Data e sotme
January 31, 2023

Kontratat paramartesore: Tradhëtojnë dhe nuk paguajnë „dënime“

Nëse doni të jeni të sigurtë se bashkëshorti juaj do të jetë nikoqir dhe partner i mirë martesor, e vetmja gjë që mund ta bëni është të përpiloni një kontratë për atë se kush sa pronë ka dhe kush dhe në çfarë mënyre mund të menaxhojë me të. Nuk ka mundësi tjetër që të mbroheni nga tradhëtia, sjellja jomorale e partnerit dhe bile ta ruani integritetin tuaj, spjegojnë ekspertët që propozojnë ndryshime të rregullave të këtilla

Ajo nuk guxon ti bjerë pianos nëse ai është në shtëpi. Nëse ajo trashet mbi 77 kilogramë, ai fiton 100 mijë dollarë. Ajo nuk guxon të mbajë frizurë si mashkull. Nëse ai e tradhëton, duhet të paguajë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarë. Nëse nuk del me të së paku dy herë në muaj, ajo nuk është e obliguar për seks me të. Këto janë vetëm një pjesë e obligimeve që i theksojnë partnerët në SHBA derisa „përllogarisin“ si të sigurohen në të ashtuquajturat kontrata paramartesore, dhe për të cilat çiftet në vendin tonë do të ëndërrojnë edhe gjatë kohë sepse llojet e këtilla të marrëveshjes tek ne ende nuk janë jetësuar. Edhepse të interesuar ka gjithnjë e më tepër.

micković-dejan

Sipas të dhënave të profesorit universitar profesor Dejan Mickoviq, në Maqedoni vetëm 10 deri 15% e çifteve martesore nënshkruajnë kontrata paramartesore, zakonisht njerëzit më të pasur.

„Kontrata martesore është njëra ndër marrëveshjet më kontroverse në drejtësi. Kundërshtarët vlerësojnë se kjo kontratë nuk përkon me karakterin bashkëkohor të martesës, dhe nuk do të duhet të bëjnë “luftë” të gjatë dhe të rëndë rreth ndarjes së pronës gjatë divorcit“, thotë Mickoviq.

Еkspertët e së drejtës familjare spjegojnë se në Maqedoni është e pamundur ta mbroni pasurinë tuaj, por edhe të mbroheni personalisht me ndihmë të kontratës (para)martesore sipas shembullit të qyteta që si bashkëshortë nënshkruajnë marrëveshje për të drejtat dhe obligimet e ndërsjella në rast të divorcit.

 

Маqedonia nuk është Hollywood

 

Partnerët aktualë dhe të ardhshëm tek ne nuk kanë mundësi të bëjnë kontratë të llojit të kontratave (para)martesore amerikane me të cilat do të përcaktonin se, për shembull, në rast të tradhëtisë ose për çdo vit martesë partnerii tjetër do ti paguhet shumë e caktuar parash, thotë avokatja Таtjana Doneska.

„Në konktratë nuk është e lejuar as parashtrimi i kushteve ose klauzulave të lidhura me martesën ose divorcin. Shpresoj se kontrata (para)martesore do të jetë pjesë edhe e drejtësisë sonë dhe do tu mundësojë partnerëve martesorë dhe paramartesorë që me vullnetin e tyre ti rregullojnë marrëdhëniet pronësore derisa zgjat bashkësia martesore e tyre si dhe pasojat juridike të lidhura me ndërprerjen e saj. Vlerësoj se ende nuk ekzistojnë kushte për marrëveshje sipas llojit amerikan, duke pasur parasysh kushtet socio-ekonomike, normat shoqrëroro-juridike si dhe specifikat moralo-etike në shoqërinë tonë, thotë Doneska.

Kontrata martesore me ligj është e rregulluar në Francë, Gjermani, Austri, Zvicër, Suedi, Greqi dhe me reformat e reja të së drejtës familjare ajo ekziston edhe në numrin më të madh të shteteve ish-socialiste (Rusi, Bullgari, Hungari, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Republika Srpska, entiteti në Bosnjë dhe Hercegovinë).  

