Data e sotme
November 30, 2022

Testimi ekstern, realizmi i tij intern

Testimi ekstern u realizua me shumë devijime pedagogjike. Ky proces ishte i paramenduar të jetë vlerësim i jashtëm, ndërsa testatorë ishin arsimtarët e shkollave ku punojnë. Rezultati i tetëvjeçareve ishte solid

Rezultatet e testimit ekstern të gjysmëmaturantëve kanë shënuar rritje prej 0.14 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Këtë vit nota mesatare e atyre që përfunduan tetëvjeçaren ishte 3.67, ndërsa vitin e kaluar kjo mesatare ishte 3.53.

Menjëherë pas kumtimit të rezultateve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) bëri publik qëndrimin e saj. “Kemi edhe shumë të punojmë për ngritjen e cilësisë në procesin arsimor në Maqedoni. Testimi ekstern është njëri nga segmentet, i cili, duhet të kontribuojë për rritjen e cilësisë në arsim”, ka deklaruar tashmë zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski, i cili ka qenë në pozitën e ministrit në këtë dikaster.

Rezultate më të mira kanë arritur nxënësit e Shkollës Fillore “Goce Dellcev” në komunën QendërShkupit me mesatare 4.95, ndërsa rezultate më të dobëta kanë arritur gjysmëmaturantët e Shkollës Fillore “Strasho Pinxhur” në komunën Karbinci, të cilët kanë arritur mesatare prej 2.52.

 

Arsimtarët mbrojnë veten, ndihmojnë nxënësit

 

Janë vërejtur edhe raste kur vetë arsimtarët kanë ndihmuar nxënësit që të përgjigjen ose përgjigjet janë diktuar nga ndonjë nxënës, ndërsa arsimtari ka qenë vetëm vrojtues i ngjarjes.

eksterno-testiranje

Pikërisht arsimtarët, të cilët duhet të vlerësohen për punën e tyre, kanë qenë mbikëqyrës të testimit ekstern apo të jashtëm të dijeve të nxëna nga gjysmëmaturantët.

Nxënësit kanë pasur nga 60 minuta kohë, për t’iu përgjigjur 30 pyetjeve në lëndë, të cilat janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZHA).

Drejtori i Shkollës Fillore “Jeronim De Rada” të fshatit Çerkez, Hakik Jahiu deklaroi për Inbox7 se aspak nuk është i kënaqur me rezultatet e klasave të teta, sepse disa nxënës janë vlerësuar me nota të dobëta, si pasojë e pyetjeve të pakuptimta, të cilat kanë qenë të përkthyera në gjuhën shqipe.

Ka pasur edhe pyetje të formuluara nga librat me autorë që ne nuk i kemi zgjedhur, ngase shkollat kanë të drejt zgjedhjeje të autorit. Problem tjetër është që në dëftesë nuk guxon të shkruhet nota e dobët 1 edhe pse vitin e kaluar është folur që nota më e dobët të jetë nota 2 apo mjaftueshëm dhe nuk dimë si të veprojmë me këto raste”, tha Jahiu.

Disa nxënës të cilët kanë notë mesatare 5.00 gjatë vitit, në testimin ekstern janë vlerësuar me 3 ose 4, ndërsa disa që kanë pasur notën mesatare 2 ose 3, në ekstern kanë marrë 5 në të dy lëndët”, sqaroi Jahiu.

Ndërsa drejtori i Shkollës Fillore “Nuri Mazari”DollogozhdëStrugës, Mexhit Imeri deklaroi se kjo shkollë këtë vit ka shënuar përparim në aspektin e rezultateve.

Nuk kemi asnjë nxënës me nota te dobëta. Sa i përket mesatares, akoma nuk e dimë saktësisht se presim të mbahet këshilli për ta konstatuar saktë atë, por këtë vit ne kemi arritur rezultate shumë pozitive në testimin ekstern, por edhe në garat e ndryshme shkollore në nivel rajonal por edhe më gjerë.”, tha drejtori Asani.

 

Dilema mbi justifikimin pedagogjik të eksternit

 

Për më shumë drejtori i Shkollës Fillore të Çerkezit, Hakik Jahiu shprehu dilema se testimi ekstern përputhet me normat apo parimet pedagogjike.

Jahiu  potencoi  se arsimtarët  bëjnë vlerësim ditor, javor dhe mujor të nxënësve.

Arsimtarët në planet ditore të kanë nga një grafë të vogël për notimin apo përcjelljen e fëmijëve në mënyrë sistematike në çdo orë mësimore. Çfarë vlere ka tani testimi ekstern ku nxënësi vlerësohet gjatë tërë vitit dhe ky vlerësim është i barasvlershëm me vlerësim vetëm përmes një testi njëorësh”, theksoi Jahiu.

nxenes

Ndryshe arsimtarët dhe drejtorët e shkollave fillore kanë ngritur shqetësime të shumta se në këtë proces shpenzohet shumë energji, nxënësve dhe mësimdhënësve u krijohet stres i madh, aq më tepër që organizohen në fund të viti shkollor, por edhe shpenzohen shumë mjete financiare.

Sipas tyre, ky proces aspak nuk ka dhënë efektet e pritura, aq më shumë, kur dihet se testimi ka qenë ekstern, por realizimi i tij ka qenë intern.

 

Magazina online Inbox7 në vazhdimësi ka analizuar devijimet e testimit ekstern

Shumë pyetje të përkthyera nga maqedonishtja në shqip nuk janë kuptuar edhe nga arsimtarët. Megjithë deklarimet publike të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), se janë korrigjuar rreth 3461 pyetje, mësimdhënësit patën shumë vërejtje sa i përket nivelit të përkthimit të pyetjeve në gjuhën shqipe, probleme të cilat në masë të madhe kanë qenë të pranishme edhe gjatë vitit të kaluar.

Ndërsa drejtoria e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA) vetëm se shpreh keqardhje për gabimet e shumta gjuhësore, të cilat janë vërejtur në testet e lëndëve të ndryshme, por edhe u arsyetua se kishte përgatitur rreth 100 mijë pyetje, prandaj gabimet ka qenë të mundshme. Shpallja e rezultateve për ata që përfunduan tetëvjeçaren u bë më herët, sepse më 23 dhe 24 qershor bëhet regjistrimi i tyre në shkollat e mesme.

 

Redaktor: Selim Ibraimi

tahiri@inbox7.mk