Data e sotme
October 20, 2020

Arkëtimi pesë herë më i shtrenjtë se borxhi

Çdo familje e katërt në vend ka pasur probleme me pagesën e borxheve, për më tepër për shkak të rritjes së kostove në fletoret e zeza të përmbaruesve. Ata kanë arkëtuar 127 milionë euro në emër të borxhit gjatë vitit të kaluar. Ky është trend i keq dhe flet për rritjen e varfërisë në vend, analizojnë ekonomistët

co-author: Iskra Opetcheska

 

Struganja 40-vjeçare Irena P. për pak nuk është rrëzuar në dyshemenë e zyrës së saj kur ka marrë shkresë nga përmbaruesi se për shkak të borxhit prej 20.000 denarëve do të duhet të paguajë gati 55.000 denarë.

Borxhi ka qenë rreth 20.000 denarë për shërbim të kryer për një kompani ndërtimore. Por, pronari, në vend që të më informojë personalisht,  menjëherë ka shkuar te përmbaruesi. Pasatj më duhej 9 muaj të paguaj nga 6.000 denarë. Kështu, në fund, unë për borxh prej 350 euro paguajta gati 1000 euro “, rrëfen Irena.

Banka i ka ndalur 9 muaj nga 6.000 denarë pa e respektuar rregullin se borxhliut nuk mund ti merret më shumë se një e treta e shumës së rrogës.

Probleme të ngjashme këto ditë ka edhe Nikolla Petrovski nga Manastiri, të cilit banka ia ka bllokuar llogarinë. Ai javën e kaluar ka shkuar te banka më e afërt dhe ka përjetuar shok.

Nëpunësja më tha se llogaria është bllokuar nga përmbaruesi dhe se nuk mund të paguaj për shërbimet ku shkon nipi im. Më thanë se paraprakisht duhet ta paguaj tërë borxhin që të zhbllokohet llogaria. Pastaj e njëjta nëpunëse më kërkoi 50 denarë që të më tregojë kush është përmbaruesi që ma ka bllokuar llogarinë. Notarë, përmbarues, gjykata, shteti. Do na rrjepin deri në lëkurë. Arrogancë të këtillë nuk ka pasur as në kohën e turkut, kur tatimmbledhsit kanë mbledhur haraç nëpër fshatra “, thotë Petrovski i revoltuar.

Fatin e tij vitin e kaluar e kanë ndarë rreth 140.000 qytetarë të vafër që nënkupton se çdo e katërta familje në vend ka pasur probleme me pagesën e borxheve dhe kanë qenë në „fletoret e zeza“ të përmbaruesve.

 

Tepër shtrenjtë për qytetarët

gordan-stankovik akademik

Gordan Stankoviq (Foto: Akademik.mk)

 

Nga Dhoma e përmbaruesve pajtohen se procedura e arkëtimit të borxheve është e shtrenjtë, por theksojnë se nuk shkojnë të gjitha paratë në konton e tyre. Ata arkëtojnë 10 deri 15% nga shuma e përgjithshme, dhe paratë tjera shkojnë tek notarët, avokatët, bankat dhe gjykatat. Nëse ulen kostot e bankave, të kadastrit, nëse hiqet TVSH-ja për shërbimet e përmbaruesve, kostot e përmbarimit do të ulen për 50%, thekson përmbaruesi Gordan Stankoviq.

Për borxh prej 3.000 denarë, nëse vohohet me pagesë 3 vite, ka kamatë prej 50%. Kostot e procedurës kontestimore poashtu hyjnë në arkëtimin dhe ata janë deri 2.000 denarë. Kreditorët e mëdhenj siç janë telekomi, EVN, operatorët celularë, shërbimi i nxehjes, shpesh i transferojnë këto procedura te avokatët të cilët për një lëndë të këtillë do të arkëtojnë nga 3.000 deri 4.000 denarë. Para se të arrijnë te përmbaruesi, avokatët kanë edhe 5.000 denarë kosto të përfaqësimit të lëndës te noteri, dhe në fund përmbaruesi do të arkëtojë 2.500 denarë. Kështuqë, derisa procedura arrin te përmbaruesi, borxhi prej 3.000 denarë është bërë 15.000 denarë. Aty janë edhe bankat që për debllokim të llogarisë arkëtojnë 500 dhe 1.500 denarë “, thotë Stankoviq.

