Data e sotme
January 31, 2023

Udhëheqësi i verbër

Latest posts by Мерсел Биљали (see all)

Një njeri i varfër ka lypur në rrugë. Që kalimtarët të jenë më të mëshirshëm, ai ka vendosur një mbishkrim  “unë jam i verbër” Por, kjo nuk i ka ndihmuar shumë. Mezi ka mbledhur pak para të imëta. Kalon një njeri, afrohet te mbishkrimi, përmirëson diçka në mbishkrim dhe largohet. Befasisht sheshiri fillon të mbushet. Çfarë bëri ky njeriu, mendoi në vete lypësi tashmë i  ngacmuar! Kah fund i ditës lypësi kuptoi se i panjohuri i ka bërë korrigjim në mbishkrimin: “sot është dita e parë e pranverës, dhe unë nuk kam sy të shoh këtë”.

Mësimi është – nëse nuk ju ec puna, ndryshoni strategjinë. Pushteti dhe opozita përgatiten për dialog të imponuar nga jashtë. Në parim, diktatorët bisedojnë vetëm kur e kanë patjetër, por edhe atëherë mundohen që mos ndryshojnë asgjë. Edhe nëse diçka negociohet- ajo është letër toaleti. DPMNE thotë se do të bisedojë që “qytetarët mos të vuajnë dëme për shkak të sjelljes së kryesisë së LSDM-së” !Përndryshe nuk ka nevojë për bisedime. Tek ne rrjedh mjaltë dhe qumësht. Këtu opozita patjetër  duhet të ndërtojë veprim të fuqishëm multiplicit. Ajo duhet të bisedojë për rrënim pa dhunë të regjimit, por nëse kjo nuk jep rezultate, atëherë duhet ti shfrytëzojë të gjitha mjetet në dispozicion, sepse bëhet fjalë për regjim që qeveris në mënyrë jokushtetuese. I ka suspenduar institucionet, i keqpërdor paratë publike, bën kriminalitet të paparë. A ka jokushtetuetshmëri më të madhe se kjo? Opozita vazhdimisht duhet të paralajmërojë për pasojat e harxhimit të parave për antiko-mani kur 30% e njerëzve në shtet luftojnë për ekzistencë .Të paralajmërojë se pushteti ndërton fshatra të Potemkinit që të uriturit ti detyrojë që të ndjehen krenarë. Të krijojë njerëz të cilëve e zeza do tu duket si e bardhë, e vogla si e madhe; e mira si e keqe; skamja si mirëqenie; mjerimi si pasuri; mashtrimi si e vërtetë; imoraliteti si moral. Njerëz të cilët do ti detyrojë të qeshen edhe atëherë kur u qahet; të duken të lumtur edhe kur janë të pikëlluar; të ndjejnë mirëqenie edhe atëherë kur janë në mjerim. Njërëz të cilëve varfërinë do ta kenë pasuri më të madhe. Këto janë rezultate nga udhëheqës me shpirt të zbrazur, moral të zbrazur dhe xhepa të mbushur. Shtetin e udhëheqin njerëz pa shpirt.

Оpozita nuk duhet të mashtrohet se do e rrëzojë pushtetin me eksplodime të mëdha. Ai rrënohet çdo ditë, duke treguar problemet dhe duke ofruar zgjidhje konkrete. Të tregojë se për shkak të qeverisjes së këtillë këto tetë vite humbëm dhjetëra miliardë euro investime të drejtpërdrejta.E humbëm Korridorin 8, vlera e të cilit ishte tepër e çmuar. E humbëm tubën optike telekomunikuese me vlerë prej rreth 700 milionë euro (vetëm për territorin tonë).E humbëm përçuesin horizontal 400 kilovatësh me vlerë prej rreth 900 milionë euro.E humbëm hekurudhën dykahëshe me vlerë prej mbi 1 miliardë euro. Nëse përlloagarisim sa do të fitonim me eksploatimin e tyre, shifrat janë astronomike. Njohëzit thuan se vetëm për 30 vite shfrytëzim të këtyre projekteve Maqedonia do të përfitonte  rreth 25 miliardë euro. Tani këto projekte janë drejtuar kah Greqia, Shqipëria, Serbia dhe Kosova (Via Ignacia , autostrada Durrës- Kosovë që do të vazhdojë nëpër Serbinë jugore deri në Bullgari).Kjo është goditje vdekjeprurëse pëedhe sistemi strategjik i gasifikimit TAP, i cili do të kalojë nëpër Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore (njëri krah do të vazhdojë për në Itali dhe tjetri për në Mal të Zi, B e H, Kroaci, etj).Ndërsa pushteti ynë lëvdërohej për krah të mundshëm nga Rrjedha jugore vetëm për furnizimin tone. Edhe ai tash është në pikëpyetje të madhe. Shtetet luftojnë për pozicione tranzicionale, ndërsa ne këtë e kishim në pjatë dhe e lëshuam.  Тranziti mundëson profit plotësues, investime, relevance gjeopolitike, vende të reja punë, etj.Opinioni duhet të mësojë se derisa lojtarët ballkanikë kanë vizatuar dhe realizuar strategji të mëdha, pushteti ynë ka bërë kampanjë parazgjedhore. I ka edukuar votuesit të besojnë në mashtrime. Të besojnë një zot i cili nuk meriton të jetë as njeri. Të besojnë në regjim që ka ngritur përmendore për të rrënuar njerëz. Pasioni për para tek udhëheqësit e përcakton fatin tonë.Ndërsa dihet se çfarë fuqie magjike kanë paratë. Ata i bëjnë të parëndësishme kohën, hapësirën dhe fjalët. Morali, parimet dhe ligjet i bëjnë jofunksionale. Për më tepër, kur flet paraja, gojët mbyllen. Kjo duhet të ndërpritet sa më shpejt. Pa marrë parasysh çmimin. Bisedimet janë mundësi të dëshmohet se ky regjim është i papërmirësueshëm. Udhëheqësi është i verbër.

 

Nga maqedonishtja- Armend Nuhiu

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

bilali@inbox7.mk