Data e sotme
December 12, 2019

NDRYSHIME KUSHTETUESE- LEGALIZIMI DHE AMNESTIMI I KAPITALIT (Burza ndërkombëtare 3)

Александар Чомовски

comovski@inbox7.mk
Фото: Кире Гелевски (Глобус)

Latest posts by Александар Чомовски (see all)

Çdo gjeneratë politike ballafaqohet me sfidat e kuptimit, paprekshmërisë dhe zbatueshmërisë së Kushtetutës. Autorët e aktit të tanishëm konstitucional, vetëm 40 muaj pas miratimit të tij kah fundi i vitit 1991, ishin të detyruar lehtësisht të ndryshojnë dy dispozita kyçe të tij për shkak të Marrëveshjes me Greqinë, para së gjithash, të drejtën për mbrojtjen e të drejtave të Maqedonasve në fqinjësi. Në dekadën e parë të Kushtetutës, Qeveria e Georgievskit ishte obliguar me amadamente të reja sipas obligimeve të Marrëveshjes së Ohrit, në formë të institucionalizimit kushtetues të modelit të ri të marrëdhënieve ndëretnike.

Risitë më të reja që i propozon kabineti aktual qeveritar është një pako e pazakontë dhe befasuese për ndryshime juridiko-ekonomike dhe socialo-statutore, që nuk ishte paralajmëruar në programin zgjedhor të koalicionit në pushtet. Ajo vjen në kohë të krizës parlamentare, me LSDM-në e hutuar. Pas „së hënës së zezë “ në Parlament dhe apstenimit të atëhershëm të opozitës, Qeveria, me maqinerinë se saj votuese parlamentare, në mënyrë eksprese dhe jokritike miratoi mbi 100 ligje. Nga pozita e fuqisë autoritare, mes dialogut për zgjedhjen e tensionimeve politike, pushteti zgjodhi konspiracionin në paralajmërimin dhe përgatitjet për riformësim kushtetues.

Ky vendim ka nga një mesazh të rëndësishëm për opinionin ndërkombëtar, por edhe për atë vendor.

Veprimi i lehtë për amandamente të reja në Kushtetutë jep hapësirë për shpresa të grekëve se në një procedurë të njëjtë, me shumicë parlametare me mbi 2/3 e deputetëve, mund të realizohet edhe inkorporimi eventual për çështjen e emrit në aktin më të lartë të Maqedonisë. Ndryshimi i emrit të Bankës Popullore të Maqedonisë, vetëm në shikim të parë është çështje teknike. Kjo mund të jetë edhe lajm për fqiun jugor, për të cilin është me rëndësi që të zhduken parashtesat në emërtimin e kodit kombëtar të identitetit. Riemërtimi i  Bankës Qendrore të Maqedonisë u propozua në fund të debatit për amandamente para miratimit të Kushtetutës aktuale. Mos të mashtrohemi, iniciativa e këtillë tashmë ishte adresuar prej faktorit shqiptar në shtet. Kjo formulë e riemërtimit hap mundësi për rindërtim të kërkesave: МАNUtë jetë ANUM, Аkademia e Shkencave dhe Arteve ose e MRT-së në Radio-televizioni i Maqedonisë, që përndryshe është edhe shpica aktuale në kanalin e dytë, të bashkësive etnike të servisit publik- Radio-televizioni i Maqedonisë(RTM).Ka edhe paralele tjera simptomatike për zhvlerësim të qetë të atributeve të identitetit kombëtar maqedonas dhe ndryshimi i i tyre me atributin shtetëror.

Ne planin vendor, Kryeministri Gruevski edhe këtë herë menaxhon me sukses me ekstremizmin verbal dhe demagogjik të BDI-së. Mbështetja e shpejtë dhe e pakushtëzuar për ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese nënkupton se ata i  „harruan“ amendamentet për gjuhën shqipe si gjuhë e dytë zyrtare, zbatimin e parimit të Badinterit në gjygjësi, duke i përfshirë edhe blofimet parazgjedhore për Kryetar konsensual të shtetit.

Çka të bëhet? Liberalët modernë na thuan që duhet të bashkohemi pas të gjitha agjendave liberalo-demokratike të tolerancës kulturore kur janë rrezikuar vlerat themelore demokratike, se duhet ta shpëtojmë atë që mund të shpëtohet dhe ti lëmë anësh ëndërrat për transformim radikal shoqëror. Na është thënë se detyra jonë është e qartë: duhet të zgjedhim mes lirisë liberale dhe represionit fundamentalistik.

Pyetja dhe përgjigjet janë shkruar në „Guardian“- in londinez nga filozofi i njohur botëror d-r. Slavoj Zhizhek.