Edhe kryetarja e dhomës së noterëve  Zorica Pulejkovapajtohet se procedura është e shtrenjtë, por thotë se noterët arkëtojnë shpërblimin më të vogël për shërbimin e kryer.

90% nga propozimet për përmbarim janë për borxh prej 10.000 denarë ku shpërblimi për noterin është 500 denarë, dhe kjo është më pak në krahasim se sa arkëtojnë gjykatat për procedurën e kryer. Kështu që pjesa e kostove që takojnë te noterët nuk është edhe aq e madhe “, thotë për inbox7 Pulejkova.

Sipas  Rregullores së tarifës së noterëve për borxh ndërmjet 10.000 dhe 1000.000 denarë shpërblimi për noterët është nga 600 deri 2.000 denarë. Përpos këtij shpërblimi, noterët arkëtojnë edhe nga 2% për çdo borxh më të madh se 100.000 denarë, por nuk guxojnë të arkëtojnë shpërblim më të madh se  18.000 denarë.  Të gjitha këto kosto rriten nëse procedura kryhet nëpërmjet avokatit dhe përmbi kësaj 18% TVSH. Nga procedurat përmbaruese për tatime, shteti çdo vit mbledh rreth 5 milionë euro.

Mosrespektimi i procedurës

Qytetarët përveç për kosto, reagojnë edhe për mosrespektimin e procedurës nga përmbaruesit. Një përvojë të keqe me inbox7 ndau shkupjani Аleksandar Nikoliq. Atë,firma „Еkodrom“, për borxh prej 1.500 denarë e ka dhënë në përmbarues.

Llogaria mu bllokua para se të informohem paraprakisht nga ana e notarit se kam borxh ndaj dikujt. Më duhej që për borxh prej 25 euro, të paguaj 100 euro “, thotë Nikoliq.

Përmbaruesit pranojnë se kjo procedurë është në kundërshtim me ligjin dhe se kështu nuk duhet vepruar.

Që një borxh të arrijë për arkëtim, duhet paraprakisht ti kalojë instancat tjera si gjykatat, noterët ose organet adminitratrative shtetërore varësisht nga lënda “, thotë përmbaruesi Stankoviq.

Në këtë rast Nikoliqit i është thyer e drejta gjatë procedurës së përmbarimit, por i maltretuar nga gjykatat, bankat dhe përmbaruesit, ka ngritur duart nga rasti- përmbaruesit i ka paguar 6.500 denarë.

Pas rritjes së numrit të ankesave, këtë vit për herë të parë në raportin e fundit, Avokati i popullit dërgoi kritika serioze që kanë të bëjnë me parregullsitë në punën e përmbaruesve dhe implementimit të Ligjit për përmbarim.

„Аnaliza tregon se qytetarët më së shpeshti kërkojnë mbrojtje për shkak të vjetrimit të detyrimeve, pranimit joadekuat të urdhëresave për përmbarimtë detyruar, bllokimit të tërësishëm të llogarive transaksionale që bëhen nga bankat komerciale për përmbarim të detyruar pa u respektuar kufizimet ose përjashtimet në përmbarim “, shkruan në raport.

Në vitin 2013 qytetarët më së shumti janë ankuar për atë se përmbaruesit u kanë ndaluar para të fituara si ndihmë sociale ose në bazë të papunësisë së përkohshme. Poashtu, qytetarët janë ankuar se edhepse kanë dorëzuar vërtetime nga qendrat për punë sociale se janë shfrytëzues të ndihmës, përmbaruesit kanë vazhduar me përmbarimin.

Idzet-Memeti-slika-intervju-za-top

Ixhet Memeti

Mënyra e tillë e udhëheqjes së procedurës përmbaruese paraqet thyerje të rëndë të të drejtave të qytetarëve- debitorë në procedurën përmbaruese për shkak të faktit se bëhet fjalë për veprim jashtë dispozitave ligjore.Veçanërisht për shkak të faktit se bëhet fjalë për kategori të qytetarëve që janë buzë ekzistencës dhe nuk janë të informuar se si dhe në çfarë mënyre mund ti mbrojnë të drejtat e tyre në procedurë “, thotë Avokati popullor, Ixhet Memeti.

 

 

 

Dorëzimi jo i rregullt i rrit kostot

Edhe një shkak pse arkëtimi i borxhit është i shtrenjtë për qytetarët është edhe mënyra se si dorëzohen urdhëresat. Avokati i popullit në vitin 2013 ka konstatuar se qytetarët nuk janë të informuar dhe nuk kanë dijeni se në kushte të caktuara dorëzimi mund të kryhet me informim publik.

