Data e sotme
February 1, 2023

Arifi: Dënime për ndotësit e ambientit

Mendoj që ne jemi akoma larg asaj që unë dhe administrata ime kemi vendosur si traget, si qëllim për sa i përket pastërtisë së qytetit, por jemi shumë më larg prej aty ku kemi filluar para një viti e gjysmë

Inbox7: Zonja Arifi mirë se erdhët, faleminderit shumë për këtë bashkëbisedim.

 

Arifi: Mirëdita, faleminderit për mundësinë edhe ju, mirë se keni ardhur në Komunën e Tetovës.

 

Inbox7: Pyetjen e parë që dua të ua parashtroj ka të bëjë me ndotjen e qytetin e Tetovës, një problem që ka tanguar qytetarët që vitin e kaluar ku edhe u organizua një protestë nga qytetarët e Tetovës për të shprehur pakënaqësinë nga kjo dukuri. E dini që data 31 Tetor është afati i fundit ku fabrika Jugohrom duhet ti përmbush standardet ekologjike të parapara sipas sistemit të duhur. Edhe pse ky problem i takon qeverisjes qendrore, ju si qeverisje lokale a keni ndonjë strategji për ketë problem që i takon qytetarëve që ju i drejtoni?

 

Arifi: Gjithsesi të vetëdijshëm për këtë problem, edhe normalisht të brengosur për këtë problem,ne jemi në  kontakt të vazhdueshëm me ministrinë e Ambientit e cila në fakt duhet të jetë realizuesi i këtij obligimi dhe nga kontaktet tona përshtypja është se ministria do ti përmbahet kësaj date që është vendosur. Gjithsesi ne si pushtet komunal jemi duke parë edhe të marrim masat tona në kompetencat e komunës për sa i përket zvogëlimit të ndotjes dhe shpresoj që zvogëlimi i emetimit të gazrave d.m.th. nga ana e fabrikës Jugohrom definitivsht do të ndryshojë ambientin e përgjithshëm sa i përket ndotjes së ajrit.

 

 

 

Zvoglimi i emitimit të gazrave nga Jugohromi ndryshon ambientin

 

 

 

Inbox7Në platformën tuaj para zgjedhore ju keni cekur që një ndër prioritetet kyqe të administratës tuaj do të jetë ndryshimi i Tetovës nga një çerdhe mbeturinash siç ka qenë në një vend më të pastur në Maqedoni por ka kaluar një vit e ca dhe qyteti vazhdon të ketë problem të madh me mbeturinat. A keni ndonjë plan konkret për të zgjedhur këtë problem në mënyrë afatgjate?

 

Arifi:  Gjithsesi, mirëpo për shikuesit tuaj do më duhet edhe një herë të përkujtoj që prej kur e kam marrë mandatin Kryetar Komune, ne si administratë kemi startuar prej pozite të një qyteti ku përveç që hedhurinat nuk mbledhshin, edhe digjeshin dhe në atë mënyrë krijohej edhe një problem plus për qytetarët e Tetovës. Ne kemi arritur që normalisht këtë proces ta ndërpresim në mënyrë të plotë dhe ajo që është e vërtetë është që hedhurinat mblidhen çdo natë sot dhe nuk ka djegje të tyre por ka bartje në deponinë Rusino. Kam dëshirë të ju informoj juve dhe qytetarët e Tetovës se Komuna e Tetovës prej para një viti e gjysmë kur unë e kam marrë në dorëzim komunën ka pasur vetëm një kamion e gjysmë për mbledhje të mbeturinave për arsye se e gjithë makineria ishte pothuajse se gati e shkatërruar dhe jashtë përdorimit. Sot Komuna e Tetovës duke u bazuar në politikat fiskale të cilat janë pozitive dhe të kujdesshme, ka arritur që të siguroj 14 kamionë për mbledhje të mbeturinave dhe si pasoj e kësaj ne kemi mbledhjen e rregullt të hedhurinave. Unë sa jam e informuar  që kur kemi ardhur në komunën e Tetovës,rrugët nuk ishin larë asnjëherë, ndërsa ne tani bëjmë larjen dhe fshirjen e rregullt të rrugëve të qytetit. Vetëm gjatë vitit të kaluar ne kemi bërë pastrimin e shtretërve të lumenjve dhe të kanaleve për ujitje, dhe në të njëjtën kohë kemi rritur hapësirat e gjelbërta për arsye se mendojmë që ato japin një kontribut të madh për të mbrojtur nga ndotja. A është kjo mjaftë? Për mua jo, sepse mendoj që ne jemi akoma larg asaj që unë dhe administrata ime kemi vendosur si traget, si qëllim për sa i përket pastërtisë së qyteti por ama jemi shumë më larg prej aty ku kemi filluar para një viti e gjysmë dhe me këtë rast kisha dashtë të ftoj përfaqësuesit e mediave, qytetarët, që me përgjegjësi të plotë të sillen sa i përket ambientit për arsye se ky qytet nuk më përket mua por u përket të gjithëve dhe nëse në dëshirojmë të bëjmë një qytet i cili frymon si qytet atëherë ne secili duhet ta mbaj përgjegjësin e vetë e ndërkohë në do ti forcojmë pas të gjithë këtij aktiviteti  shërbimet tona të inspekcionit për të bërë kontroll e pse jo edhe dënime për sa i përket ndotjes së ambientit.

