Data e sotme
October 20, 2020

Kafeneja për gra, në mes prizmit lokal dhe faktorizimit gjinor

Nuk është vend që shërbejmë vetëm kafe, por më shumë së aq.Tani për momentin organizojmë kurse për fëmijë në gjuhën angleze…

Kafeneja për gra në fshatin Kamjan të Komunës së Bogovinës dhe e vetmja e këtij lloji në Maqedoni, nxiti kureshtje tek shtresat sociale.U përfol mjaft nga amviset, nga publiku, artistë e politikanë. Edhe nëpër rrjetet sociale u shpërndanë me qindra komente të stilit komik, ku femrat merrnin rolin e burrave duke luajtur bixhoz në kafenetë e tyre.

kafe za zeni (2)

 

Po kush qëndron pas kësaj ideje? Ideja për të pasur një kafene, ose thënë më mirë një Klub vetëm për femra, ka lindur në familjen Sinani nga fshati Kamjan. Ata thanë për Inbox7 se ideja për një gjë të këtillë ka ardhur shumë spontanisht, sepse një gjë e tillë është dashur të bëhet që moti pasi ka qenë edhe shumë e nevojshme.

medina sinani

Medina Sinani

Në shtëpinë tonë kemi pasur një vajzë nga Korpusi Amerikan i Paqës .Dhe një mbrëmje tek sa qëndronim në shtëpi, u ndal rryma dhe nuk kishim ç’ka të bënim”.”Në ato momente thamë “sa mirë do të ishte po të kishim dhe ne një lokal vetëm për femrat” ku do të mund të argëtohemi shoqërisht”, rrëfehet  Medina Sinani, pronare e lokalit.

Ajo shtoi se ideja e këtillë më pas është shtjelluar në qarkun e shoqërisë dhe përkrahja nuk ka munguar nga askush. “Këtë ide e ka përkrah në fillim Komuna e Bogovinës dhe më pas është aplikuar për një donacion tek USAID, të cilët vendosën ta përkrahin këtë projekt”.

 

 

 

Debat substancial dhe liri gjinore

 

Bardhyl Zaimi, publicist, thotë se “nuk ka asgjë negative nga klubet e këtilla, por megjithatë nuk duket si ndonjë ide që është në funksion të faktorizimit  të grave në shoqëri”.

bardhyl zaimi

Bardhyl Zaimi: Unë mendoj që më mirë do të ishte të finansoheshin projekte debati substancial mbi nevojën e protagonizmit të grave në shoqëri dhe lirisë gjinore

“Unë mendoj që më mirë do të ishte të finansoheshin  projekte debati substancial mbi nevojën e protagonizmit të grave në shoqëri dhe lirisë gjinore”, shprehet  Zaimi për Inbox7.

Ngadhnjim Mehmeti, artist, mendon se kontributi për përmirësimin e pozitës së femrës në shoqëri, mund të bëhet edhe në disa sfera tjera më të rëndësishme që kanë nevojë më emergjente.

Ngadhnjim mehmeti

Ngadhnjim Mehmeti

“Përballemi me gjendje të mjerueshme  të qendrave spitalore, mungesën e qendrave diagnostifikuese për kancerin, institute dhe konsulenca të ndryshme  për nënat, mungesë çerdhesh e parqesh për fëmijë, arsim në sasi dhe jo cilësi”, thotë Mehmeti për inbox7.

Ç’ka në fakt ndodhë në atë lokal që gjendet në hyrje të fshatit  dhe afër ish-godinës së Komunës?

“Nuk është vend që shërbejmë vetëm kafe, por më shumë së aq”, thotë Sinani. Sipas saj ky klub ka në plan të organizojë një sërë aktivitetesh që do t’ju ndihmonte femrave në emancipimin e tyre.

