Gropat në Tetovë godasin makinat dhe xhepat e qytetarëve
- SCOOP fitoi çmimin e tretë "Nikolla Mlladenov" për gazetari hulumtuese - March 4, 2016
- SCOOP në Televizionin Kroat Kombëtar - April 28, 2015
- Zhaklina Haxhi-Zafirova nga SCOOP Maqedoni ka marrë mirënjohje për gazetari hulumtuese - March 5, 2015
Gropa të mëdha në qytetin e Tetovës pengojnë seriozisht komunikacionin urban. Gati çdo rrugë kryesore është me gropa që dëmtojnë makinat.
Gjatë rreshjeve të shiut të njëtat mbushen me ujë, gjë që krijon pengesa edhe për kalimtarët.
Qytetarët shprehen të revoltuar nga Komuna e Tetovës, e cila nuk ka realizuar premtimet për një qytet me rrugë pa gropa.
Gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2013, kryetarja aktuale e komuinës Teuta Arifi bashkë me aktivistë të BDI-së, shënuan të gjitha gropat që nuk i kishte arnuar ish-kryetari komunal Sadi Bexheti, i kandiduar nga PDSH-ja.
Një vit më pas, gropat vazhdojnë të dëmtojnë makinat dhe xhepat e qytetarëve të Tetovës.
Gropa të mëdha dhe të rrezikshme për kalimtarët qëndrojnë hapur edhe nëpër trotuare.
(Fotot janë dërguar nga lexuesit e Inbox7)