 

 

Komunën e gjeta në një gjendje të mjerueshme

 

 

Inbox7: Përmendëm ndotjen e ajrit, mbeturinat, dhe të kthehemi tani në një problem që është shumë i vjetër dhe në fakt çdo kryetar komune që ka ardhur e ka pas problem të gjejë një zgjedhje për këtë, dmth për ujin e pijshëm në Tetovë. Tetova edhe pse është qytet rrëzë Malit Sharr dhe ka burime të saja të ujit prap se prap ka probleme. E dijë që ju e keni përmendur disa herë që keni një projekt për këtë çështje por nëse ka mundësi edhe njëherë të na tregoni ku qëndron faza e implementimit për ta zgjedhur këtë problem përfundimisht?

 

Arifi: Me ardhjen tonë në Komunë, poashtu një prej probleme të mëdhaja juridike të komunës ishte çështja e mos pasje qasje të mirë juridike sa i përket qasjes të ujit. Qasja ime ishte se meqë është fjala për projekt kapital ne për atë duhet të sigurojmë mjete nga buxheti shtetërorë sepse nga mjetet buxhetore janë zgjedhur problemet në gjithë vendin dhe Tetova nuk do të duhej të ishte anashkalim. Si pasojë e shpejtësisë që ne arritëm të mbledhim dokumente për riprojektim d.m.th. për buxhetin e 2014 u siguruan 39.000.000 denarë, dhe pjesa e mbetur në  buxhetin e vitit 2015 është paraparë që të mbyllet si plan edhe si koncept. Nga ajo që isha në vendngjarje dhe nga raportet që kamë marrë në vendngjarje punohet intenzivisht dhe është shfrytëzuar koha. Sipas parashikimeve tona, projeksioni prej 39.000.000 denarë do të mbyllet për sa i përket këtij viti dhe ne  kemi strategji që të harxhohen ato mjete që të vazhdohet me mjete tjera. Në të njëjtën kohë nëpërmjet Bankës për Investime Evropiane kemi siguruar një linjë kreditore për linjën e filtrimit duke pasur parasysh faktin se zgjidhja e cila tani bëhet me ujin është marrje e ujit sipërfaqësor nga lumit Studena Reka, e cila ka nevojë që të filtrohet. Sipas vlerësimit tonë në një afat kohor prej 15 muaj do duhet që ti mbyllim përfundimin e përpunimit të gypave dhe të stacionit të filtrimit me qëllim që qytetarët mos të kenë probleme. Dëshiroj që të nënvizoj që brenda një viti e gjysmë janë bërë mbi 150 riparime për ujin dhe këto riparime na kanë ndihmuar që të mbajmë në mënyrë më stabile nivelin e ujit për dallim nga vitet tjera. Përveç që na ka ndihmuar klima, ka ndihmuar edhe kjo, dhe jam jashtëzakonisht e kënaqur që arritëm ta kthejmë projektin e Bankës Gjermani KFV për vendosjen e   ormaceve të rij e cila po ashtu do të ul harxhimin e pakontrolluar të ujit nga ana e qytetarëve.

