhe se Komisioni kundër korupsionit sikur nuk ekziston.

 

 

Mendim të ngjashëm  ka edhe Sllagjana Taseva nga „Тransparency international- Macedonia,“ e cila është edhe ish-kryetare dhe anëtare e Komisionit kundër korrupsionit.

Slagana-Taseva-slika-video

Sllagjana Taseva

AS që e shoh, as e dëgjoj dhe as që dua ta vlerësoj punën e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Ajo nuk ekziston. Thjesht, nuk është aty. Ata njerëz u tërhoqën në legalitet, fituan status profesional, kënaqen me të. Nuk janë asnjëherë në punë, dhe as që dikush i ka parë të punojnë diçka “, thotë Taseva.

Ajo shton se nëse anëtarët e Komisionit kundër korrupsionit vazhdojnë të sillen në këtë mënyrë, ky institucion do ta humb tërësisht funksionin që e ka.

Për situatën me korrupsionin e vlerësuar nga Freedom House, kërkuam deklaratë edhe nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit-  nga atje nuk morrëm përgjigje.

Editore: Stojanka Mitreska

Nga maqedonishtja- Armend Nuhiu

lefkov@yahoo.com