
DEBAT I ASHPËR PËR EMRIN NË INBOX7: Fërçkovski akuzoi për tradhëti kombëtare dhe u akuzua për shitje të shtetit
Historiani Stefan Vlahov Micov e sulmoi Fërçkovskin se e ka shitur shtetin, ndëra ky iu përgjigj se është hoshtapler dhe budalla. Dy ekipet e panelistëve u konfrontuan për të gjitha çështjet, të parët pohonin se shteti kthehet pas, ndërsa të dytët se shkaku për ngecjen e bisedimeve për konteston me emrin është vetëm për shkak të Greqisë
- SCOOP fitoi çmimin e tretë "Nikolla Mlladenov" për gazetari hulumtuese - March 4, 2016
- SCOOP në Televizionin Kroat Kombëtar - April 28, 2015
- Zhaklina Haxhi-Zafirova nga SCOOP Maqedoni ka marrë mirënjohje për gazetari hulumtuese - March 5, 2015
Një debatë shumë interesante, në momente edhe e ashpër për kontestin me emrin, e mbushur me ofendime, përfundoi para ca orëve në sallën e Porta Makedonija.
Derisa profesori i fakultetit juridik dhe ish-ministër për punë të brendshme Ljubomir Fërçkovski e akuzoi publikisht këtë pushtet se bën tradhëti kombëtare për shkak të ngulfatjes së demokracisë dhe për shkak të sjelljes së pushtetit ndaj historisë. Fërçkovski bashkë me profesorin Mersel Bilalli e kritikonin pushtetin aktual, ndërsa arsyetimin për politikën e saj e mbronin ish-nënkryetari i Qeverisë për eurointegrime Ivica Bocevski dhe analitiku Sasho Klekovski.
Për publikun, ku ishin edhe ish-ambasadori Risto Nikovski, ish-redaktori, poeti Eftim Kletnikov, Georgi Barbarovski, më interesante ishte polemika e ashpër mes historianit Stefan Vlahov Micov dhe Fërçkovskit.
Redaksia e inbox7 punon në përgatitjen e tërë debatit 2,5 orësh. Raporti i tërësishëm i këtij debati interesant do të përgatitet nesër.