 

 

Infrastruktura,uji dhe mungesa e hapësirës për lëvizje në Tetovë

 

 

Inbox7: Problemi tjetër që qyteti ynë has janë rrugët. Rrugët që mbase nuk janë planifikuar të kenë kaq shumë autmojete që ne kemi. Kemi mungesë të parkingeve. Ju e patët filluar një inciativë qe ti bëni disa vend parkinge me pagesë dhe e ndërprëtë këtë, a mund të na spjegoni përse? Do doja të ta regoni a e keni ndërmend ta vazhdoni atë inciaitivë apo a keni plan konkret se si ta zgjedhni problemin etrafikut që qytetarët përballen si një sezoën e dimrit apo verës kur kthene personat nga jashtë dhe po ashtu këtë problem e kemi gjatë gjithë vitit njëkohësisht.

 

Arifi: Përgjithësisht mendoj se problemi urbanistik i qytetit është mungesa e hapësirës për lëvizje të krejt këtyre automjete por edhe pak mentaliteti ynë i përgjithshëm që dëshirojmë të shkojmë gjithkund me makinë dhe unë mendoj që është një problem i madh. Realisht ne jemi duke vepruar në drejtim të zgjidhjes së çështjes së parkingut dhe kjo zgjedhje do të vij me disa faza. Në radhë të parë duke shfrytëzuar parkingjet ekzistuese, projektin që tani më e kemi përgatitur dhe e kemi dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme  për sa i përket përcaktimit të zonës së parë për parking për arsye se sipas ligjit për komunikacion duhet të dërgojmë një projekt në Ministrinë e Punëve të Brendshme me të cilën do të mund të vlerësojmë zonën e parë dhe më pas të hapemi në zona tjera. Sipas informacioneve qe kam ky projekt është vlerësuar se i kalon linjat, i plotëson kushtet dhe normalisht në ndonjë të ardhme më të largët do të duhet të mendojmë për ndërtimin parkingjeve publike. Politikat e Komunës së Tetovës janë që ne do të jemi shumë strikt dhe në fakt jemi strikt në ndërtimet  larta sa i përket planifikimit për parking sepse ajo që është planifikuar si e tillë, si parking, edhe duhet para përdorimit teknik të jetë parking. Një prej problemeve që ka qyteti tani është së të gjitha ndërtimet e larta në fakt nuk kanë (përveç ndonjë përjashtim të vogël) të paraparë parking sepse në fakt është logjike se nëse ndërton 40 banesa duhet të mendohet ku do të vendosen 40 makina. Realisht është një çështje të cilën ne mendojmë që brenda mandatit do e rrumbullakojmë gjithmonë me qëllim të ketë lehtësim në komunikacion dhe gjithëmonë duke krijuar mundësi të lëvizet edhe me mjete tjera të komunikacionit dhe jo vetëm me makina.

 

Inbox7: Një projekt shumë pozitiv nga ana juaj është investimi në rrugën e banjës. Nëse mund të na sqaroni pak më shumë , e dimë që është bërë gjysma e rrugës, cili është plani tjetër? A planifikohet ndonjë investim tjetër të bëhet në këtë pikë që shfrytëzohet shumë nga qytetarët dhe a keni menduar ti ndaloni makinat për të shkuar deri tek pika e ujit ngaqë ato e ndotin atë ambient.

 

Arifi: Normalisht që ne e kemi bërë një punë intensive sa i përket infrastrukturës rrugore të Tetovës e veçenarisht në rrethinat që ne mendojmë se mund të përdoren edhe për rekreacion. Edhe njëra ndër to, sepse në fakt janë disa nga to është edhe rruga e Sellcës, është rruga e banjës dhe mjetet që ne i kishim në dispozicion ishin për këtë hapësirë që ne i kryem deri tani dhe është punuar me standarde dmth me rrugë të gjerë, me trotuar, me ndriçime dmth me të gjitha këto  mjete. Normalisht që neve i përgatitim aplikimet për të gjetur mjete edhe për vitin 2015 dhe ne normalisht jemi të gatshëm të marrim pjesë edhe me buxhetin tonë me qëllim që ta përfundojmë këtë që qytetarët të lëvizin me mjete të ndryshme komunikacioni. E kemi menduar edhe ndaljen e komunikacionit me mjete mirëpo mendojmë mos të ndërmarrim një hap të tillë deri sa nuk përfundojmë me projektin dhe mandej duam në bashkëpunim me qytetarët të gjejmë mënyra që sa më pak të kemi ndotje dhe sa me shumë mundësi për lëvizje për qytetarët.

