Data e sotme
November 30, 2022

Gruevski dhe Zaevi në shoqëri me kolegët nga Kamboxha dhe Singapori

Politikanët shpesh dijnë ta kthejnë goditjen me kërcënime për paditje dhe procese gjygjësore, por rrallë mund të gjendjet rast kur kryeministri e padit liderin e opozitës. Shembuj të tillë ka në jurisprudencën e Singaporit dhe në gjykatat e Kamboxhës

Për shkak të shqyrtimit dhe vlerësimit të provave plotësuese, Gjykata themelore Shkup 2 e shtyu fillinin e gjykimit të kryeministrit Gruevski kundër Zoran Zaev, liderin e LSDM-së opozitare.

„Jam i pafajshëm. Edhe fëmijët e vegjël e dijnë i kujt është zëri në inçizim, kush ka negociuar për shitjen e “Makedonska Banka. Andaj pres nga gjykata që ti shqyrtojë me kujdes dëshmitë në procedurë dhe gjykimi të jetë i drejtë“, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas përfundimit të seancës së parë të procesit gjygjësor në të cilin kryeministri Nikolla Gruevski e padit për shpifje në lidhje me shitjen e „Маkedonska Banka biznesmenit kontrovers serb  Јоvica Stevanoviq- Nini.

 

Shkaku për shtyerjen e procesit gjygjësor është se ekipi i avokatëve të Zaevit deri te gjygji ka dorëzuar dëshmi plotësuese( raport për ekspertizë prej agjencisë së liçencuar nga Serbia) me të cilën dëshmohet se lideri i LSDM-së nuk e ka shpifur kryeministrin Gruevski. Gjashtë avokatët që e mbrojnë Zaevin poashtu kërkuan ndalimin e seancës përgatitore derisa nuk përfundon procedura penale para Prokurorisë për kriminalitet të organizuar, deri ku LSDM dorëzoi aktpadi penale për, siç thuan nga atje, kriminalitet me vlerë prej 1.5 milionë euro gjatë shitjes së Makedonska bankës.

zaev-gruevski-sudenje-1-690x970

Përfaqësuesi i kryeministrit, avokati Nikola Dodovski nga ana tjetër, para gjykatës deklaroi se procedura qytetare dhe penale janë dy gjëra tërësisht të kundërta dhe kërkoi që procesi gjygjësor të vazhdojë pas shqyrtimit të dëshmive të reja nga ana e gjygjit.

 

Pas kësaj, gjykata, për shkak të madhësisë së dëshmive të reja, nuk e pranoi kërkesën e mbrojtjes së Zaevit për ndërprerje të procedurës por vendosi që ta prolongojë fillimin e seancës përgatitore për 3 korrik.

 

 

 

 

ÇËSHTJE PERSONALE ME PASOJA POLITIKE

Analistët politikë thuan se ky proces gjygjësor nuk është i ndryshëm nga të tjerat në të cilët palët në procedurë janë politikanë, pa marrë parasysh se në rastin konkret paditës është kryeministri, ndërsa i pala e paditur- lideri i partisë më të madhe të opozitës.

vladimir-bozinovski

Vladimir Bozhinovski

Edhepse bëhet fjalë për mbrojtjen e integritetit politik, kjo megjithatë është çështje personale mes kryeministrit i cili padit, dhe liderit të opozitës. Por sigurisht se ky rast do të ketë implikime politike sepse të dy palët në procedurë janë politikanë“, thotë analisti Vladimir Bozhinovski.

Vendimi i gjykatës që seancën ta konvokojë pikërisht në periudhën kur në parlament zgjidhet Qeveria e re, u kritikua nga OJQ Тransparency International Maqedoni.

Në suaza botërore nuk njihet rast që gjykata të fillojë proces gjygjësor kundër qytetarit që është i akuzuar për shpifje dhe ofendim, ndërsa pikërisht ai ka denoncuar rast të korrupsionit. Rast i tillë është ky i joni me afërën Makedonska banka ku qytetarit që publikisht ka zbardhur korrupsion të mundshëm, ose këtë e publikon një parti politike, është akuzuar për shpifje. Ndërsa organet shtetërore e kanë injoruar Ligjin për parandalimin e korrupsionit në pjesën ku thuhet se nuk mund të ndërmerret ndjekje penale ose të thirret në çfarëdolloj tjetër përgjegjësie personi që ka zbardhur të dhëna që tregojnë ekzistencë të korrupsionit.

