Data e sotme
February 1, 2023

Kohë e mirë për të vdekur

Regjisori dhe aktori nga Tetova, Senad Abduli, ka promovuar filmine tij të titulluar “Kohë e mirë për të vdekur”. Filmi trajton një nga dukuritë më negative të shoqërive në tranzicion – vetëvrasjen.

“Personazhi kryesor është Meti, një i martuar me pesë fëmijë. Për shkak të monotonisë jetësore  dhe pamundësisë për t’u kujdesur dhe ushqyer familjen e tij, Meti vednos të bëjë vetëvrasje. Ai kishte caktuar vendin, datën dhe orën kur do ta kryente aktin e vetëvrasjes. Por, në moment të fundit ai ndërron mendje. Gjithmonë ka një arsye plus për të jetuar”, thotë Abduli për Inbox7.

Përveç Abdulit, në realizimin e këtij filmi kanë marrë pjese edhe Lazar Sekulovski si editor, Robert Jankulovski si drejtor i fotografisë dhe Zymber Kelmendi si skenarist.