 

 

Barazia gjinore

 

Inbox7: Pyetja e parafundit, duke qëndruar gjithmonë në kornizë të komunës është çfarë zonja Teuta Arifi bën për përforcimin e gruas Tetovare, ndonjë plan konkret nëse mund ta ndani me ne.

 

Arifi: : Njëherë në radhë të parë politikat e kuadrove janë politika që tregojnë qasjen tuaj ndaj barazisë dhe normalosiht të grave. Mund të them që në stafin tim udhëheqës gratë janë në pozita të rëndësishme duke filluar nga Sekretarja e Komunës dhe pozita tjera po aq të rëndësishme. 40% e stafit udhëheqës që janë nën kompetencat e komunës si psh. drejtoret e shkollave janë femra për shkak se unë besoj në punën e tyre dhe besoj shumë në qasjen e drejtë dhe seriozitetin ndaj punës. Ne kemi disa projekt tjera të cilat kanë të bëjnë me gratë. Njëra është kur jemi bashkë edhe me përkrahje të USAID për përforcimin grave në sipërmarrësi në aktivitet të biznesit, aktivitete të cilët që ju takojnë në një mënyrë apo tjetër të botës së burrave dhe ne jemi të gatshëm që të përkrahim projekte me qëllim që sa më shumë gra te krijojnë vende punë. Po ashtu me USAID kemi projekt tjetër që lidhet me gratë rurale sepse mendojmë se përforcimi tyre është shumë i rëndësishëm. Kemi përkrahur dhe jemi akoma të interesuar të përkrahim një qendër grumbullimi për produkte veçenarisht malore sepse janë malore që janë produktet që mblidhen nga ato gra dhe do t’u krijon stabilitet financiar. Normalisht që kemi startuar bashkë me UNICEF program për fëmijët prej moshës 3-5 vjeçare që të hapim qendre ditore në të gjitha vendet malësorë, në Sellcë e përfunduam e tani në të tjerat, me të cilat komuna e Tetovës e siguron punësimin e personit ndërkohë që UNICEF-i rregullimin e ambientit dhe një gjë e tillë u ndihmon grave që te kenë më shumë kohë për vendin. Arritëm të fitojmë po ashtu një projekt tjetër me BE-në për sa u përket grave kryetare të Komunave dmth kemi arritur të bëjmë një rrjetëzim të 6 Komunave tjerat që janë pjesë e BE-së dhe të tjerat kandidat të BE-së me të cilat po ashtu dëshirojmë të krijojmë projekte të cilat kanë të bëjnë më gratë dhe po ashtu jemi në pritje të përgjigjes për një projekt prej komponentës të 4 nga BE-ja për sa i përket inkluzivitetit të grave.

 

Inbox7: Ju faleminderit shumë për përgjigjet e juaja dhe për informacionet që na dhatë. Nëse keni ndonjë mesazh për ndjekësit tonë

 

Arifi: Ju falënderoj shumë për mundësinë dhe do doja ti ftoj gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e projekteve tona, pjesë e aktiviteteve tona për arsye se këto janë interesa të përbashkëta qytetare dhe ne të gjithë jemi qytetarë të një vendi dhe është e rëndësishme për të gjithë në se në çfarë firme e jetojmë jetën tonë. Ne kemi hapur edhe projektin për intervenim nëpërmjet UNDP për ti shprehur kërkesat ndaj komunës dhe normalisht çdo të dytën javë qytetarët kanë mundësi të takojnë kryetarin e tyre dhe të shprehin kërkesat e tyre. Mendoj që mediat duhet të jenë pjesë e pandashme e punës tonë.

Redaktor:Selim Ibraimi

bajrami@inbox7.mk