Data e sotme
September 21, 2019

Gropa të sanuara, qarkullim efikas

Sanimi i gropave në Tetovë do të vazhdojë deri sa të shpenzohen mjetet e parapara të buxhetit komunal për vitin 2014.Pritet të lehtësohet qarkullimi rrugor në Tetovë

Орхан Цека

ceka@inbox7.mk

Latest posts by Орхан Цека (see all)

co-author: Enisa Bajrami

 

Ka filluar rregullimi i infrastrukturës rrugore nëpër zona të ndryshme të Tetovës.Megjithatë është pothuajse e vështirë të gjendet një lagje në Tetovë e cila nuk ballafaqohet me problemin e gropave.

2014-06-21 13.52.182014-06-21 13.45.44

Ky problem daton me vite, dhe çdo kryetar komune që ka marrë postin udhëheqës ka premtuar rregullimin dhe përmirësimin e infrastrukturës.Ndërkohë në qytet kanë filluar të shihen lëvizje të punëtorëve të cilët  bëjnë sanimin e gropave nëpër zona të ndryshme të qytetit dhe pranë akseve rrugore.

A është ky fillimi i realizimit të premtimeve: Tetova pa gropa?  Zyrtarë të Komunës së Tetovës thanë për Inbox7 se sanimi i tyre do të vazhdojë deri sa të shpenzohen mjetet financiare të ndara për këtë qëllim.

Sanimi i gropave do të vazhdojë deri sa të shpenzohen mjetet e parapara për këtë qëllim në buxhetin komunal për vitin 2014”, tha Lume Hyseini nga Zyra për Informim e Komunës së Tetovës.Ajo tha se për vitin 2014 për sanimin e gropave nga buxheti  janë paraparë  9 milion denarë.

Se sa asfalt harxhohet për një gropë, kjo varet nga dimenzioni, gjerësia dhe thellësia.Ndërsa gropat e rrugëve të qytetit nuk i kanë specifikat e njëjta”, theksoi Hyseini.

2014-06-21 13.38.072014-06-21 13.36.25

Banorët e qytetit shprehen se sanimi është veprim i mirë dhe i domosdoshëm, pasi sipas tyre ata do të pësojnë më pak nga gropat.Arianit Xhaferi qytetarë i Tetovës shprehet se gropat shkaktojnë dëmtime të mëdha në përditshmërinë tonë.“Gropat nëpër rrugët e qytetit na kushtojnë shtrenjtë, sepse po na dëmtohen makinat dhe po na vështirësohet lëvizja e lirë ”, thotë ai.

“Gropat janë një nga defektet e qytetit që jo vetëm dëmtojnë automobilat, por në të njëjtën kohë krijojnë edhe një imazh të shëmtuar dhe një pasqyrë të keqe për qytetin në përgjithesi.Ata që pësojnë dhe vuajnë më shumë nga të njëjtat janë xhepat e qytetarëve të thjeshtë që duhet t’i përballojnë shpenzimet për dëmtimet. Nëse duam ta shohim qytetin tonë të bukur dhe të rregulluar, duhet të fillojmë nga gjërat e vogla siç janë gropat,” thotë Dokleata Qamili.

Mendoj se sanimi është gjë e mirë, por duhet një zgjidhje afatgjate dhe që punimet të bëhen natën, dhe të mos bllokohet komunikacioni në një qytet të stërmbushur me automjete.Mendoj se qytetarët meritojnë të kenë rrugë të asfaltuara dhe me këtë zvoglohen harxhimet e qytetarëve nga dëmet që bëhen ndaj automjeteve të tyre të shkaktuara nga gropat”, thotë Bekim Asani.

2014-06-16 17.40.32

Megjithatë Hyseini specifikoi se gropat e qytetit sanohen sipas planit të Sektorit për Rrugë dhe Komunikacion i cili ka bërë ndarjen në rrugë prioritare, hyrjet në qytet, bulevardet, rrugët që lidhen me qendrën e qytetit të cilat janë më të frekuentuara, rrugë të prioritetit të dytë dhe të tretë.

Sipas mediave, me masat e fundit të ndërmarra nga organet lokale, pritet të sanohen dhe riparohen  gropat ,trotuaret dhe rrugët kryesore të qytetit të Tetovës. Ndërkaq, sipas planifikuesëve, strategjia afatgjate urbanistike shihet si rrugëdalje për qytetet e stërngarkuara.

 

 

 

Planifikimi urban në esencë është rezultati i regullimit të infrastrukturave të ndryshme që kanë të bëjnë me ndërtimet si: infrastrukturën teknike, ekonominë, infrastrukturën sociale, infrastruktura e gjelbërt ,turistike, trashigiminë kulturore dhe në përgjithësi shërbimet komunale,respektivisht çdo gjë që nënkupton një qytet funksional dhe kompatitiv.Planifikimi asesi nuk duhet kuptuar si një aksion por si një proces afatgjatë.

merita

Planifikimi i mirëfilltë do nënkuptonte analizën e demografisë dhe ndjekjen e rritjes së popullatës si dhe migracioneve në një qytet apo rajon,sepse dinamizmi i qytetit pasqyrohet pikërisht në një sinkronizim të nevojve dhe ofertës së shërbimeve në kuptimin më kompleks të nocionit.

 

Merita Maksuti, magjistre e arkitekturës 

 

Redaktor: Selim Ibraimi

ceka@inbox7.mk