
May 5, 2014 14:58
Kundër korrupsionit nëpërmjet gazetarisë hulumtuese
Latest posts by inbox7 (see all)
- SCOOP fitoi çmimin e tretë "Nikolla Mlladenov" për gazetari hulumtuese - March 4, 2016
- SCOOP në Televizionin Kroat Kombëtar - April 28, 2015
- Zhaklina Haxhi-Zafirova nga SCOOP Maqedoni ka marrë mirënjohje për gazetari hulumtuese - March 5, 2015
Qendra për gazetari hulumtuese SCOOP-Maqedoni të hënën do të promovojë projektin “Ngritja e vetëdijes publike për korrupsionin nëpërmjet raportimit hulumtues”. Në kuadër të projektit do të mbështeten së paku 16 storje hulumtuese, me fokus krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha sferat e shoqërisë.
Ky është viti i dytë i implementimit të projektit dhe i njëjti është i mbështetur nga fondacioni amerikan National Endowment for Democracy (NED), me seli ne Uashington.
SCOOP-Maqedoni i inkurrajon të gjithë gazetarët, pa marrë parasysh angazhimin e tyre profesional, të aplikojnë në konkursin që do të publikohet në ditët në vijim në ueb-faqen e SCOOP www.scoop.mk.