Data e sotme
December 12, 2019

QEVERIA TEKNIKE – “ LAVATRIÇE“ (Bursë zgjedhore 5)

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Është mbrëmje… Autobusi përplot me pensionistë dhe nxënës në pushime. Është nxehtë, nuk frymohet.

-“ Pse aktrojnë çmenduri”?Dh eaq. Të gjithë e dinë kush, kur dhe pse?

Asnjë nga pasagjerët nuk e di se sa është e shtrenjtë bileta papagesë – autobusë të parapaguar të NPT, shfrytëzuesit social që nuk kanë dhënë asnjë denarë për energji elektrike, telefon, banka….për ata 12-15 milion euro për veprimin më demagogjik – shlyerjen e borxheve të tyre, pasuan pensione më të larta, pastaj subvencione për bujqit? Një arsenal i tërë për betejen e radhës – si vitin e ardhshëm do të shlyejmë 700 milionë euro  këste të   arritura  për borxhet nga jashtë.

“Të gjithë jemi për në lavatriçe“. Ky zhargon autobusi është komenti më i mirë i votuesve prej moshës 18 deri në 88 vjeç, viktima të pafajshme të hollokaustit maqedonas zgjedhoro-tranzitor (hollo – plotësisht, kaust – djegje). E gjithë e vërteta qëndron në dy fjali:

Maqedonia humbi 4,6miliardë dollarë në periudhën mes 2011-2010 përmes krimit, korrupsionit dhe evazionit fiskal nga ana e politikanëve, personave zyrtarë, biznismenëve, korrporatave ndërkombëtare. Bëhet fjalëpër 44 përqind nga bruto- prodhimi vendor në vitin 2011, siç analizonte Instituti Adriatik për politikë publike.

Në politikën maqedonase ndryshojnë vetëm tandemët udhëheqës. Para dialogut të Kryeministrit Georgievski dhe opozitarit Crvenkovski u shit Telekomi dhe menjëherë u zhdukën 20 milion dollarë. Pastaj pasoi OKTA dhe dyshimi se me një marrëveshje dhe status të dëmshëm dhe monopolist u zhdukën 500 milion dollarë, siç edhe vërtetonin pjesëmarrësit në një debat TV. Pastaj EVN, pas marrjes së saj nga ana e të huajve ktheu një të tretën e investimit, vetëm përmes faturimit të borxheve të mbetura dy dekadëshe nga konsumatorët e Maqedonisë.

As edhe të dy qeveritë pas marrëveshjes kokë – më – kokë të Cërvenkovskit –Georgievskit nuk i hapën transaksionet e dyshimta, siç  kryeministri i parë i VMRO-së, pas marrjes së pushtetit, u kënaq me pagesat private, në vend të rishikimit të privatizimeve të dyshimta. Kush në të vërtetë do të përgjigjet që pjesë e të ardhurave nacionale u derdhën në llogari korporative private përmes  beneficionit të çmimit të energjisë elektrike, për më së paku tre kompanitë e mëdha private. Nga 100 milionë euro  në vit.

E gënjeshtra të larme ka ende dhe ato akoma po zbatohen. Kush ende e mban mend investimit portugez për ndërtimin e kompleksti elitar “Akua pura” në Prespë, promovuar nga Buzlevski dhe Plevneshi. Licitimi filloi me 20 dhe përfundoi me 60 milion dollarë. As të huaj, as para.

Subratizimi i ekonomisë dhe politikës maqedonase vazhdon edhe përmes menaxhimit të sukseshëm financiar të tandemit Gruevski- Stavrevski.

„Nuk arriti asnjën ga 20 mijë lopë, nuk ka punësime, nuk ka shpallje…, “, shkruan B92. Nga fqinjësia thonë se Serbia shpëtoi nga Subrata.Në Maqedoni i kërkojnë një alternativë.

“Tregjet u transferuan në variantin e kapitalizmit shtetëror. Kjo nënkupton ngadalësimin e tempos së reformave, rolit më të madh ekonomik të ndërmarrjeve në pronësi shtetërore (si edhe për bankat shtetërore në shpërndarjen e kredive dhe kursimeve), si dhe të nacionalizmit të resurseve, nacionalizmit tregtar”…. Nurievël Rubini, profesor i Shkollës ekonomike në Njujork, lajmëtari i krizës botërore hipotekare dhe financiare.

Është e njëjtë matrica politike para secilit dialog jashtë institucional. Konflikte, (stër)shitje të pronësisë shtetërore. Kodi partiak i LSDM nuk ka ndryshuar – duhet të ndërmjetësojnë të huajt, duke filluar nga Hollbruku, Nimici, Perdju, File..Kush është i ardhshmi? Nëse tani më vetëm të huajt dhe misionarët janë garantues për stabilitetin politiko-etnik-financiar të Maqedonisë, a nuk është më logjike që në tryezë të vihet kërkesa dhe ideja për një Bord Valutor të FMN në Maqedoni? Si në rastin e Bullgarisë, ku tek fqinjët defiçiti buxhetor është ndër më të ulëtit në Europë. Borxhet që janë bërë dhe të cilat bëhen tani, do ti shlyejnë gjenerata pas Gruevskit dhe Zaevit. Si me rastin e sanimit të ndërmarrjeve të mëdha humbëse ose pastrimit të Bankës Ekonomike nga dubiozat prej më së paku 300 milion dollarë, që deri vjet i paguanin obliguesit tatimor të Maqedonisë.

Pa një matricë ideologjike radikale të socialdemokracisë, kërkesat e LSDM-së janë jetëshkurtër. Në vend  të regjistrimit, dhe pastaj pastrimit të listës zgjedhore, socialdemokratët i kënaqën me demokracinë e gishtit të madh. Janë hapur skandale, e pastaj publikisht të zvarritura, që shpie deri tek një konkludim për një marrëveshje të ngushtë partiake ose bilateralo- politike. Banka maqedonase është lëmi e mashtrimeve të përbashkëta e kuadrove të afërt me LSDM ose filialave të DPMNE-së. Dhe çfarë ndodh. Heshtja e memecit Zvërlevski nuk do të thotë edhe heshtje në LSDM-së. Ose?

Ose? Amnestimi i kapitalit, lexo – transaksioneve kriminele. Idenë disa herë e promovoi personi i parë mbi tatimet në Kabinetin e Gruevskit. A ka një marrëveshje të këtillë joformale të pararendësve? Kush do të garantojë se çfarë negociohet në katër sy?

Përmbajtje e madhe dhe pa koncept është  kërkesa për Qeveri teknike. Atë Gruevski do ta pranojë më vonë pasi që të shëtisë liderin e LSDM. Mu në kohën kur patriotët do të duhej të ndajnë përgjegjësinë personale mbi kontestin me emrin dhe prolongimin e anëatrësimit në NATO? Atëherë do të vlejë deklarata për përkuljen kurrizore. Por edhe kjo është menaxhim dështues në dialogun me Pushtetin.

Gruevski është një artist më i madh në manipulimin e opinionit publik. A nuk ju duket se Ai ka punë me kundërshtarë të padenjë?

Luftë, shitja e Telekomit, Okta, EVN, vijon MEPSO, ndoshta edhe TEC Manastir???

Përktheu nga maqedonishtja- Armend Nuhiu

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)