Data e sotme
January 22, 2020

Gjashtë dënime të përjetshme për "Smilkovcin"

Gjashtë dënime të përjetshme me burg u shqiptoi sot Gjykata Themelore Shkup 1 për gjashtë nga shtatë personat e akuzuar për vrasjen e pesë shkupjanëve te liqeni i Smilkovcit në prill 2012 në ditën e Pashkëve

АlilDemiri, vëllezërit Аfrim dheАgimIsmailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta ќе do të duhet ta kajojnë jetën pas grilave pas aktvendimit të Gjykatës themelore Shkup 1 që ti dënojë me burgim të përjetshëm për vrasjen pesëfishe që ndodhi më 12 prill 2012, në të Enjten e Madhe te liqeni i Smilkovcit, afër Shkupit. Gjashtë nga shtatë të akuzuarit janë dënuar për terrorizëm, ndërsa sipas aktaakuzës motivi për vrasjen e egër është shkaktimi i ndjenjës së frikës dhe pasigurisë tek qytetarët. Të akuzuarve АlilDemiri, dheАfrimIsmailoviqaktvendimi iu shqiptua në mungesë sepse edne nuk janë ekstraduar nga Kosova, ku vuajnë dënimin për armëmbajtje pa leje.

GjykatësiIvica Stefanovski në arsyetimin e aktgjykimit mes tjerash theksoi se kjo ngjarje e tronditi tërë opinionin maqedonas pa dallim përkatësie etnike dhe fetare dhe shtoi se kjo nuk duhet ta sjellë në pyetje bashkëjetesën.

Pa dallim nga ajo se të akuzuarit dhe të dyshuaritjanë nga përkatësia tjetër etnike, kjo nuk duhet ta sjellë në pyetje bashkëjetesën. Gjykata e solli vendimin në bazë të ligjit dhe dëshmive, dhe jo në bazë të emocioneve “, tha gjykatësi Stefanovski.

Familjarët pohojnë se gjykatësi ka gjykuar sipas dëshirës së pushtetit

Vendimi i tillë i gjykatës shkaktoi stuhi emocionesh te familjarët e të dënuarve të cilët thuan se të akuzuarit janë dënuar edhe para fillimit të gjykimit.

Vëllai im u dënua edhe para daljes së gjykatësit hetues. Mediat transmetuan se është i akuzuar. Kjo dëshmon se gjykatësi vetëm i plotëson dëshirat e pushtetit. Kjo nuk shpie askund. Çka nëse i dënuan? Vallë shpirtërat e familjeve janë të qeta nëse kanë dënuar njerëz të pafajshëm? A do të kënaqet drejtësia? Sipas meje, jo. Atyre nuk u intereson drejtësia por si puna të kryhet sa më shpejt. Ndodhi ajo që u publikua më 1 maj 2012 “, deklaroi Petrit Ajdari, vëllai i të dënuaritFejzi Ajdari.

Familjarët e të dënuarve nuk e përjashtojnë mundësinë e protestave të reja ndërsa avokatët paralajmërojnë ankesë të aktgjykimit.

„Мendoj se ne jemi larg gjygjësisë së pavarur, dhe këtët e dëshmon ky aktvendim. Edhe vetë fjalori që e përdori gjykatësi kur e përdori termin hedh dyshimtregon se është thyer parimi se dyshimet çdoherë shkojnë në favor të të akuzuarve. Aktgjykimi është i pabazë dhe nuk është i bazuar mbi asfarë dëshmie. Jashtë sistemit gjygjësor nuk kemi ndërmarrë asgjë dhe nuk planifikojmë të ndërmarrim diçka. Do të shkojmë me rradhë, nuk e di nëse do të reagojmë jashtëinstitucionalisht. Do të ankohemi në aktvendimin dhe mendoj se aktvendimi i këtillë do të çfuqizohet “, tha pas aktvendimit avokati Naser Raufi .

I shtati i akuzuari Sejdi Rami u lirua nga akuzat për shkak të mospasjes së dëshmive të mjaftueshme. Rami u akuzua se ka ndihmuar në rastin dhe se ka bërë roje në vendin e vrasjes.

Fjalët përfundimtare e vluan atmosferën

Fjalët përfundimtare të prokurores Gordana Geshkovska „mesazhi është – gjuajmë në Të Enjten e MadhePashkët tu jenë të përgjakura. Vrasim fëmijë meshkuj që tua shkatërrojmë fenë dhe ardhmërinë ” shkaktuan reaksione të ashpra nga familjarët e të akuzuarve, të cilët për këtë protestuan. Reagojnë dhe organizatat joqeveritare.

Komiteti i Helsinkit konstaton se bëhet fjalë për shprehje joadekuate dhe sipas tyre, “është evidente tendenca e popullarizimit të këtij rasti në këtë drejtim, që prokuroria e kualifikoi si akt penal terrorizëm”.

Theksimi i motiveve të kryerjes së veprës penale përmes koncipimit të fjalive se si i kanë thënë vetë të akuzuarit, që lehtësisht mund të shkaktojnë frikë dhe pasiguri te popullata, lehtë mund të jenë edhe motiv për shkaktimin e tensioneve ndëretnike mes dy komuniteteve më të mëdha etnike në vend. Nga titujt e raportimeve të mediave të caktuara mund të vërehet se fjalët përfundimtare janë transmetuar se kinse vetë të akuzuarit i kanë thënë fjalët e prokurorisë, që posaçërisht kontribon në krijimin e atmosferës tensionuese dhe armiqësore që mëtej mund të rezultojë në incidente ndëretnike “, thuan në Komitetin e Helsinkit.

Sipas aktakuzës, dhe në bazë të së cilës sot u dënuan gjashtë të akuzuar dhe njëri u lirua nga faji, Fejzi Azirika qenë koncesioner i pronës afër liqenit të Smilkovcit. Ai, bashkë me Sejdi Rami, Аgim Ismailoviq dhe tre persona tjerë të panjohur para vrasjes e kanë shqyrtuar terrenin, kanë regjistruar sa njerëz vijnë, cilit nacionalitet i takojnë, në çfarë moshe janë, kur vijnë dhe kur shkojnë nga vendi. Sipas prokurorisë, realizues direktë të vrasjes janë Alil Demiri dhe vëllezërit Ismailoviq të cilët njëkohësisht nga pistoleta dhe pushkët automatike në largësi deri 1,5 metra kanë gjuajtur në djelmoshat Cvetanço Acevski, Kire Triçkovski, Aleksandar Nakevski dhe Filip Sllavkovski.

Pas kësaj tre nga ato, bashkë me dy të tjerë të panjohur menjëherë janë larguar me veturë „opel omega“, ndërsa Аgim Ismailoviq ka ikur me automjet tjetër dhe me dy persona tjerë të panjohur. Sejdi Rami e ka ndihmuar rastin dhe e ka organizuar ikjen e  Demirit dhe Ismailoviqit Коsovë.

Të dënuarit kanë të drejtë ankese deri te Gjykata e Apelit në Shkup, i cili në seancë publike do të duhet të vendosë nëse aktvendimin e Gjykatës themelore Shkup 1 do të vërtetojë, do të tjetërsojë ose do ta shfuqizojë dhe rastin do ta kthejë në gjykim të përsëritur.

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

opetceska@inbox7.mk