Data e sotme
December 1, 2022

Qytetarët e Maqedonisë paguajnë regjistrim më të shtrenjtë

Çmimi i regjistrimit tek ne është 200 euro (pa karton të gjelbërt), në Serbi është 180 euro, Bosnja arkëton 175 euro, Kosova 170, ndërsa në Bullgari kushton 110 euro

Zoran M, vozitës nga Koçani, i revoltuar e braktis filialën e njërës nga bankat ku ka paguar 5.000 denarë për regjistrimin e veturës së tij:

Na rrjepin deri në lëkurë. Për taksë komunale, për mabient jetësor, pastaj për rrugë dhe në fund më doli dreq e gjysmë “, ankohet Zorani.

registraski tablici

Me mendim të ngjashëm është edhe strumicasi Goran Petrov, i cili deklaron se automobili i tij deri para 5-6 viteve ka qenë me tabela bullgare dhe për regjistrimin e tij atje ka paguar 3 herë më lirë.

Në Bullgari regjistrimi dhe karta e gjelbër më kushton 18o levë (4.800 denarë) ndërsa këtu për të njëjtën veturë paguaj 13.000 denarë, edhe atë pa karton të gjelbërt , thotëPetrov.

Ai shton se punon në firmë private dhe se duhet të ndajë një rrogë të tërë për regjistrim të veturës, bile rroga mund edhe të mos mbërrijë.

Me kosto të ulëta për kontrollimin teknik mund të lëvdërohet edhe Sreqko Qiriq, nga Nishi, Serbi.

Vetura ime ka vëllim të motorit prej 1.900 kubikë dhe për të paguaj rreth 10 euro për kontrollim teknik. Paratë tjera prej 180 euro sa kushton regjistrimi, janë kartoni i gjelbërt dhe sigurimi për auto-përgjegjësi “, thotë Qiriq.

Përndryshe, në Maqedoni në vit regjistrohen rreth 470.000 automjete sipas Byrosë  kombëtare për sigurime.

 

Çmimi i regjistrimit të automjetit 15-vjeçar me vëllim të motorit prej 2000 centimetër kub

Vendi Harxhimet themelore për regjistrim të automjetit (në euro) % nga rroga mesatare
Maqedonia 290 (200regjistrimi +90 kartoni i gjelbërt) 85%
Kroacia 450 60%
Коsova 170 49%
Serbia 180 45%
Bosnnja Hercegovina 175 40%
Sllovenia 310 31%
Bullgaria 110 26%

 

Burimi: Analiza e Inbox7

 

 

Kostot e larta për regjistrim kompenzohen me kartonin e gjelbërt

Kostot e larta për regjistrim që i paguajnë vozitësit nga Maqedonia kompenzohen me praktikën që mos të nxjerret kartoni i gjelbërt si harxhim gjatë regjistrimit. Ai në Maqedoni paguhet 60 deri 90 euro varësisht nga automjeti vetëm nëse vozitësi e vozit jashtë vendit. Në vendet tjera kartoni i gjelbërt kryesisht inkorporohet në polisën e sigurimit, thotë Leposava Gelevska, punonjëse e Byrosë kombëtare për sigurime.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Qeveria, që ti ulë kostot e qytetarëve gjatë regjistrimit të automjeteve, e hoqi kartonin e gjelbërt nga kostot e obligueshme gjatë regjistrimit. Kjo krijon huti tek vozitësit sepse në vendet tjera kostot për kartonin e gjelbërt përfshihen në polisën e sigurimit dhe ata paguajnë 10 ose 20 euro për kostot manipulative,“, thotë Gelevska.

Ajo shton se çdo për automjet të katërt në vend  nxjerret kartoni i gjelbërt dhe se vitin e kaluar janë shitur rreth 130.000 kartona të gjelbërt.

PërАleksandar Damjanov, Маqedonas i kthyer nga Sllovenia, këto janë kosto tepër të larta për regjistrim përballë asaj që afrohet. Sllovenia dhe Maqedonis kanë kosto të njëjta të sigurimit, por atje ka shërbime më të mira dhe polisa e sigurimit mbulon më tepër rreziqe.

Në Slloveni, nëse i ç`regjitroni auto-targat dhe nëse e largoni nga qarkullimi ose e shitni veturën jashtë Sllovenisë, kompania e sigurimit do të përllogarisë edhe sa kohë polisa nuk do të shfrytëzohet, dhe do t`ua kthejë paratë  “, thotëDamjanov.

Mysafiri dhe miku i tij nga Sllovenia, Јоzhe Pletnikar,ankohet për rrugët e këqija.

Në Maqedoni paguhet vlerë e njëjtë për mirëmbajtjen e rrugëve, por në Slloveni rrugët janë të rregulluara, asfalt ka pranë çdo shtëpie, vendbanimet janë të lidhura me rrugë të shkëlqyeshme . Kur udhëtoja nga Velesi për në Shtip, do e thyeja veturën, ka gropa nëpër rrugë ku lirisht mund të të bjerë edhe goma “, ankohet Pletnikar.

 

Gati gjysma e parave për regjistrim shkojnë për shtetin

Rreth 40% nga vlera e regjistrimit të automjetit shkon si kosto për shtetin, ankohen vozitësit.

Slave Giçevski nga Maleshevija ankohet se një pjesë e madhe e taksave që paguhen tek ne, nuk i kanë vendet tjera.

„Djali im ka veturë me auto-targa bullgare dhe gati se nuk ka kosto për shtetin gjatë regjistrimit. Paguan një cikërrimë të imët atje. Kur unë shkoj ta regjistroj veturën, me vete mbaj 5 fletëpagesa, pasataj shkoj në bankë për secilën fletëpagesë ku më marrin nga 35 denarë provizion bankar, ndërsa vetë taksa është, p.sh. 20 denarë  “, ankohet Giçevski.

Roberto Rogozharski, udhëheqës i stacionit të kontrollimit teknik në Shtip thotë se këto harxhime duhet ti paguajë secili vozitës, sepse janë të përcaktuara me ligj.

Stacionet e kontrollës teknike arkëtojnë rreth 15% nga të gjitha kostot e regjistrimit të automjeteve, dhe kostot jera janë të përcaktuara nga ana e shtetit dhe ata duhet patjetër të transferohen në konton shtetërore “, thotëRogozharski.

 Tabela e regjistrimit të automjetit 15-vjeçar me vëllim të motorit prej 2000 centimetër kub.

Harxhimet

Vlera

Kontrollimi teknik

1300

Taksa komunale

600

Ambienti

150

RSBPS

14

SPI

100

Kryqi i kuq

25

Benefitet nga kontrollimi teknik

122

Kompletimi i dokumentacionit

605

Polisa e sigurimit

6.626

Provizioni bankar

150

Taksa për shfrytëzimin e rrugëve

2.400

Gjithsejt

12.100

 

Përktheu ga maqedonishtja – Armend Nuhiu

lefkov@yahoo.com