Nga kontaktet me qytetarët del se jo çdoherë aplikohet dorëzimi përmes postës, dhe se aplikuesit kuptojnë për obligimin e përcaktuar me procedurën e përmbarimit pasi u bllokohen llogaritë transaksionale. Në raste kur janë përcaktuar parregullsitë, qytetarët mësohen që ta vazhdojnë procedurën me aplikim të ankimit deri te kryetari i gjykatës themelore në territorin e të cilit realizohet përmbarimi  “, shkruan në raportin e Avokatit popullor.

Noterja Pulejkova siguron se gjatë kryerjes së dorëzimit nuk ka asnjë keqpërdorim por vetëm implementohen dispozitat ligjore.

Dorëzimi i aplikimeve çdoherë ka qenë problematik në aspekt të gjykatës dhe debitorëve. Me ndryshimet e fundit të Ligjit për Procedurë Kontestimore (LPK) u thjeshtëzua maksimalisht dorëzimi edhe deri te qytetarët edhe deri te firmat. Dhe ndoshta këtu qëndron problemi eventual që borxhlinjve ua heq të drejtën të japin ankesa, por kjo nuk është për shkak të keqpërdorimit por për shkak të zgjidhjes së tillë ligjore. Ndoshta duhet të mendohet për një hap shtesë në dorëzimin, që do mundësojë dorëzim më të sigurtë për qytetarët “, thotëPulejkova.

Rritja e të ardhurave të përmbaruesve e tregon rritjen e varfërisë

Vitin e kaluar përmbaruesit arkëtuan 127 milionë euro në emër të borxheve. Kjo paraqet rritje për 22% në krahasim me 104 milionë euro që u arkëtuan më 2012. Për ekonomistët, kjo shumë është trend i keq që e tregon rritjen e varfërisë tek qytetarët.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Stojçe Samarxhiski

Këto janë tregues direkt se varfëria na troket në derë përditë e më shumë. Pjesa më e madhe e lëndëve të përmbaruesve janë për kredi dhe llogari të papaguara, dhe çdo rritke e numri të lëndëve ose shumës që arkëtojnë, reflektohet në varfërinë në vend “, thotë ekonomisti Stojçe Samarxhiski.

Me këtë konstatim pajtohen edhe përmbaruesit.

Shumë borxhlinj vijnë tek ne dhe kërkojnë ta paguajnë borxhin me këste nga 2.000 ose 3.00 denarë. Pas një kohe të njëjtin vijnë në zyrë dhe kërkojnë që borxhin ta paguajnë me këste mujore prej nga 1.000 denarë “, thotë Stankoviq.

Mosinformimi i detyron qytetarët që shpesh të ndjejnë revoltë ndaj përmbaruesve, noterëve dhe avokatëve, dhe me këtë të mbizotëroj mendimi se ata i mbrojnë vetëm kompanitë e mëdha që kanë profite milionëshe.

Numri i madh i urdhëresave për pagesë dhe realizimi i tyre e theskon problematikën me arkëtimin e shpejtë të borxheve. Por kjo përsëri është në interes të qytetarëve edhepse jo të gjithë mund ta kuptojnë. Ndonjëherë qytetarët kanë të drejtë kur dorëzimi nuk është i rregullt. Megjithatë, ka mënyrë se si kjo të zgjidhet. Por duhet të kuptohet se më lirë kushton kur borxhi paguhet në kohë “, thotë Pulejkova.

Pjesa më e madhe e arkëtimeve nga qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike është për shkak të faturave të papaguara. Borxhet e qytetarëve ndaj bankave më së shpeshti janë për shkak të krediteve konsumatore të ngecura dhe kartelave kreditore.

Kostot për procedurë mesatare përmbaruese për borxh prej 3.00 denarë, i arkëtuar pas 3 viteve, përllogaritje e Inbox7.

 

Borxhi

 

3.000 denarë

 

Каmatat

 

1.500 denarë

 

Kostot për procedurën kontestimore

 

2.000 denarë

 

Kostot për avokatin për procedurën kontestimore

 

3.000 denarë

 

Kostot për avokatin për përfaqësimin e lëndës te noteri

 

5.000 denarë

 

Kostot e përmbaruesit

 

2.500 denarë

 

Bllokimi i llogarisë në bankë

 

1.500 denarë

 

GJITHSEJT

 

15.500 denarë

 

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

lefkov@yahoo.com