Ja kush i qëlloi dhe huqi rezultatet zgjedhore
Anketat gjithsesi se ngelin instrument i fuqishëm parazgjedhor, por legjitimiteti i tyre, ka kohë që është vënë në pikëpyetje, si pasojë e manipulimeve të shumta partiake-politike
- Kriza e rrezikshme në Maqedoni: zgjidhje në institucione apo në rrugë? - March 1, 2015
- Televizionet lokale dhe rajonale në krizë - February 18, 2015
- Shkollim sa një mjek – diplomë arsimtari! - February 2, 2015
Disa nga sondazhet e opinionit publik mbi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 prillit u konfirmuan, ndërsa disa të tjera kanë huq tërësisht rezultatin. Kjo më tepër është si pasojë e afërsisë së instituteve dhe organizatave të ndryshme për sondazh me partitë politike.
Duke dashur të animojnë publikun, që të mbështes një subjekt të caktuar politik, në pushtet ose opozitë, kanë prezantuar të dhëna që bënin ‘favore politike’.
Institutet e afërta me VMRO-DPMNE-në, “Pavell Shatev” dhe “Dimitrija Çupovski”, natyrisht se nxorën fitues absolut partinë e kryeministrit.
Meqë këto dy institute kishin të dhëna të ngjashme, ne e shqyrtuam sondazhin e “Pavell Shatevit”.
Ky institut ka parashikuar këto rezultate lidhur me zgjedhjet parlamentare:
Institutet favorizonin partitë në pushtet
PAVELL SHATEV | KSHZ |
VMRO-DPMNE-62 mandate | VMRO-DPMNE-61 mandate |
LSDM-32 mandate | LSDM-34 mandate |
BDI-16 mandate | BDI-19 mandate |
PDSH-9 mandate | PDSH-7 mandate |
Rezultatet tregojnë se huqi është bërë për 1 deputet të VMRO-DPMNE-ja, për 2 te Lidhja Socialdemokrate (LSDM) e opozitës maqedonase, për 3 të Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe për 2 mandate te Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e opozitës.
Instituti i Hulumtimeve Politike (IHP), që drejtohet nga politologu i afërt me VMRO-DPMNE-në, Vlladimir Bozhinovski në sondazhin e tij të realizuar në mars të këtij viti, kishte parashikuar që partitë politikë në pushtet do të shënojnë fitore.
IHP | KSHZ |
VMRO-DPMNE – 24 % | VMRO-DPMNE –42.9 % |
LSDM – 17.4 % | LSDM-25.34 % |
BDI – 6.9 % | BDI-13.71 % |
PDSH – 3.9 % | PDSH-5.92 % |
RDK – 1.2 % | RDK-1.59 % |
Ndërsa Instituti i Hulumtimit të Politikave dhe Qeverisjes së Mirë, që drejtohet nga Bashkim Bakiu ka bërë parashikim, i cili sa u përket partive shqiptare ka vetëm dy huqe, edhe atë tek numri i grupit parlamentar të PDSH-së dhe numri i deputetëve të RDK-së. Ky institut kishte parashikuar numrin e saktë të deputetëve shqiptare, që në total është 27, dy më shumë se sa në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2011.
IHPQM | KSHZ |
VMRO-DPMNE-54 mandate | VMRO-DPMNE-61 |
LSDM-38 mandate | LSDM-34 |
BDI-19 mandate | BDI-19 mandate |
PDSH-6 mandate | PDSH-7 mandate |
RDK-2 mandate | RDK-1 mandat |
Instituti i Hulumtimit të Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM) kishte huqe më shumë tek numri i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.
Ndërsa ekspertët e kontaktuar nga INBOX7, Mersel Bilalli dhe Zhidas Daskallovski kanë dhënë parashikime, të cilat janë shumë të përafërta me rezultatin zgjedhor parlamentar. (http://al.inbox7.mk/?p=280).