Slagana-Taseva-slika-video

Sllagjana Taseva

Personi ka të drejtë për dëmshpërblim të dëmit që mund ta ketë ai ose anëtar i familjes së tij për shkak të dëshmimit apo deklaratës së dhënë thotë Sllagjana Taseva, kryetare e Тransparency International Maqedoni.   duke folur për mangësitë e propozim-ligjit për parandalimin e korrupsionit.

 

Gruevski kunër Zaevit rast i parë në Evropë

 

As politikanët tjerë nëpër botë nuk e kanë të panjohur që të paditen për arsye të ndryshme, por megjithatë, paditje për shpifje dhe ofendim mes një kryeministrit dhe liderit të opozitës janë të rralla, ndërsa rasti Gruevski kundër Zaevit është i pari në Evropë.

Para ca kohësh, Internacionalja Liberale në faqen e saj publikoi se lideri i opozitës në Kamboxha, deputetja Mu Soshua e ka hubnur kontestin për shpifje kundër kryeministrit Hun Sen.

mu-sochua-hun-sen

Mu Soshua/ Hun Sen

Gjykata në kryeqytetin e Kamboxhës Pnom Pen vendosi se Soshua nga partia më e madhe opozitare e Sem Rensi është fajtore për akuza të rrejshme se kryeministri Sem ka thënë fjalë fyese në llogari të saj. Kjo ishte edhe shkaku pse kryeministri vendosi të përgjigjet me kundër- padi që mbaroi në dobi të tij.

Kjo ishte konkluzë e patjetërsueshme. Unë nuk jam e habitur, vetëm jam e pikëlluar e pikëlluar sepse njerëzit në Kamboxha vazhdojnë të jetojnë në vend ku drejtësi ka vetëm për ata që kanë para dhe fuqi. Vendimi është i motivuar politikisht “, deklaroi Soshua pas shqiptimit të aktvendimit.

Aktvendimin e konfirmoi Gjykata e Apelit të Kamboxhës, ndërsa partia opozitare doli me reaksion se gjykata i ka anashkaluar parimet e gjykimit të drejtë dhe verbërisht i është mbajtur  aktvendimit të Gjykatës themelore. Reaksione kishte edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe OKB-ja.

Në analet e politikës botërore dhe jurisprudencës singaporiane do të mbetet edhe rasti gjygjësor në të cilin ish-kryeministri Gok Çok Tong e paditi liderin e opozitës së Partisë Punëtore, Xhoshua Benxhamin Xhieretam për shpifje kur njeriu i parë i partisë opozitare në Singapor para masës së njerëzve e ka „paraqitur Qeverinë në dritë të keqe  “. Kryeminitri  kërkonte dëmshpërblim prej 200.000 dollarëve ndërsa mbrojtja këtë e vlëerësoi si hakmarrje politike dhe mundësi të mirë për bankrotimin e liderit të opozitës me çka do të mund të largohet edhe nga parlamenti. Përveç kryeministrit, , Xhieretam u padit edhe nga 11 funksionarë tjerë të Partisë së aksionit popullor (PAP) në pushtet  për shpifje se policia ka përgatitur dy raporte kundër funksionarëve të lartë të PAP, ndër të cilët edhe 11 paditësit.

Zoran Zaev, lideri i LSDM-së opozitare në prill të këtij viti e akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski se ai personalisht e ka shitur  „Маkedonska bankaSHA Shkup biznesmenit kontrovers serb  Јоvica Stevanoviq- Nini.

Banka është shitur përmes kompanive 4 off-shore dhe dy kompanive vendase që zyrtarisht kanë poseduar 51% të aksioneve në Маkedonska bankandërsa kanë qenë nën kontrollë të Gruevskit. Të njëjtat aksione i janë shitur Ninit deklaroi atëherë Zaevi.

 

Gruevski  akuzave iu kundërpërgjigj me padi me të cilën nga Zaevi kërkon gjysml milion dollarë dëmshpërblim për shkak të akuzave për kriminalitet gjatë shitjes së  „Маkedonska banka. Seanca e ardhshme është caktuar për 3 korrik këtë vit.

Nga maqedonishtja- Armend Nuhiu

opetceska@inbox7.mk