Këtu ato gjejnë një vend për tu relaksuar por edhe për të komunikuar me shoqet dhe koleget”, thotë ajo. Lokali është i pajisur si gjithë lokalet  tjera me tavolina dhe karrige dhe me një banak që ofron pije të ndryshme dhe  disa ushqime të shpejta.Në një cep të lokalit janë të vendosuara lojëra për fëmijë, apo këndi i fëmijeve, ku nënat kanë mundësi të relaksohen  aty, ndërsa fëmijët e tyre të argëtohen me lojëra të ndryshme  që ofron ky lokal.

kafe za zeni (5)

 

Kurse të gjuhës, ekspozitë dhe emancipim

“Përveç  që ky klub është një qëndër relaksuese,ne mendojmë të ofrojmë dhe disa kurse të ndryshme që do t’i ndihmojnë femrat në emancipimin e tyre”,thotë  Medina Sinani.

kafe za zeni (6)

“Tani për momentin organizojmë kurse për fëmijë në gjuhën angleze me vullnetarë nga Korpusi Amerikan i Paqës”, duke shtuar se “ në të ardhmen  kurse të njëjta do t’ju ofrohen  edhe femrave që duan ta mësojnë  anglishten e që deri më tani nuk kanë pasur mundësi të bëjnë një gjë të këtillë” u shpreh Sinani.

Në një cep të kafenes vërehet një kënd ku janë të ekspozuara disa punime artizanale,qëndisje me dorë të kostumeve popullore dhe zbukurime të ndryshme për tavolina dhe orendi tjera.

Pronarja Sinani  thotë se “këto punime sjellen nga vetë femrat e rajonit të cilat duan t’i ekspozojnë punimet e tyre të dorës”.”Në këtë mënyrë ato mund dhe të gjejnë klient dhe t’i shesin punimet e tyre”,theksoi ajo.

 

Planifikojmë që së shpejti të organizojmë  një ekspozitë me punime artizanale nga rajoni jonë.Më pas ato do të mund të shiten dhe kjo do të jetë si një lloj vetëpunësimi për femrat”, shton Sinani

Lulzime Osmani qytetare e Tetovës e përkrah plotësisht  idenë e një kafeneje vetëm për femra, sepse sipas saj një gjest i këtillë flet shumë.

“Mendoj që me hapjen e kafenesë u tha shumë dhe u thyen shumë tabu që ishin pjesë e shoqërisë tonë”.

 “Më në fund femrat treguan se dijnë t’i bëjnë punët edhe vetë pa ndihmën e meshkujve”,thotë Osmani. Sipas Osmanit  kjo ide duhet  të përhapet më  shumë nëpër mjediset  ku shoqëria  dominohet nga pikëpamjet konservatore  dhe kjo njëkohësisht do  të ndihmonte në  emancipimin  e femrës.

Në Kafenenë për gra,rastësisht vërejtëm  dy zonja me veshje tradicionale  të uluara pranë  lokalit  të cilat freskoheshin me nga një lemonadë. Ata e përkrahnin një ide të këtillë dhe kishin qëndrim pozitiv për këtë gjë.

kafe za zeni (3)

Ne vijmë nga fshtati  Jellovjan dhe transportin për në qytet apo këtu në fshat nuk e kemi çdo herë të mirë. Më përpara detyroheshim të presim orë të tëra në rrugë për mjet trasportimi, sepse nuk mund të uleshim në kafenetë e meshkujve, ndërsa tani e kemi shumë të lehtë. Vijmë  këtu dhe presim rehat në mesin e femrave”, përfundoi njëra nga zonjat.

Se sa e nevojshme është për shoqërinë tonë një kafene vetëm për femrat, Zaimi mendon se “kështu forcohet më tepër steriotipi ndaj femrave dhe nuk stimulohet liria e një emancpimi kualitativ”.

kafe za zeni (1)

Transformimi dhe fuqizimi i botës femërore në shtetet në zhvillim përbën një ndër faktorët kryesorë për t’i demokratizuar shoqëritë post-komuniste, ngritur dhe forcuar statusin e femrave.

kafe za zeni (4)

Zonat rurale dhe të pazhvilluara përbëjnë një test për qeveritë ,agjencitë jo-qeveritare dhe shoqërinë civile, në drejtim të respektimit  dhe kultivimit të barazisë gjinore.Kafeneja e grave në Kamjan u hap më 1 qershor në praninë e përfaqësuesëve lokal, politikanëve dhe të ftuarëve nga organizatat ndërkombëtare.

 

Redaktor: Selim Ibraimi

bajrami@inbox7.mk