PARASHIKIMI I BILALLIT
VMRO-DPMNE-60 mandate
LSDM-38 mandate
BDI-18 mandate
PDSH-5 mandate
RDK- 1 ose 2 mandate
PARASHIKIMI I DASKALLOVSKIT:
VMRO-DPMNE-57 mandate
LSDM-37 mandate
BDI-17 mandate
PDSH-6 mandate
GROM-1 mandat
RDK-2 mandate
“REJTING” mbeti pa rejting!
Sipas rezultateve, agjencia më e gabuar në zgjedhjet e fundit të dyfishta, ka qenë “Rejting”, e drejtuar nga Nikolla Spasov, djali i ish sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Gjorgji Spasov.
Kjo agjenci kishte parashikuar që në raundin e parë të zgjedhjeve për presidentin e Maqedonisë, do të fitojë kandidati opozitar, Stevo Pendarovski.
AGJENCIA REJTING | KSHZ |
Stevo Pendarovski 36, 9 % | Stevo Pendarovski 37, 51 % |
Gjorgje Ivanov 35, 1 % | Gjorgje Ivanov 51,69 % |
Nga të dhënat shihet se gabimi statistikor i këtij hulumtimi kuantitativ zgjedhor, është shumë i madh, tek kandidati i LSDM-së. Madje kjo agjenci nga anketa e opinionit publik, nxori një të dhënë, sipas së cilës, 68.5 % mendojnë se Maqedonisë i duhen ndryshime të rëndësishme, ndërsa vetëm 31.5 % mendojnë se Maqedonia lëviz në drejtimin e duhur.
Gabimi tjetër statistikor i kësaj agjencie ishte parashikimi i jehonës në zgjedhjet presidenciale prej 83 %. Ndërsa vetëm një analizë e thjeshtë tregon se dalja në ciklet zgjedhore, të viteve të fundit, është midis 55 % dhe 65 %.
Kjo agjenci më pas, njoftoi se nuk ka bërë anketë, por vetëm prognozë.
Ndërsa në funksion të përmirësimit të statistikave zgjedhore, agjencia publikoi një anketë të re, të cilën e bëri publike, vetëm pas përfundimit të raundit të dytë zgjedhor.
Anketa e re, tashmë nxorri fitues Ivanovin, me 57.1 % kundrejt Pendarovskit që sipas saj fitonte 42.9 %.
Anketat e “Rejtingut”, kanë shkaktuar reagimin e VMRO-DPMNE-së, e cila u bënte thirrje qytetarëve, që të mos i besojnë, pasi e njëjta, para proceseve zgjedhore çdoherë favorizon dhe nxjerr fitimtare opozitën, ndërsa ajo asnjëherë nuk fiton me vota. Poashtu edhe mediat e afërta me VMRO-DPMNE-në theksuan se huqi i madh, që ka bërë kjo agjenci, shpie drejt mendimit se agjencia “Rejting”, duhet ta kthejë licencën për punë.
Ndërkaq për sa i përket zgjedhjeve presidenciale, agjencia “Pavell Shatev” kishte parashikuar fitoren e Ivanovit, por duke bërë gabim të madh tek rezultati i Pendarovskit.
PAVELL SHATEV | KSHZ |
Stevo Pendarovski 15.2. % | Stevo Pendarovski 37, 51 % |
Gjorgje Ivanov 32.6 % | Gjorgje Ivanov 51,69 % |
Instituti i Hulumtimeve Politike (IHP) ka qenë pak më objektiv se “Pavell Shatevi”.
IHP | KSHZ |
Stevo Pendarovski 29.3 | Stevo Pendarovski 37.51 % |
Gjorgje Ivanov 19.4 | Gjorgje Ivanov 51.69 % |
Anketat gjithsesi se ngelin instrument i fuqishëm parazgjedhor, por legjitimiteti i tyre, ka kohë që është vënë në pikëpyetje, si pasojë e manipulimeve të shumta partiake-politike, nga institutet dhe agjencitë e ndryshme për hulumtimin e opinionit publik.
Redaktor: Selim Ibrahimi