 

„Мaqedonia është larg Hollywood-it. Megjithatë, duhet të ekzistojë mundësi për nënshkrimin e kontratës martesore. Andaj ne propozojmë që ky të jetë i rregulluar me ligj, por vetëm në pjesën e marrëdhënieve pronësore mes bashkëshortëve pa futur klauzula të tjera. Për shembull, në llojin holivudian të kontratave, mund të gjeni kusht të tillë sipas të cilit nëse bashkëshortja trashet 5 kilogramë, bashkëshortit duhet ti paguhen 100.000 dollarë “, thotë Mickoviq.

kim kardasian i kanje vest

 

Para disa kohësh, opinioni botëror u „bombardua” me detajet e kontratës paramartesore të starletës  Кim Kardashian dhe bashkëshortit të saj, raperit Каnie West. Sipas kontratës, Kardashian për çdo fëmijë të lindur do të fitojë nga pesë milionë dollarë nëse martesa zgjat së paku 3 vite. Për çdo vit të ardhshëm në martesë, ajo do të jetë më e pasur për 1 milionë dollarë më shumë. Nëse raperi e tradhëton bashkëshorten e tij ai do të duhet të paguajë dëmshpërblim prej 10 milionë dollarë.

dzordz kluni i amal alamudin

Kontratë të ngjashme do të nënshkruajnë edhe bashkëshortët e ardhshëm, aktori i Holivudit George Clooney dhe avokatja britanike Аmal Alamudin. Ajo do të fitojë 1 milion dollarë nëse divorcohen për më pak se një vit, dhe shuma do të rritet për çdo vit të ardhshëm.

chan-zuckerberg

Më larg në këtë kuptim ka shkuar themeluesi i rrjetit social Facebook, Маrk Zukerberg, i cili para se të martohet me Prisila Chan nënshkroi kontratë (para)martesore që i rregullon çështjet e llojit kush do të lajë enë, kush do ta shëtisë qenin, sa kohë duhet të kalojnë së bashku  dhe sa kohë do të jenë të ndarë nga njëri tjetri.

 

 

 

Noterët nuk guxojnë ti vërtetojnë kontratat (para)martesore

 

 

Çdogjë që nuk është e ndaluar me ligj është e lejuar, thotë profesor Mickoviq por noterët megjithatë rrallë ose aspak nuk i vërtetojnë kontratat (para)martesore mes bashkëshorëtve të ardhshëm.

 

Zorica Pulejkova

„Për shkak se marrëveshja e këtillë nuk është e rregulluar me ligj ne nuk guxojmë ti vërtetojmë kontratat (para)martesore. Nëse ka marrëveshje të tillë të vërtetuar, n ërast të divorcit ai nuk do të krijonte asnjëfarë pasoje juridike, sepse gjygji do ta anulonte këtë marrëveshje“, thotë Zorica Pulejkova, kryetare e Dhomës së Noterëve.

 

 

 

Prandaj Mickoviq dhe anëtarët e komisionit që punojnë në reformat e të drejtës qytetare propozojnë ndryshime në të drejtën familjare me çka do të legalizohej ajo që tashmë ekziston në praktikë.

„E analizuam ekzistencën e kontratës martesore në më shumë vende dhe kjo na jep të drejtë të propozojmë që kjo kontratë të futet edhe në sistemin tonë juridik. Më së miri do të ishte që kontratat martesore të vërtetohen tek noterët në formë të aktit noterik.  Me këtë praktikisht do të legalizohej ajo që tashmë ndodh në praktikë, dhe kjo është vërtetimi i kontratave që i bëjnë bashkëshortët te noteri. Kontrata martesore do të mund të bëhet edhe para edhe pas aktit të martesës “, thotë Mickoviq.

Коmisioni propozon edhe atë që kjo kontratë të rregullojë edhe të drejtat dhe obligimet e përmbajtjes reciproke, shfrytëzimin e të ardhurave nga njëri bashkëshort nga ana e tjetrit, mbulimin e kostove të jetës familjare, si dhe çështjen se kujt dhe sa pronë do ti takojë në rast të divorcit.

 

 

Përktheu nga maqedonishtja – Armend Nuhiu

opetceska@inbox7.mk