„Kufizimi kushtetues i huamarrjes shtetërore është trend bashkëkohor, me të cilin rritet stabiliteti i sistemit ekonomik “. Kështu e komenton Guvernatori i Bankës Popullore propozimin qeveritar për përcaktimin e shumës maksimale të defiçitit në 3% dhe borxhi t përgjithshëm në 60% nga BPV me intervenim në aktin më të lartë juridik. Ende nuk ishte ftohur deklarata e Bogovit dhe u përballëm me informacionin nga Banka Popullore se …në kuartalin e parë të vitit në krahasim me kuartalin e fundit të viti të kaluar, bruto-borxhi i jashtëm i Maqedonisë është rritur për 407 milionë euro . Edhe krahasimi me përvojat perëndimore është gjysmak. Së paku 10 anëtare të UE-së kanë borxh të jashtëm prej mbi 80% deri 300% (Greqia), gjysma e më të pasurve nga G-20 poashtu janë mbi limitin kushtetues maqedonas, ndërsa më të fuqishmit – Japonia dhe  SHBA-të kanë borxh publik me përqindje fantastike prej 130 deri 250% . Por çështja e këtyre gjigantëve ekonomikë nuk është në lartësinë, por në aftësinë që borxhi i tyre të servisohet, por para së gjithash të disperzohet kah shtetet financiarisht të pafuqishme.

Për qëllimin e mirë të idesë për kufizimin e huamarrjes në emër të shtetit dhe mbi shpinë të gjeneratave, kjo Qeveri duhet, së pari, përmes ekspertizës së huaj dhe revizorit financiar, të kumtojë sa është de facto borxhi i përgjithshëm, përfshirë pushtetin lokal dhe ndërmarjet publike. Mbështetësit profesoro- ekspertë të efekteve të ndryshimeve kushtetuese shpejtuan që të glorifikojnë kufizimin kushtetues të borxhit publik dhe defiçitin buxhetor në lëminë financiare. Vallë a dijnë ata se sa me të vërtetë është borxhi publik i shtetit me dubiozat e (pa)fshehura të pushteteve lokale, ndërmarrjeve publike? Vallë kështu i përbledhur ky borxh nuk është mbi 34.4% e kumtuara të BVP?! Nëse profesorët e dijnë sa është borxhi i përgjithshëm, pse këtë nuk e publikojnë? Nëse nuk e dijnë ose janë të bllokuar në transparencë, pse nuk e hulumtojnë? Dhe për fund, si një dilemë e re për ndryshimet kushtetuese! Çka nëse përmbushet cenzusi nga ana e kësaj Qeverie? Kush dhe si, me këtë cenzus kushtetues do ti shërojë pasojat financiare nga harxhimi tej mase i pasurive kombëtare dhe burimeve buxhetore? Nëse kjo është obligim i gjeneratave të ardhshme, pse nuk pyeten në referendum ata që do të duhet ti paguajnë veset e një politike ekonomike të jobaraspeshuar socialo-populiste?

Propozimi i tretë për ndryshime në pjesën ekonomike të Kushtetutës që e përgatiti Qeveria, është formimi i zonave të lira ekonomike, që do të duheshin të tërheqin investitorë nga ky sektor.

Кush? Nga ku? Si?

Nga Maqedonia ilegalisht jashtë shtetit dalin mesatarisht nga 550 milionë dollarë në vit.  Global Financial Integrity nga Uashingtoni analizon se gjithsejt për periudhën 2002-2001, respektivisht për 10 vite, nga vendi janë larë gjithsejt 5.5 miliardë dollarë. Në vitin e fundit të hulumtuar, 2011, nga vendi ilegalisht janë tërhequr 934 milionë dollarë.
Me aftësinë e menaxhimit me financa, Gruevski dëshiron të përfitojë me „lodhjen “ e Unionitme kandidaturën dhe statusin e Maqedonisë. Nuk është i rastësishëm edhe vërshimi i papritur i koncerneve të fuqishme gjermane në zonat e lira ekonomike. Duket se edhe Brukselit i nevojitet një Qipro e re finaciare, bankierëve perëndimorë – një Bejrut i ri bankar, dhe shansi shihet në vërshim me kapital rus, turko-arab, italian, bile edhe kapital nga Azia e largët, i cili legalizohet nëpërmjet korridoreve të caktuara financiare edhe në Maqedoni.

Ashtu siç Cërvenkovski e krijoi oligarkinë e tij dhe u bë viktimë e saj, ashtu edhe Gruevski tani është nën presion të “tajkunëve” të VMRO-së. Por këta janë më të sofistikuar dhe më të fuqishëm. Prodhimi i një sërë amendamenteve, me amin të BDI-së, është përpjekje që të fshihen motivet kryesore politiko-ekonomike të ndryshimeve të reja kushtetuese.Ata do ta shndërronin Maqedoninë në parajsë tatimore dhe destinacion për instalimin e fondeve financiare me kapital anomin financiar, dhe përmes tyre të kthehet kapitali i tërhequr nga Maqedonia.

Ja pra varianti i sofistikuar për amnestimin e pasurisë post-tranzicionale dhe kriminale të krijuar në Maqedoni.

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit.

comovski@inbox7.mk Фото: Кире Гелевски (Глобус)